E merkure, 30.09.2020, 10:42 AM (GMT+1)

Komente

Sadat Nuhiu: Kosova Lindore është shndërruar në një Burg Ushtarak në mesin e Evropës!!!

E enjte, 09.07.2009, 06:59 PM


Kosova Lindore është shndërruar në një BURG USHTARAK në mesin e Evropës!!!

Nga Sadat Nuhiu*

Serbia një shtet në Evropën e qytetëruar, me të gjithë arsenalin shtetërorë ushtarako – policorë në mënyrë flagrante shkelë Konventat, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtarë. Këtë shkelje fashizoide më së shumti e përjeton grupi etnik shqiptarë, që jeton me shekuj në tokën e vetë autoktone.
Forca të errëta të nacional-shovinizmit serb, të stimuluara nga Qeveria e Serbisë dhe të drejtuara nga kriminelët e luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosovë, etj. po bëjnë pastrimin etnik nga pjesa e mbetur me popullsi shqiptare në Preshevë, Bujanoc, Medvegje. Në këtë veprimtari kriminale, përveç BIA-s, Ushtrisë aktive dhe rezervë, Xhandarmerisë, Policisë, etj. Rol aktiv luan edhe Kisha Ortodokse e Serbisë në nxitje dhe rehabilitimin shpirtërorë të kriminelëve.
Pastrimi etnik ka filluar që nga zona kufitare me Maqedoninë e deri në Sanxhak. Kjo ka ndodhur sepse Serbia e ka shndërrua këtë rajon të shqiptarëve në Poligon Ushtarak. Pra, Kosova Lindore është shndërrua në një BURG USHTARAK në mesin e Evropës!!!. Për këtë në mënyrë absurde, Serbia ende e mbanë në fuqi Ligjin e Luftës të shpallur në vitin 1999. Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Kosovën, shqiptarët e Kosovës Lindore ishin nënshtetas të Serbisë dhe ky Ligj s’kishte të bënte fare me ta. Por si duket, Serbia ka hy në Luftë me nënshtetasit e saj.
Kjo duhet të dëshmohet para botës së qytetëruar se si Serbia i shkel konventat ndërkombëtare edhe sot . Konventa për Mosparashikimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970. Kjo Konventë duhet të ia kujtojë Serbisë rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, si dhe rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsisë autoktone, siç është popullsia e martirizuar shqiptare, ku pjesës dërmuese iu grabitën pronat dhe u shndërruan në POLIGON USHTARAKO – POLICOR !!!.
Në Nenin 1 i kësaj Konvente, thuhet:... krimet e luftës janë të pa parashikueshme, cilado qoftë data kur janë kryer ato”. Në pikën (b) të Nenit 1, thuhet:”Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe akteve çnjerëzore si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer”. Dispozitat e kësaj Konvente në Nenin 2, kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, pra edhe Qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë autoktone shqiptare. Në Nenin 4, Konventa Serbinë e detyron të marrë të gjitha masat legjislative, për të siguruar mosparashikimin e krimeve të përmendura në Nenet 1 dhe 2, sa u përket ndjekjeve, dënimit të montuara politike.
Në kundërshtim të plotë edhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollin Nr.4 të Konventës. Kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur të pushtuar tokat shqiptare me dhunë. Në Pikën 1 të Nenit 3 të këtij Protokolli, thuhet:”Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është”. Në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet:”Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.
Serbia si pretenduese për në BE. duhet ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve, duke i akuzuar pa të drejtë me procese të montuara ndaj 17 të akuzuarve dhe me deklarata të nxjerrura dhunshëm nga UDB - BIA.
Në pikën 2 të Nenit 6 të kësaj Konvente thuhet:”Çdo person i akuzuar për shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”. Në fakt, pafajësia e shqiptarëve duhet provuar ligjërisht nga Gjykata Ndërkombëtare. Jo nga një gjykatë e cila e mbron një ligjshmëri të një shteti që ka shpallur vet luftë.
Është koha që pas dëbimit dhe spastrimit etnik me dhunë të shqiptarëve autokton, për fshatrat e grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe shfrytëzim të dhunshëm të pasurive për qëllime ushtarake. Të merren të gjitha masat për të demilitarizuar tokat e shqiptarëve të pa mbrojtur dhe për të siguruar kthimin e popullsisë në vendin e tyre, me dinjitet, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare.
Mos zbatimi i Konventave, dëbimi me dhunë dhe pastrimi etnik i tokave tona nga Serbia, na detyron të riorganizohemi në vetëmbrojtje të pronës tonë, në pajtueshmëri me të Drejtën Ndërkombëtare për Vetëmbrojtje, duke pas parasysh edhe Konventën e Gjenevës.
 
*Ish Kryetari i OVL-së së UÇPMB-së


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora