E premte, 29.03.2024, 11:15 AM (GMT)

Kulturë

Cikel poetik nga Jorgo S. Telo

E premte, 10.07.2009, 05:31 PM


SIRENAT

(Cikel poetik nga Jorgo S. TELO)


1.     HUTESË
            

Dikur...

I zgjata duart;

 

dritën  vezullore

të syve të tu

ta rrëmbeja...

 

Mbeta i hutuar,

i hutuar në rrugën drejt dritës.

 

2.     PAS  NJË  DIMRI

 

Pas një dimri-natë

sikur po çapitet sërish behari.

 

E shoh tek gjethëzat e porsaçela,

tek lulet e strukura nëpër ferra.

E dëgjoj tek kënga e bilbilave

majë gështënjës;

tek kënga ngazëlluese

e mëllënjës.

E prek tek bari i njomë,

që po harbohet...

E shijoj tek radhiqet,

teksa lezetojnë tryezën.

 

E ndiej tek lehtësimi i teshave në  trup...

E  mirëshoh se si majëmalet

Po heqin borën paqësisht

gjithaq…me ngut...

 

3.     SË PAKU

                                                                       

Nëpërkëmbem

nëpër copëza gjumi

Endrra të copëzuara

gjumin ma shkundin...

O koprac ëndrrash,

Pse s’ma sjell të plotë

ëndrrën time?

 

Sidomos ëndrrat e bukura;

ato më të bukurat

 m’i vonon,

 m’i humbet.

M’i shkwrrmoq ato

kur e ndiej veten

duke vrapuar...

Edhe ëndrrën e ëmbël,

kur e shoh veten dhëndër...

Apo ëndrrën  hirëplotë,

kur unë ndihem i  fortë

si moskush.

 

Së paku...

përgjatë ecjes

për në amëshim

Si kujtim të ruaj ëndrrat...

 

4.     ME  KËSI  MENDIMESH

 

Vdekja!

Trupin  përpiqet

të  ma marrë

tinëzisht...


Përpiqet të  arrijë

të  më marrë  krejt...

Vetëmbrohem.

Vdekja  nga marazi

një  ditë  do  “vdesë”   vet...

Me kësi mendimesh

duroj  gjithçka...

Brenda  mendimeve

Avujt e jetës lëvizin.

 

Pjesë të trupit po më lënë.

Nuk dorëzohem...

 

Vdekja

s’më përtypka njëherësh dot.

Më  sfilit  pjesë-pjesë...

 

Me  kësi  mendimesh i bërtas shpresës:

“Mos  më  harro!”

 

5. TË  JETOSH

Të  jetosh;

a  s’do të  thotë,

të  mëtosh për dëshira?…

 

Të  jetosh;

a  s’do  të  thotë:

të  duash  ajrin,

të  duash  qiellin,

të  duash  mbitokën

dhe  detet  e  kaltër?

 

Të  jetosh;

a  s’do  të  thotë,

të  sfidosh

errësirën,

ligjet gjysmake,

kopracinë shtetërore?...

 

Të  jetosh;

por, ama,

pa  u  përgojuar  për  keq...

 

Të  jetosh;

por,ama,

pa  hedhur  valle  me  dreqër!...

 

5.     S’MUND!...

 

Arëza, grenza rrotull  më  vijnë

Përsysh më vërdallosen

sikur  t’i  kem  lyer qerpikët

me  mjaltë.

Ndërkohë  më  qerthullon

një  e  padurueshme  etje,

një  etje e pafund...

Izolimi  po  më  shkund...

 

Mes  arëzash  e  grenzash…

Të jetosh.

 

7.  ÇAST   I  VESUAR

 

Një  bashkë  reje

u  zvarr  teposhtë.

Qetë-qetë kapërceu  kangjellat.

M’u  avit,  tek  po  rrija.

Si  më  lëmoi  faqet,

më  njomi  paksa  syrin.

 

E  ngarkuar  ishte reja

Dhe...nuk dola dot në rrugë.

U largua ajo

drejt  visesh  të  tjera.

 
8. DIKUSH MË PRET


Meqë  nuk  shkoj  dot  në  lumë,

meqë së largu i  kundroj  pyjet,

në  qerthull  ëndrrash  zhytem...

E  më  mblidhen:

najadat,    1)

driadat.     2)

 

Ndërkaq  një  Kometë  e  stërmadhe

me  bishtin  e  zjarrtë

tek  qelqi  i  dritares më  troket

e  me  zë  yjor

diç  më  flet…

 

1) Nimfat  e  pyjeve

2) Nimfat  e  ujrave

 

9. MUZGJET

 

Mundet  po  ecim

në  shtigje

muzgjesh

të  plagosura.

Të  mos  habitemi,

pse  na  përzhiten

qepallat  e  pluhurosura.

Habitshëm

s’ka  pse  t’i  hapim  krahët

anë  më  anë.

Muzgjet  e tanishëm

Peshkaqenë  janë...

Na  brejnë kockat,

Shpirtin.

 

10. SA   TURP!

 

Nuk e  mbyll portën  nga  brenda.

S’i  dihet, ç’ngjet...
Mundet  të  harrojë  punën e  vet

z e m r a,

kur s’e pret...

 

Sa  turp, të  të  shkallmojnë  dritare  e  portë!

E  trupin

të  ta  gjejnë të  ftohtë!...

 

 

11. SIRENAT

 

Çdo   njëzetekatërorsh

“Telegrame” më  vijnë

prej  “Botës  Tjetër”...

Kërkohet  me  ngulm,

Të  bëhem   “pjesëtar”  i  Saj...

e  zemra  s’më  ndien  të  qetë.

E  shpirti...

herë  më  bën  të  qesh,

herë  më  bën  të  qaj.

 

12. ÇAPITEM

 

Çantë e bastun në njërën dorë i mbaj.

Shpirtin e ndezur – brenda vetes.

Eci kërmillthi… shkel mbi trotuar.

Eci përmbi ngjarje

drejt jetës,

drejt vdekjes.

Çapitem.

Ç…a…p…i…t…e…m…

 

 

Botuar më parë si cikël te gazeta “Fjala” E Agron Tufës


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora