Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ajtanga Lubonja: Një fitore që s’na prishet nga rishfaqja e pacipë e Gramoz Ruçit

| E marte, 07.07.2009, 06:44 PM |


Një fitore që s’na prishet nga rishfaqja e pacipë e Gramoz Ruçit

Nga Ajtanga Lubonja

Fituam! A ju kujtohet nje fabul e Ezopit, kur e pyeten cila eshte gjella me e mire?! Dhe ai u pergjigj “Gjuha”! Dhe kur e pyeten pse, e argumentoi: “Kur flet gjuha per te mire, ka paqe, dashuri, ndertime, lumturi...”. E miratuan te kenaqur dhe e pyetën perseri: “O Ezop,  po gjella me e keqe?”, dhe Ezopi u pergjegj: “Gjuha”. Menduan se ai eshte i çmendur, po Ezopi me mençurine e vet, u pergjigj: “Gjuha eshte ajo, qe kur flet per te keq bëhen luftera, krijohet skllaveri, mjerim, vellavrasje...”.

            Dhe tani perfundimisht kemi perpara Gjuhën, gjellën e mire te Ezopit, pra prapë them se fituam, se jam e bindur se kete gjuhe e duan te gjithe njerezit qe vleresojne veten, qe duan kombin e qe duan familjen!

Isha vezhguese ne keto zgjedhje dhe ndiqja me interes se si do te zhvilloheshin ngjarjet. Ishte nje tension qe shikohej ne syte e te gjitheve. Pak a shume banoret e zones ku banoj i njoh dhe i njihja bindjet e tyre. Vinin, përshëndesnin, votonin e iknin! As qe behej fjale per çrregullime. Oret kalonin. Ne sheshin perpara Qendres se Votimit venin e vinin eksponente te forcave te ndryshme politike, te cilet konsultoheshin me vezhguesit e tyre jashte. Pas pak, drejt qendres se votimit vinin dy motrat 50-vjeçare me familjet e tyre. Njera moter me familjen e saj votonin per Partine Demokratike, tjetra me familjarët e vet per Partine Socialiste! Kjo e demokratikes i thote socialistes: “Voto per Partine Demokratike, degjove? Ç’fitove nga Ata”? Ajo e socialistes pa e zgjatur u pergjigj: “Me jepni 500 mije leke dhe votoj per Ju”! ...E filluan te hahen dhe nuk vinin te votonin.

            Mua ne fillim m’u duk si estradë, po kur gjërat filluan te thellohen ne vazhdim, pashe se fenomeni “Lek” mbetej arma kryesore e socialisteve. Dritan Prifti qe kishte pare jeten t’i rrezikohej, i demaskoi bindshëm.

Kjo puna e lekeve mua me duket si neper filma. Une gjithe jeten kam firmosur ne bordero dhe s’di çdo te thote lek i madh qe te blesh politiken. Kjo eshte nje çudi e madhe. Por ajo qe me shqeteson deri ne frike eshte dalja ne ekran e Gramoz Ruçit! Ai per mua personifikon “Zotin e luftes dhe të gjakderdhjes”. Nga syte e tij te eger buronte vetem urrejtja. Thirrjet e tij luftarake te drithëronin shpirtin. Mundohesha te gjeja ne fjalet e tij fjalet “do te luftojme ne forma demokratike, po jo, jo, jo... ai kerkonte hakmarje!!

            Po kthehem disa vite perpara kur me vdiq xhaxhai. Ishte nentor, por dite me te ftohtë se ajo as ne mes te janarit nuk kam parë. E shikoja qe Fatosi nxitonte per t’u bere varrimi, e une zihesha me te. Te presim o vella, Todi ynë eshte nje figure qe i perket kombit, do te kete shume njerez qe do te duan ta nderojne! Kur ishim ne varreza, era sa nuk na perpinte. Une dhe Fatosi ishim strukur prane njëri-tjetrit dhe degjonim te mallengjyer ate çfare po fliste Gjergji per jeten e xhaxhait... kur ne rruge pame te frenonin dy makina dhe nga njera zbriti Gramoz Ruçi! Fytyra e Fatosit u nxi! U kthye nga une dhe me zë te mekur me foli: “E more vesh pse nxitova te beja varrimin sa me pare, se nuk doja te me vinin ndonjeri si ky me shoke! E ketu s’i ndal dot”! Une i mbeshteta koken ne sup e vazhdova te qaja ne heshtje. Ne qe kemi ndjere eger kamzhikët e diktatures nuk mund te pranojme kurre si politike te re keta njerez si Gramoz Ruçi, bile që te diktojne te ardhmen e ketij kombi te etur per demokraci te vertete e integrim ne Europen e Integruar.

            Kemi nje jave qe rrime ne ethe, nuk e meritojme kete si komb. Boll u mundua Kryeministri me mesazhe qetesie e sigurie. Vajtja ne QTU ishte domethenese. Kokat e nxehta nuk duan ta kuptojne kete, atyre u intereson Pushteti, pa çfare behet me kete popull as duan t’ia dine.

Stabiliteti për këtë Shqipëri kaq te brishte eshte çelesi i rruges se metejshme te Integrimit ne BE ...Le te kujtojme Fabulën e Ezopit !
Gazeta 55