E premte, 29.03.2024, 11:52 AM (GMT)

Kulturë

Alma Papamihali: Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu

E merkure, 08.07.2009, 08:55 PM



Familja e Ermira Babaliut
 
 
''Këngëtarët e rinj, duhet të jenë përçues të vlerave tona kombëtare''
Intervistë me të dashuruarën pas serenatave - këngëtaren Ermira Babaliu

Kohëve të fundit po ndodh një fenomen pozitiv për artistët shqiptarë. Gjithnjë e më shumë nuk po i mungojnë skenave dhe publikut tonë, edhe pse të larguar prej vitesh nga vendi. Ata i gjen me shpesh në media, duke mundësuar në këtë mënyrë një lidhje edhe më të fortë, mes artistit dhe fansave shqiptarë. E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi edhe me këngëtaren e njohur për ne, Ermira Babaliu. Ajo rikthehet sërisht me buzëqeshjen e saj, e cila ka mbetur po ajo buzëqeshje e disa viteve më parë. Ndaj për të mësuar diçka më shumë rreth aktivitetit të këngëtares së serenatave, mendova të bashkëbisedoj me të...

Ermira, ju njiheni ndryshe si këngëtarja e serenatave. Fakti që i përkisni dy qyteteve "Korçës së serenatave" dhe "Pogradecit të Lasgushit", me siguri kanë pasur ndikimin e tyre në rritjen artistike tuajën...

Në Korçë kam lindur...pas disa vjetsh, prindërit u transferuan në   Pogradec. Është interesant fakti, që kur të gjithë në behar vinin në Pogradec, unë një pjesë të kohës në pushimet e verës i kaloja në Korçë tek gjyshja. Ndaj vërtet në këngët  mia, nuk i ndaj dot dashuritë që kam për secilën...dhe padyshim gjoli.. përrallat eMitrush Kutelit...poezia e Lasgush Poradecit, por edhe tingulli i kitarave e mandolinave  të Korçës,  më janë përzierë dhe padiskutim, që kanë vulën e tyre në çdo këngë timen.Prandaj siç duket, serenata është ajo gjini, që i flet zërit tim...kanë qenë rrotull frymëzimit si elemente të domosdoshme, për të kompletuar elementet që i duhen krijimit.

Sa vite keni që jeni larguar dhe si u ndje nga shpirti juaj artist, kjo shkëputje nga skena dhe publiku shqiptar...

Në fillim të majit u mbushen 13 vjet që jam larguar.Është një nga ditët që do ta kujtoj si nga më të vështitrat e jetës sime. Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e nënës në aeroport...Shpirti i artistit...Ehh, që atëherë, shpirti u nda në shumë pjesë. Atje mbeti skena, ndërsa nëpër botë vazhdoj të takoj publikun shqiptar...të tërë më vehte, që na ndjekin kudo shkojmë me të njëjtën dashuri, shto mallin për vendin e muzikën tonë. Është shumë e veshtirë të jesh e të mos jesh atje...të lesh zërin e të ikësh fizikisht...sepse, mendoj, është vështirë që pavarësisht kontakteve në largësi, të kesh bashkë dhe frymëzimin e poetin dhe kompozitorin që të "punojnë" në të njëjtën kohë e në të njëtat kushte.
Nga vitet tuaja nëpër festivalet shqiptare kanë dalë këngë që janë kthyer në hite dhe që i kanë rezistuar kohës deri sot. Cilin bashkëpunim kujtoni edhe sot me nostalgji...

Bashkëpunimi im kryesor në festival, ka qenë me Ilir Dangëllinë e Irma Kurtin, me të cilët kam qenë e mbetemi miq të ngushtë. Më ze malli për këngët e para, si... "Çfarë tu them unë shoqeve"..."Urimi yt"..etj..ndërkohë që për  serenatat,  të cilat më duket sikur kanë lindur bashkë me mua,  meritën kryesore që i zgjoi, e ka Aleksandri, bashkëshorti im, që jo vetëm më mësoi shumë prej tyre, po meqë këndon edhe ai...më plotësoi pjesën tjetër të zërit, që aq shumë e do serenata...

Ç´mendim keni mbi volumin e këngëve pa fund që regjistrohen sot në shtepite diskografike...dhe nëse do sygjeronit diçka për artistet e reja...

Sot si kudo, për hir të shumë interesave prodhohen këngët...e theksoj, prodhohen...këshu që edhe cilësia bie kur nuk ka krijime origjinale. Kjo shumicë pa kualitet, është jo vetem e pavlefshme, por edhe e dëmshme. Është një lloj çoroditjeje, për ata që nuk e kanë akoma të formur shijen për rininë. Është shumë dëshpërues fakti që këngë të huaja pa vlera, përkthehen e ju serviren publikut si të reja. Mungesa e krijimeve origjinale është plaga kryesore e kësaj kohe, shtëpive diskografike nuk ju interson shumë aktualisht, kualiteti i krijimit...por numri, volumi që dashur pa dashur, cënon kualitetin dhe kulturën kombëtare.
Këngëtarëve të rinj do t'ju thoja që në momentin kur bëhen të njëhur..të marrin mbi vehte përgjegjësinë e krijimit, ta zgjedhin sa me cilesorë...të jenë jo vetëm këngëtarë, por dhe përçues e mbrojtës të kulturës kombëtare shqiptare.

Ju keni një vajzë të mrekullueshme, që ka marrë shumë nga bukuria dhe buzëqeshja juaj karakteristike...Po nga tingujt muzikorë a ka trashëguar Dorela diçka nga Ermira...

(Qesh) - Jo!Ka shumë humor, është e qetë dhe shumë mirë me mësime. Dorela studion për tu bërë dentiste.

Në një festë familjare, krijoni rreth vetes po të njëjtin ambjent muzikor shqiptar si dikur...

Festat familjare te cilat ne i "krijojme'dhe kur nuk kemi  ndonje gje te vecante..kane gjithmone jo vetem kengen por dhe humorin.Sandri,ka nje humor aq origjinal..sa shpesh ja kalon kenges sime me efekt..lolkjo kompleton atmosferen e festave tona pothuajse gjithmone fillojne per pak e zgjatin deri pas mesnate...

Cila është motoja e jetës suaj...

Ndonjëherë mendoj që jeta është shumë e shkurtër për të menduar keq, pasi shpesh nuk mund të kesh kohë për ti korigjuar gabimet...Ndaj motoja ime është buzëqesh dhe jetoje jetën si të ishte dita e fundit e saj.

Kohëve të fundit kam lexuar, që zëri juaj i veçantë ka kumbuar në skena të ndryshme ku jetojnë shqiptarë. Mbresat tuaja nga pritja që ju kanë bërë në këto koncerte...

Për mua dhe miqtë e mi që këndojnë jashtë, bota është zvogëluar dhe kjo gjë na bën të ndihemi më afër publikut shqiptar kudo që ndodhet. Koncertet e mia të fundit, kanë qënë në Arizona, Florida,Wiskas, Toronto, Montreal etj...
Janë aq të përmallur shqiptarët për këngët tona, saqë është e vështirë ti japësh fund një koncerti, pasi pjesmarrësit mbeten më këmbë duke kënduar për orë të tëra...

Një këngëtare si ju besoj që ka ende shumë për ti thënë skenës shqiptare. Projekte për të ardhmen...

Projekti më i afërt imi, është një grup këngësh të reja, të krijuara posaçërisht për mua. Ku..dhe kur...së shpejti

Një mesazh që do i përcillnit lexuesit shqiptar...

Të shpërndarë në botë, siç na ndau koha, të duam e respektojmë vendin e kulturën kombëtare  dhe secili sipas mundësive, të mund të ndihmojë të mbahet e pasurohet kjo kulturë, si një një nga elementet kryesore të ruajtjes e zhvillimit të kombit.

Faleminderit dhe suksese!
A. P.
 

 

Ermira me te shoqin

Ermira me te shoqin



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora