E marte, 23.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Thaçi: Shteti i Kosovës faktor paqeje në Ballkan

E premte, 10.07.2009, 09:04 PM


Nga Bota Sot

Thaçi ka përkujtuar se Kosovën e kanë njohur 61 vende dhe ka ftuar vendet tjera të njohin pavarësinë, sepse kështu i kontribuojn paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit.

Ditën e dytë të samitit të vendeve të Evropës Juglindore në Kroaci që po mbahet në Dubrovnik ka folur edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Në fjalën e tij ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, pas luftrave në të kaluarën, hedhin posht dhunën dhe akceptojnë paqen dhe stabilitetin.Klima e ngrohtë dhe pamja e bukur e Dubrovnikut është një thesar i vjetër dhe destinim i Evropës dhe vizitorëve evropianë, ndërsa sot vendtakim i mrekullueshëm i iniciativave evropiane, i shpresave të reja dhe ëndrrave të vendeve të bashkuara evropiane, është shprehur Thaçi në fillim të fjalimit të tij, duke shtuar se "Republika e Kosovës është vendi më i ri i këtyre vendeve të bashkuara, të bashkuara për demokraci dhe zhvillim të Evropës Juglindore dhe të tërë Evropës". Ai tha se shfrytëzimi i vlerave dhe parimeve demokratike sigurojnë bazament të qëndrueshëm për të ardhmen e rajonit dhe të kontinentit. Bashkëpunimi dhe uniteti i Bashkimit Evropian, shtoi Thaçi, kanë depërtuar përtej kufijve të shteteve anëtare dhe përhapja e vlerave të BE së ka krijuar perspektivë evropiane si dhe aspirata evropiane për vendet e Evropës Juglindore. Ndërkaq për NATO n tha se ka bërë shumë për paqen në Evropën Juglindore duke i bërë bashkë kombet e lira dhe paqedashëse. NATO ja dhe Bashkimi Evropian kanë stabilizuar Evropën Juglindore, duke krijuar partnerë dhe jo kundërshtarë, theksoi Thaçi. "NATO ja doli në mbrojtje të popullit të Kosovës, popullit që gjeti shpresë dhe ardhmëri në mbështetjen e NATO s për çlirim - popullit gjithmonë mirënjohës ndaj shteteve aleate që respektuan aspiratat e tyre për të ardhmen e lirë", nënvizoi Kryeministri i Kosovës. Në vijim të fjalës së tij Thaçi tha se shumica dërmuese e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur pavarësinë e Kosovës, e cila është "një zgjidhje e përhershme dhe e pakthyeshme" që populli i Kosovës e ka arritur, me BE-në, NATO n, SHBA-të. Ndërsa për misionin e BE-së për sundimin e ligjit EULEX, ai tha se po punon së bashku me institucionet e Kosovës dhe se "sundimi i ligjit dhe gjyqësia më e fortë po bëhen gjithnjë e më shumë realitet". "Shoqëria jonë përfaqëson të gjithë qytetarët tanë dhe institucionet tona publike po vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e një shoqërie më të lirë dhe më demokratike për të gjithë, me një qasje sensitive për integrimin e të gjitha komuniteteve tona minoritare në shoqëri". Thaçi tha se Kosova deri më tash është e njohur nga 61 shtete, dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve që nuk e kanë bërë këtën, ta njohin shtetin e pavarur, demokratik, sovran dhe shoqërinë tonë multietnike të Kosovës. Ai shtoi se "Kosova e pavarur është faktor i stabilitetit në regjionin e Evropës Juglindore" dhe njeherësh theksoi përkushtimin për marrëdhënie fqinjësore me të gjitha vendet në rajonit. Ai u zotua se Qeveria dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të miratojnë standardet e BE së dhe do të vazhdojnë të kompletojnë objektivat në përputhje me Planin për Veprim të Kosovës për Partneritet Evropian.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora