E marte, 16.04.2024, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Këze (Kozeta) Zylo: Nderroi jete nobelisti Aleksander Sollzhenicin ne moshen 89 vjecare

E merkure, 08.07.2009, 07:00 PM


Nderroi jete nobelisti Aleksander Sollzhenicin ne moshen 89 vjecare

Nga Këze (Kozeta) Zylo

Sollzhenicin fitoi cmimin Nobel ne letersi ne vitin 1970.

Ai u denua nga Lidhja e Shkrimtareve rus per pikepamjet e tij, por per kete cmim u perjashtua duke marr me vehte mallkimin e tyre.

Nepermjet penes se tij te fuqishme ai luftoi krimet e Stalinit, dhe beri te njohur tmerrin e gulageve.

            Si i burgosur politik, rreth tete vjet, ai shkruajti librin “Nje dite nga jeta e Ivan Denisovicit” ku fshikullonte pa meshire gulagun tmerr, sovjetik.

            Ai u largua nga Rusia ne vitin 1974 dhe u strehua ne Zvicer, pas kesaj shkoi ne Vermont te Amerikes.

Romanet “Rrethi i pare” dhe “Pavioni i kancerozeve” u ndaluan ne vendin e tij, ndersa u botuan here pas here ne Perendim.

“Një ditë nga jeta e Ivan Denisoviçit”, libri i shkruar mbi përvojën tetë vjeçare të Sollzhenicinit si i burgosur politik, ishte vepra e parë letrare që dënonte drejtpërsëdrejti gulagun sovjetik.

            Ai u kthye ne Rusi me 1994 si nje hero, perpjekje qe ishte bere qysh me pare nga Gorbacovi.

Ai eshte cilesuar si ndergjegjja e Kombit Rus.

Klod Dyran, Drejtori i Shtepise Botuese "Fajar" ne France , qe ruajti te fshehura doreshkrimet e Kadarese dhe dy romane ne kasaforten e Bankes, eshte njohur dhe ka bashkepunuar direkt me Sollzhenjicinin.

Nga intervista e Klod Dyran me Blendi Fevziun kam shkeputur kete pjese:

“Sollzhenjicinin e kam njohur nga afer, pikerisht ne castin kur e kishin debuar nga Rusia, ne shkurt te 1974. Ju e dini qe ate e kane debuar, domethene ai nuk kerkoi strehim politik, por e debuan. Pastaj kishte nje histori te tmerrshme.

 Sapo kishte perfunduar "Arkipelagun e Gulakut" dhe kishte ruajtur ne mikrofilma doreshkrimin e arkipelagut. Por, ama kishte fshehur edhe dy- tre ekzemplare te tjere ne Rusi tek miqte e tij.”

Sollzhenicini asnjehere nuk ndali se shkruari, edhe pse shpesh shkrimet ishin kontradiktore ne lidhje me qeverine e tanishme ruse. Ai kritikonte mjerimin e shoqerise, ngrehinat e pushtetit qe shkerrmoqeshin para syve te tij.

            Ja c’mendonte dhe c’shkruante shkrimtari nobelist: "Ne jetojmë praktikisht mes rrënojave, por bëjmë sikur kemi një jetë normale, tha ai në maj të vitit 2002. E vetmja mënyrë për të ndërtuar diçka të fortë dhe të shëndetshme është duke filluar nga rrënjët, ashtu siç rritet çdo gjë në natyrë".

Nobelistin e futen ne sketerre, ku ai e preku ate nga afer, ndjeu cfilitjen dhe tmerrin shkaterrues te egersise se pushteteteve, ndaj dhe mesazhi i tij do t’u rezistoje koherave, nese cdo Komb do te filloje punen e tij, nga rrenjet…!


(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora