E shtune, 20.04.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Engjëll Koliqi

E shtune, 11.07.2009, 10:02 AM


TA NDËRROJMË BOTËN ME DASHURI

-   CIKËL POETIK NGA ENGJËLL KOLIQI -

 

KAM VENDOSUR

 

Tashmë

Dua ta bëj publike

-

Eni të gjithë

Dëgjoni e shikoni se ç’kam vendosur

-

Maksimalisht

Sa të jetë e mundur

Do i respektoj dhe do i zbatoj

Ligjet e dashurisë

-

Këtë botë

Përfundimisht do e ndërroj

Me dashuri dhe vetëm me dashuri

-

Me mbretëreshën time

Bashkë do të jemi

Gjithëherë

Shembull i së mirëfilltës dashuri

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

KUR VENDOS DASHURIA

 

Të gjithë njerëzit

Përfundimisht

Do i shohin praktikisht

Vlerat e mirëfillta njerëzore

-

Intereset e përbashkëta do i përmbushin

E do të marshojnë të gjithë bashkë

Drejt një ardhmërie të garantuar

Drejt një prosperiteti të kërkuar

-

Secili-secilit do i ndihmojmë

Si në ditët më të mira

Edhe sot

Edhe gjithmonë

-

Urrejtjen kurrë nuk do e njohim

Të gjithë bashkë do ecim përpara

Dhe vetëm përpara

!!!

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

NUK T’I LË BUZËT E ZHURITURA

 

Mbretëresha ime

Ligjet e dashurisë nuk më lënë të ndalur

Duhet të lëviz

Të të afrohem

Të të përqafoj fort

E të t’i puth ato buzë të njoma

-

Dua të t’i puth ato buzë

Që të mos zhuriten

-

Buzët tua

Meritojnë të jenë gjithnjë të njoma

Prandaj

Puthjet e mia

Nuk do të mungojnë

As sot

As nesër

As ...

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

NË RRUGËN E HESHTJES

 

Që të mos flasim më

Për njerëzit e interseve të ngushta

Edhe për ata që duan vetëm të ekspozohen

Ne kemi vendosur

-

Rrugën e heshtjes e kemi zgjedhur

-

Duam vetëm të punojmë –

T’i çojmë përpara aktet e dashurisë

E të mos flasim

-

Nesër jemi të sigurtë

Për ne do të flasë njerëzia

Për ne do të shkruaj historia

...

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

MËKATI MË I RËNDË

 

Kush punon edhe gabon

Thotë populli

-

Të gjithë njerëzit gabojnë

Dhe në botën e intereseve

Mëkatet shihen normalisht

Si pjesë e punës së njerëzve

-

Pra

Edhe mund të mëkatnojmë

Por gjithëherë duhet pasur kujdes

Të mos mëkatnojmë kundër vetëvetit

-

Jeta na ka mësuar

Dhe shpesh na e ka vërtetuar:

Mëkati më i rëndë i njeriut

Është mëkati kundër vetëvetit

-

Prandaj

Të këshillojmë njerëzinë

Që kurrë

Kundër vetëvetit të mos mëkatnojë

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

BISHAT E PLAGOSURA NË KAFAZ

 

Ata andej

Me veprimet e veta

Në bisha janë shndërruar

Dhe me punën e tyre të pamatur

Janë vetëmbyllur

Në kafaz

-

Tashmë mund të vërehen

Bishat në kafaz

Të plagosura

Presin vetëm vdekjen

 

Ne ecim përpara

Në aktet e dashurisë

-

Bishat le të mbeten në kafaz

Të plagosura

Në pritje të vdekjes ...

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

SHKRUAJ EDHE NËN DRITËN E HËNËS

 

Tashmë

Shkrimi ka pushtuar përditshmërinë time

Bile edhe natën shkruaj

Nën dritën e hënës

-

Shkruaj e s’ndalem

Për ty mbretëreshë

Për bukurinë

Për dashurinë

Për besën

Për njerëzinë

-

Do të shkruaj ditenatë

Derisa ta ndërrojmë botën me dashuri

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

BURIM’ I POEZISË SIME

 

Eja mbretëreshë

Eja e mos frigo

-

Një të vërtetë dua ta konfirmoj

-

Ti je pushtuese e zemrës sime

Ti je shembull i bukurisë njerëzore

Je shembull tipik i dashurisë

Ti je burim i gjallë dhe i përhershëm

I poezisë sime

-

Sa herë që më pyesin

Kah vijnë këto poezi

Unë krenar përgjigjem:

Të gjitha burimin e kanë në dashuri

Në zemrën e ëmbël të mbretëreshës sime

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

NËN HIJEN E DYSHIMIT

 

Në aktet tona të punës

Me shumë njerëz do të kemi punë

-

Me të gjithë duhet të punojmë

Por gjithëherë të mos u besojmë

 

Që t’i mos i lëndojmë ligjet e dashurisë

Duhet të zgjedhim çastin

E të tërhiqemi nën hijen e dyshimeve

Për njerëz dhe për grupe të pabesueshme

-

Nën hijen e dyshimit

Gjithnjë më të sigurtë jemi

Që të mos gabojmë në punën tonë

Që të mos i lëndojmë aktet e dashurisë

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

I ZGJUAR NGA ËNDËRRA

 

Në ëndërr

Më erdhi mbretëresha

-

Unë u zgjova

E përqafova

Dhe e putha në buzët e njoma

Me hijeshi dashurie

-

Nuk mund të fle më

Se nuk më lënë ethet e dashurisë

-

Tasahmë jam zgjuar megjithëmend

Jam përshëndetur përfundimisht me gjumin

Dhe vërtetë krenar

Jam në shërbim të dashurisë

Sot

E deri në amshim

            Garlate (LC), 30 qershor 2009

 

JEMI NISUR DHE ...

 

Tashmë jemi nisur

Dhe duhet të vazhdojmë

Me të gjitha projektet tona

O mbretëresha e mrekullive

 

Duhet të vazhdojmë ne

Bashkë

 

Projekt’ i parë i yni është dashuria

Dashuria jonë e bekuar nga Zoti vetë

 

Në bekimin e kësaj dashurie

Do të zbresin shumë mrekulli

Dhe me ato mrekulli

Të gjitha projektet tona realizohen

 

Jemi nisur bashkë

Dhe do të marshojmë deri në amshim

Me shumë mrekulli

Të së bukurës dashuri

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

PËR FATIN TONË

 

Vetë Zoti

E ka bekuar shekullin tonë të dashurisë

Dhe çdo hap tonin

Në aktet e dashurisë

 

Eja mbretëreshë eja

Të jesh krenare

Se gjithçka në këtë shekull

Është në shërbim të fatit tonë

 

Edhe historia e ka pranuar

Për fatin tonë

Ky shekull’ i dashurisë

Do të bëhet i amshuar

 

Eja mbretëreshë eja

Gjithmonë krenare ...

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

NË ÇASTIN E PRITJES

 

Jemi shumë të sigurtë

Dhe të bindur

Në suksesin e misionit tonë

Që njeh vetëm dashurinë

-

Edhe në këtë çast të pritjes

Të hapjes së udhëve tona

 

Unë e mbretëresha

Në çastin e pritjes

Jemi të bindur dhe krenarë

Për misionin tonë të shenjtë të dashurisë

-

Ja po na hapen dyert

Dhe po fillojnë udhët tona të sukseseve

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

VENDIMI IM

 

Le ta dijnë

Të gjitha botërat dhe të gjithë zotërat

-

Unë tashmë kam vendosur

-

Me mbretëreshën time do të marshojmë

Deri në amshim

Me misionin e shenjtë të dashurisë

-

Të gjithë njerëzit do të jenë me ne

Do ta duan njëri-tjetrin

Dhe bashkë do t’i realizojnë

Intereset e përbashkëta

 

Kam vendosur unë

Sot e përgjithmonë

Deri në amshim të marshoj me mbretëreshën

Në të shenjtin mision të dashurisë

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

ME KUJTIMET E FËMIJËRISË

 

O njerëz

Të jeni të bindur dhe të sigurtë

-

Një histori të bukur do e shkruaj

Me kujtimet e mia të fëmijërisë

 

Do të njiheni me shumë lojëra

Dhe do të keni shumë bekime

Derisa t’i shihni në histori

Kujtimet e mia të fëmijërisë

 

O njerëz

Fatlumë jeni ju

-

Do të njiheni me traditat tona të shenjta

Për të jetuar dhe vepruar bashkë

Me dashuri

Dhe vetëm me dashuri

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

GJITHNJË BASHKË JEMI

 

Edhe kur fizikisht jemi larg

Unë e mbretëresha ime

Gjithnjë bashkë jemi

Të pandashëm

Në mendime

Dhe në të gjitha projektet

Në përmbushjen e misionit tonë të dashurisë

 

Bashkë jemi përherë

Me njëmijenjë shembuj

Dhe me pastërtinë tonë të dashurisë

Në çdo kënd të botës

Dhe në mbarë gjithësinë

Unë

Dhe mbretëresha ime

Sot e deri në amshim

            Garlate (LC), 1 korrik 2009

 

EDHEPSE I STËRLODHUR ...

 

I stërlodhur jam

Por

Nuk ndalem dot

Sepse

Gjithnjë e më fuqishëm

Më thërret dashuria

-

Është pikërisht dashuria

Që më jep fuqi shpirti

Në këto çaste të stërlodhjes

 

Edhepse i stëlodhur

Nuk mund të mungoj

Asnjëherë

Në të bekuarat akte të dashurisë

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

I FORTË JAM ME TY

 

Në misionin e dashurisë

Nuk ka kush më ndalë

 

Sidomos

Kur jam me ty

Mbretëresha ime e mrekullive

Gjithnjë e më i fortë ndjehem

Më i fuqishëm

Dhe më i garantueshëm

Në të gjitha aktet e dashurisë

 

Tashmë të gjithë në këtë botë e dijnë

O mbretëresha ime

Unë me ty

Në aktet e misionit të dashurisë

Jam gjithnjë e më i fortë

E gjithnjë e më i sigurtë

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

YLBERI MES ËNDËRRAVE

 

Njëra pas tjetrës

Vijnë e shkojnë ëndërrat

Të gjitha me akte dashurie

Dhe me nga një ylber në mes

 

Eni shihni edhe ju ëndërrat

Nëse doni ta shihni ylberin

Sepse

Të gjitha ëndërrat e mia

Në mes kanë ylberin

 

Janë aktet e dashurisë

Që mes ëndërrave të mia

Kanë sjellë ylberin

Me kombinimin e bukur të ngjyrave

 

Rroftë ylberi

Në mes të ëndërrave të mia të dashurisë

!!!

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

KRYEENGJËLLI ËSHTË ME NE

 

E bekuara mbretëresha ime

Të ecim përpara bashkë

Me akte dashurie

Deri në amshim

 

Me plot sukses

Do i përmbushim objektivat tanë

Sepse

Kryeengjëlli është me ne

Mbretëreshë

Ta angazhojmë bashkë kryeengjëllin

Sot e përgjithmonë

Aktet e dashurisë të na i bekojë

 

Të ecim përpara

Në aktet e bekuara të dashurisë

Kryeengjëlli

Do të na prij gjithmonë

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

HASIM NË ZHURMA

 

Gjatë misionit tonë të dashurisë

O mbretëresha ime e mrekullive

Në këto rrethana mes interesesh

Do të hasim në shumë zhurma

 

Zhurmat do të jenë

Të të gjitha ngjyrave

Dhe gjithnjë të varura në interese

 

Mbretëreshë

Mos u frigo nga zhurmat

Se ato janë pjellë e intereseve të fëlliqta

Dhe nuk mund ta prekin

Dashurinë tonë të bekuar

 

Ne po ecim mbretëresha ime

Dhe zhurmat po ia lëmë historisë

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

PËR MIRËSI E DREJTËSI

 

Do i durojmë të gjitha zhurmat

Me të vetmin qëllim

T’i shërbejmë

Dhe t’i kontribuojmë

Njerëzisë mbarë

Për mirësi dhe për drejtësi

-

Mbretëresha ime

Do të jemi gjithmonë të fortë

Dhe të pashëm

Në të bekuarat akte të dashurisë

 

Përpara mbretëreshë

Përpara

Bekimi i dashurisë sonë

Gjithmonë do të jetë

Në shërbim të mirësisë dhe të drejtësisë

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

NËN LIGJET E DASHURISË

 

Edhepse jemi protagonistë të parë

Në të bekuarat ekte të dashurisë

O mbretëresha ime e mrekullive

Në këto rrethana

Jemi të detyruar t’i respektojmë ligjet

-

Duhet të jemi gjithmonë

Nën ligjet e dashurisë

 

Eja mbretëreshë eja

Pa frikë

T’u jemi gjithmonë besnikë

Ligjeve të shenjta të dashurisë

 

Me këto ligje mbretëreshë

Po filloj të t’i puth ato buzë të njoma

...

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

ME MBRETËRESHËN TIME

 

Nuk e di pse më pyesni

Me kënd jam

Në rrugën e dashurisë

-

Edhe dje

Edhe sot

Edhe nesër

Edhe gjithmonë

Në të bekuarën rrugë të dashurisë

Gjithëherë jam me mbretëreshën time

-

Kuptohet

Dhe është shumë e natyrshme

Në të gjitha aktet e dashurisë

Me mbretëreshën time jam

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

TA NJOHIM HISTORINË

 

Historia na konfirmon:

Kosova e shpalli pavarësinë më 2 Korrik

-

Që nga 2 Korriku 1990

Ne e njohim republikën tonë

Dhe jemi sovranë të saj

 

Gëzuar Kosovë

Gëzuar shteti ynë

Në këtë ditë të bekuar të ditëlindjes sate!

 

T’i trajtojmë drejt ata që vulosën Republikën e Kosovës

T’ua njohim statusin që e meritojnë

-

Ata duhet edhe të shpërblehen

Sepse ia ndërruan kahjen historisë

 

Republika e Kosovës

Rrofsh e qofsh gjithmonë

E nderuar

E bekuar

Me historinë e vërtetë njerëzore!

            Garlate (LC), 2 korrik 2009

 

PËR KRENARINË TIME

 

Ec përpara mbretëresha ime

Gjithnjë marsho

Me dashuri

Dhe për dashuri

-

Shumë e ëmbël

Dhe gjithmonë e bekuar

Kjo dashuri

Gjithnjë marshon

Konform krenarisë sime

Dhe për krenarinë time

 

Oh sa mirë

E ndjej vetin të fortë

Protagonist’ i vërtetë

Në aktet e dashurisë

O mbretëresha e krenarisë sime

O mbretëresha e mrekullive

-

Rroftë dashuria

Rroftë mbretëresha ime

Rroftë krenaria

!!!

            Garlate (LC), 3 korrik 2009

 

MARSHOJMË BASHKË E S’NDALEMI

 

Unë e mbretëresha

Tamam si protagonistë të parë

Në aktet e së bekuarës dashuri

Në këtë shekull tonin

Dhe gjithmonë

Bashkë marshojmë

Dhe kurrë nuk ndalemi

Në rrugën e dashurisë

-

Gëzuar dashuri

Gëzuar mbretëreshë

Përpara

Dhe vetëm përpara

Amshimi është i yni

!!!

            Garlate (LC), 3 korrik 2009

 

ENI ME NE

 

Ne jemi nisur

Dhe mirë po ecim

Në misionin tonë të dashurisë

-

Eni edhe ju me ne

Ka vend e rend për të gjithë

 

Eni të gjithë me ne

Na thërret dashuria

Na pret njerëzia

-

Kjo botë do ndryshojë

Me dashuri dhe vetëm me dashuri

-

Eni të marshojmë bashkë

Deri në amshim

            Garlate (LC), 3 korrik 2009

 

TA BËJMË NJË HISTORI TË BUKUR

 

Eja mbretëresha ime

Eja pa frikë

T’i fillojmë

E t’i mbarojmë bashkë

Të bekuarat akte të dashurisë

 

Jemi të thirrur ne

Dhe të zgjedhur nga Zoti vetë


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora