Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhmedin Spahiu: Autostradat ne Kosove - jo mbi rruget ekzistuese

| E hene, 13.07.2009, 05:36 PM |


Autostradat ne Kosove - jo mbi rruget ekzistuese

Nga Nexhmedin SPAHIU

-Autostrada nga Shkabaj deri ne Vushtrri duhet te pervijohet tjeterkah nga rruga ekzisuese.

-Rruget ekzistuese duhen te lihen si rruge alternative.

Ne Kosove ka pak (gjithesejt rreth 20) doktore te matematikes, me pak se kudo ne Evrope, kjo nuk eshte befasuese per askend. Ajo cfare eshte e habitshme eshte se ne Kosove pak kush e perdore lapsin apo kalkulatorin para se te realizoje nje projekt qofte privat qofte te interesit publik.
Rruga “Ahmet Krasniqi” ne Prishtine (rruga qe lidhe lagjen “Arberia” me rrugen per Mitrovice) eshte nje rruge qe u be vone pas lufte kur edhe per zogjte e malit ishte e qarte se Prishtina po ngulfatej. Nese pazotesia per te zbatuar ligjet ishte e kuptueshme kur tolerohej ngritja e objekteve ne pronat private nuk mund te kuptohet se si kur u ngrit nje lagje e tere pallatesh ne pronen komunale ngjitur me “Arberia” nuk u la hapesire per nje rruge me te gjere nga ajo çfare aktualisht eshte rruga “Ahmet Krasniqi”. Natyrisht, ne kushte te tilla, s’kishte alternative tjeter per dalje te Prishtines ne drejtim te Mitrovices pos asaj te zgjerohej rruga ekzistuese. 2 Km rruge nga stacioni I autobuseve ne Prishtine e deri ne Shkabaj ka me shume se nje vit qe po ndertohet. Mire qe po ndertohet, po per t’u bere me standardet e duhura, ato 2 km rruge te vjetra u desh te hiqen teresisht. Ne nderkohe, rruga me e frekuntuar (dalja e Prishtines ne drejtim te Obiliqit, Vushtrrise e Mitrovices) shkakton qe 1 vit vonesa gjysmeoreshe, demtime makinash dhe natyrisht edhe vonese punimesh (sepse si te punosh kur ne kete rruge ku ka çmendurisht dendesi qarkullimi. Llogaritni tani vonesat e mesatarisht 2000 veturave ne dite qe qarkullojne ne kete drejtim. 2000 X 365 dite = 730.000 X 3 litra benzine te hargjuara ne pritje gjysmeoreshe = 2.190.000 + demtimi per 1 vit I nga 2000 veturave ne dite. Oret e humbura te udhetareve jane mese 1.500.000. Kjo duhet shtuar kostos se ndertimit te ketyre 2 km rruge- autostrade. Por ne kushtet qe I ka krijuar komuna e Prishtines, Ministria e Transporteve s’ka pasur zgjidhje tjeter pos kesaj. Ajo cfare deshiroj te sensibilizoj permes ketij shkrimi eshte ajo qe vazhdimi I kesaj autostrade per ne Vushtrri e Mitrovice te pervijohet tjeterkah nga rruga ekzistuese. Rruga ekzistuese duhet te lihet si rruge alternative qe lidhe fshatrat gjate gjithe pervijimit te vet. Ne fakt vazhdimi I autostrades Prishtine- Vushtrri – Mitrovice nese do t’i shmanget rruges ekzistuese ka nje problem pasi qe do t’I afrohej o permendores se Gazimestanit o Tyrbes se Sulltan Muratit, te dyja keto objekte kulturore te mbrojtura me Pakon e Ahtisaarit. Por besoj se nje zgjidhje optimale do te gjendej. Imagjinoni çfaredo te ndodhte nese autostrada do te pervijohej ne rrugen ekzistuese: nese per 2 km patem 1 vit bllokim, rruga deri ne Mitrovice do te duhet te jete e bllokuar kesisoji edhe 20 vite. Gjetja e nje pervijimi alternativ do t’ishte shume me racionale ne te gjitha drejtimet. Tokat e shpronesuara do te mund te kompensoheshin me kundervlere me toka qe po privatizohen, ndersa shpejtesia e punimeve do t’ishte shume me e madhe dhe poashtu nuk do te pengohej qarkullimi ne kete aks rrugor gjate ndertimit te autostrades. Rruga ekzistuese nuk do te shkonte huq pasi ajo do te mund te shfrytezohej edhe pas perfundimit te autostrades. Ky shembull do te duhej te ndiqet edhe gjate ndertimit te autostradave tjera ne Kosove.