E premte, 29.03.2024, 11:17 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Reagim i OVL të UÇK-së në Besianë

E premte, 10.07.2009, 05:33 PM


Reagim i OVL të UÇK-së në Besianë
 
Lironi nga prangat procedurale z. Rrustem Mustafa-Remi,Latif Gashi - Fati dhe Nazif Mehmeti-Dini

Nga Milazim Kadriu
 
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Besianë reagon lidhur me fillimin e procesit gjyqësor ndaj "Grupit të Llapit" Në reagimin me shkrim të nënshkruar nga kryetari i OVL të UÇK-së Xhevdet Maqastena thuhet "Liria e Kosovës nuk është qëllim në vete.Liria e Kosovës ka kuptimin e lirisë për të gjithë qytetarët esaj.Liria e Kosovës ka kuptimin e liris ë,me të gjitha liritë e kombeve dhe atyre të robëruar edhe atyre q ëkanë pasur ngecje historike për shkak të rrethanave të ndryshme historike.Lufta e UÇK-së ishte luftë civilizuese.Misioni i UÇK-së ishte çlirimi i të robëruarve dhe i robëruesit në vetvete nga ngarkesat anticivilizuese.Në këtë kuadër ne kundërshtojmë fillimin e procesit të "riburgimit procedural" të atyre që luftuan për misionin e lirisë së robit dhe të robëruesit.Apeli ynë është të identifikojmë lirinë e të gjithëve ,duke njohur luftën për liri të UÇK-së. Lironi nga prangat procedurale z. Rrustem Mustafa-Remi,Latif Gashi - Fati dhe Nazif Mehmeti-Dini,thuhet në fund të reagimit për lirimin e ish ushtarakve të UÇK-s ëtë Zonës Operative të Llapit.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora