E merkure, 24.04.2024, 02:16 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Duke jua sha fisin...

E merkure, 08.07.2009, 07:31 PM


Kadri Mani

Duke jua sha fisin...
/Sonja Biserko-s e Natasha Kandiç-it me rastin e 10-vjetorit,
DITA E KTHIMIT 17 Qershor 1999 - 17 Qershor 2009/

Duke jua sha fisin
Ju harruam juve
duke mallkuar pisin
jua bëra me hile dhe të miave truve!

O mendët e mia
këthjellohuni njëherë
dhe ndër delet e tua
ka një dele të zezë

Ju m'i fshitët lotët
e më dhatë përshesh
unë i kujtoj motet
edhe juve shpesh

Socialdemokraten
"Radniçke novine"
kur ma jepnit uratën
kur më rrahnin përshpine...

tepricat-višak-u
Aksioni i Armëve
i kish zënë meraku
për ferexhen e grave!

Prandaj motrat e mia
vijojmë bashkë në garë
ju grish te imja shtëpia
të ju ngritim lapidarë

neve na takon të jemi të matur
ngase ne dallojmë nga ata të çartur
dhe ata nuk janë vetëm nga murlani
ngjashëm ka te juga dhe nga sunami

se në zemrën time paskam shumë rahmet
keni dëgjuar sokëllimat e njerëzve nën sharrë
paçkase për shumëçka nuk jam kompetent
palagët gacërojnë e kërcënimi për të reja varrë?



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora