E shtune, 20.04.2024, 12:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ibrahim Shala ''Shtëpia kaltëroshe''

E marte, 07.07.2009, 06:11 PM


IBRAHIM SHALA”SHTËPIA KALTËROSHE”, përmbledhje poezish

Nga Halit Bogaj

Ajo që na shtyri të shkruajmë diçka rreth librit të poetit Ibrahim Shala është angazhimi i tij permanent për të na dhuruar poezi të ndryshme me përmbajtje të thella dhe të llojllojshme.Poeti bëri shumçka që libri i tij më i ri të dilte sa më shpejt në dritë , aq më tepër ngase ai hapet me poezinë kushtuar martirit Ymer Elshani të cilin e vranë forcat serbe me tërë familjen e tij.Duke lexuar poezinë”Tregimi pikëllues”përjetojmë vargje të dhembshme  të cilat janë burim shpirtëror i poetit  I.Shala,aq më tepër kur ai e kishte njohur Ymer Elshanin të cilin  e çmonte dhe e adhuronte mbarë treva e Drenicës në kohën kur ai ishte profesor dhe drejtor i Gjimnazit”Skënderbeu” të Drenasit.Është interesant sidomos vargu:/edhe pa të thënë- lavdia të takon/ i cili i referohet vrasjes së poetit – Ymer Elshani  dhe familjes së tij të dashur ku bënin pjesë :katër djemtë, nëna, gruaja dhe kunata e tij.Nata e zezë e 17 prillit 1999,kur u vra Ymer Elshani me familje dhe 46 viktima të tjera nga fshati Paklek,ka mbetur ndër netët dhe ditët më të trishtuara të mbarë historisë sonë të dhembshme që përjetoi populli ynë nga forcat çetnike që e vranin dhe e digjnin me shekuj Kosovën.Një poezi tjetër  e bukur  që lexojmë në këtë  përmbledhje  është edhe “Kështjella e lirisë”,kushtuar Kalasë së pamposhtur të Krujës/që rri/si ylber  madhështor/me kokën n` lartësi/,për të vazhduar me vargjet tjera të fuqishme:/Duket e përgjumur/duket në mundime/Se n` vete ruan thellë//me mijra kujtime/.Gjithashtu përshtypje të mëdha na lënë edhe disa vargje  patriotike kushtuar fëmijve të Krujës të cilët duan të bëhen luftëtarë trima si të parët e tyre nga epoka e lavdishme e kryetrimit legjendar – Skënderbeut.Poezinë në fjalë e ilustrojnë edhe vargjet:/nuk na dhimbset jeta/mbi armiq –edhe ne do të hedhim/shumë shigjeta/.Edhe poezia” Kosovës”shpreh ndjenjat e brendshme patriotike të poetit ,të cilat rrjedhin si ujvare dhe derdhen të freskëta në zemrat tona.Kosova e poetit Ibrahim Shala është gërshëtim  i përbërë nga:lulet, toka, uji dhe gjaku, ngase ky vend përherë derdhi  gjak në historinë e vetë të pafat ,por edhe krenare dhe të lavdishme.Kosova ka qiell të kaltër, por edhe jetë e gëzim  në lirinë e saj të pritur me shekuj..Në vazhdim poeti hyn edhe në thellësitë më të lashta të Kosovës sonë të dashur e cila sot “ligjëron në mbarë botën me lapsin e saj të ndritur”,duke ia bërë botës të ditur  se ne ishim përherë këtu dhe në këtë vend luftarak  dhe të larë me gjak, sidomos me vargjet e thella/këtu ishin ilirët dikur/këtu jetuan dardanët më parë/këtu jetojnë shqiptarët krenarë/,prandaj autori i librit kërkon nga Europa se tanimë ka ardhur koha  që edhe ajo duhet t` i korigjojë gabimet e veta ndaj Kosovës dhe popullit  të saj.Në poezinë “Kënga e vendlindjes”kemi dronë e poetit për fëmijët  tanë të lindur dhe të rritur në mërgim , se mund ta harrojnë shumë shpejt gjuhën e tyre të shenjtë amtare,prandaj ata duhet të kthehen gjithsesi  në atdheun e tyre të dashur i cili është pasuria më e madhe për çdo njeri.Edhe poezia “Atdheu” shpreh ndjenjat më të fuqishme  për vendin e tij të shtrenjtë të cilin e bartë përherë dhe në mënyrë të palodhshme mbi supet e veta.

Ai është i bindur në një fitore të sigurtë të vendit tonë,duke shpresuar se ajo është e vetmja rrugë në të cilën është  duke ecur  populli i  tij i lodhur nga luftra të shumta.Për poetin Ibrahim  Shala – është e rëndësishme edhe Epoka e re që po lind ndër ne, e në të cilën nuk do ketë më luftra të  përgjakshme, por vetëm fjalë të ëmbla ,jetë të lumtur  dhe ardhmëri të sigurtë për çdo njeri dhe brezat që do të vijnë në këto hapësira,duke dëshiruar kryesisht /që gjithçka të shëndrrohet në dashuri/,çka është një porosi shumë madhështore dhe universale për mbarë botën demokratike dhe /ku i lirë t` këndohet himni për liri…/.Gjithashtu mjaft interesante është  edhe poezia “Kënga e ngrohtë “ e cila është e-lidhur me ngrohtësinë njerëzore dhe me mbarëvajtjen e jetës sonë.Edhe poezia “Horizontet”është ndër krijimet më të spikatura që zgjojnë asociacione të fuqishme përkitazi me natyrën , të mirat   dhe begatitë e saj të ndryshme.Ndër poezitë më të bukura kushtuar ambientit që na rrethon është edhe “Vallja e erës”,e përpiluar me një ritmikë të zgjedhur dhe muzikalitet të theksuar.

Në vazhdim kemi edhe vjershat e tjera përmbajtësore siç janë:Yjet e varura në mur, Peisazhi qiellor, Era me vrap, Lajmet e erës, Delet e qiellit, Fëmijët rriten shpejt, Kali më i bukur në fshat, Postieri i ëndrrave,Fluturimi i aeroplanit, Kështjella e dashurisë, E pakuptimtë, Lavdimi i Colit dhe disa të tjera që na kanë lënë mbresa të  shumta.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora