E marte, 31.03.2020, 06:50 AM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Halit Bogaj: Gjeneza dhe zhvillimi i filmit kosovar

E diele, 12.07.2009, 10:23 AM


GJENEZA DHE ZHVILLIMI I FILMIT KOSOVAR

Nga Halit Bogaj

Ishin kohra të vështira për të gjithë ne në Kosovë kur filluam të krijonim vepra artistike filmore me forcat tona.  Në këtë rrafsh ne kishim një periudhë mjaft të shkurtër për krijimin e veprave filmore ngase armiku ynë shekullor kishte punuar vazhdimisht për ta rrënuar edhe atë grimë autonomi që e kishim  fituar me sakrifica të shumta. Ndalimet e krijimtarisë sonë zgjatën hiç më pak se 20 vite të tëra deri në çlirimin definitiv të këtij vendi nga forcat barbare serbe dhe hyrjes së NATO-s në Kosovë.

Pas Luftës së Dytë botërore e deri në vitet shtatëdhjeta as që kishim fare mundësi për krijime të pavarura filmore ngase armiku ynë qëndronte vazhdimisht mbi kokat tona për të mos na lejuar që edhe ne të arrinim diçka në kinematografinë tonë. Krijimet e mëvonshme, të realizuara  nga kineastët kosovarë ,dikur ishin iluzion i vërtetë.

Kosova si një vend i prapambetur ekonomikisht, i kishte duart e lidhura për t’i bërë filmat e saj të dëshiruar me të cilët do të arrinte suksese të sigurta nëpër festivale të ndryshme çfarë ndodhi më vonë .

Aktorët tanë luanin edhe në disa filma ish jugosllavë, por pjesëmarrja e tyre nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, ngase atyre u ndaheshin rolet sipas padronëve beogradasë, por edhe  në ata filma me role të diktuara më lart, shfaqej talenti i tyre i madh..

Të  tillë ishin:Abdurrahman Shala, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci e disa të tjerë të  cilët aktronin në  filmin  dhe teatrin jugosllav.Katër aktorët e përmendur lanë gjurmë të pashlyera në kinematografinë ish  jugosllave, madje duke realizuar edhe role të shumta antologjike, edhepse regjisorët e atjeshëm nuk mund të pajtoheshin që shqiptarët të ishin më të aftë se ata.Kjo bëri që në një rast Bekim Fehmiut në Festivalin e Pulës t’i ndahej Arena e argjendët, kurse Bata Zhivojinoviqit ajo e artë për filmin antologjik të Aleksandër Sasha Petroviqit”Mbledhësit e puplave” me të cilin aktori kosovar u bë yll internacional për t’u ftuar edhe nga regjisorë të njohur evropianë dhe amerikanë.

Derisa Abdurrahman Shala shkëlqeu me rolin e majorit Demir në filmin”Kapiten Lleshi” të regjisorit Zhika Mitroviq, Bekim Fehmiu me atë të  romit Boro i Bardhë në filmin Mbledhësit e puplave”.Se kishte aftësi të shumta interpretuese, Shala tregoi  edhe në filmin luftarak “Kozara” në të  cilin  e pavdekësoi rolin e luftëtarit Jakov, i cili ka mbetur përherë i paharruar në mendjet tona.Duke e parë këtë dhunti të aktorëve tanë të shquar për role aq të  fuqishme, regjisorët filluan që atyre të mos u jepnin role të cilat do t’i orientonin në suazat ndërkombëtare siç ndodhi me Bekimin tonë të madh i cili së shpejti angazhohet edhe nga regjisorë të dalluar si Franko Rosi në filmin”Ulisi”dhe Luj Zhilbert në”Aventurierët” në të  cilin  Bekim Fehmiu luan rolin e Daksit, kushtuar jetës së plejbojit Porfiro Rubiroze.Këto ishin vitet e depërtimit të aktorit tonë në suazat internacionale në të  cilat ai aktroi  edhe role të tjera si në filmat:”Kurrizi i djallit”,”Libera dashuria ime”,”Shtatori i zi” etj.ku ai dilte përherë e më ngadhënjimtar.

Në këtë kontekst pëson sidomos Abdurrahman Shala të cilin antishqiptari i madh Zhika Mitroviq e angazhon edhe në filmin”Qërim hesapesh”-pjesa e dytë e” Kapiten Lleshit” në të  cilin  ai interpreton një ballist që vret fëmijët shkollorë, çka  asnjëherë nuk ishte shprehi e çoroditur e shqiptarëve por pikërisht e armikut tonë të përbetuar i cili ishte i mësuar me shekuj me veprime të tilla të përgjakshme.Në këtë kuptim duhet analizuar edhe shprehjen serbe”Po flen si të ishte i prerë në fyt”, kurse shqiptarët thonë/kuptohet për fëmijët/,”Po flen sikur qingji”. Populli ia kishte parë për të madhe Abdurrahman Shalës që e kishte pranuar një rol të tillë aq të ndyer, por aktori ynë i madh e kompenzoi gabimin e tij disa a vite më vonë me filmat “Si të vdiset”,”Era dhe Lisi”dhe”Njeriu prej dheut’’ në të  cilin  shkëlqente si askush tjetër deri atëherë.

Në kinematografinë kosovare vazhduan të xhirohen edhe disa filmat të tjerë që shprehnin aktualitetin e kohës dhe ngjarjet e Luftës së Dytë botërore e cila akoma trajtohej nga kineastë të ndryshëm ku bënin pjesë edhe ata kosovarë.I tillë ishte edhe projekti “Kur pranvera vonohet” ku rolin e Fadil Hoxhës e luajti me sukses të madh aktori i talentuar Hadi Shehu i cili kishte shkëlqyer më parë edhe me dramën televizive”Epoka para gjyqit” në rolin Sulejman Vokshit, njërit ndër  prisit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Pastaj  vijnë “Proka” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë” në regjinë e kineastit të ri Isa Qosja.

Në ato vite filmat kosovarë përjetuan  zhvillim të shpejtë, sukseset e të cilëve u  dëshmuan në një varg të festivalesh ndërkombëtare, si vepra të një niveli të lartë artistik të  cilët shikoheshin dhe pëlqeheshin nga të gjithë.

Nëse i kujtojmë me radhë ata filma të pakët në numër, e shohim se përpjekjet tona kinematografike ishin tejet serioze për t’i arritur edhe ne ato që i kishin arritur popujt e tjerë të lirë.

Në kinematografinë kosovare kishim aktorë të shumtë që shkëlqenin në mënyrë permanente me rolet e tyre të fuqishme dhe të llojllojshme.

Arti i shtatë në Kosovë rritej në mënyrë të dukshme por kushtet dhe rrethanat ishin të tilla që e penguan atë në rrugën e vetë të sapo  filluar, duke i vënë pengesa të shumta, sidomos ato të natyrës politike kur armikut tonë i pengonte një zhvillim i tillë aq i hovshëm. Pas ngjarjeve të njohura historike në Kosovë na u morën të gjitha të drejtat tona dhe ndodhën ato që i  dimë të  gjithë. Filmat tanë u bunkerizaun , nga të cilët armikut tonë ia vriste sytë sidomos filmi’’Njeriu prej dheu” në të  cilin trajtohej plaga shpirtërore e njeriut tonë të  shpërngulur me dhunë në Turqi.

Populli ynë optimist jetonte përherë me shpresë se ditët e mira do të vinin sërish dhe prapë do të bëhej ajo që e dëshironim të gjithë që ky vend të çlirohej definitivisht nga okupatori ynë barbar shekullor i cili na kishte privuar nga gjithçka që ishte kombëtare. Më në fund erdhën ditët e bardha për të gjithë ne ku tani po krijojmë vlera të ndryshme artistike, edhepse për ta bërë një film të mirë të nivelit të lartë artistik të  gjithë e dimë se sa mjete materiale duhen, kurse Kosova akoma nuk ka potencial të duhur për qëllime të tilla të domosdoshme pasiqë kemi tema të  shumta për t’i trajtuar.

Kemi edhe aktorë me talent të dalluar e potencial tjetër njerëzor për t’i arritur qëllimet tona fundamentale dhe për ta realizuar kohën e humbur ..Këtë kohëve të  fundit  e dëshmoi  edhe filmi”Kukumi”, në regjinë e Isa Qosjes dhe sipas skenarit të Mehmet Krajës i cili mori shpërblime nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT