E enjte, 25.04.2024, 09:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

E marte, 07.07.2009, 07:38 PM


Kultura shpirtërore e Dushkajës (IV)

KISHA E BECIT
 
SHKRUAN PROF SKËNDER R. HOXHA   
     
     Për ndërtimin e Kishës në Bec, tokën e kanë lshu familja e Delikolve. Iniciatorë m’i maru Kishën ishin kanë Nikë Martini e Deli Kola. Kisha asht ndërtu në kohën e Austro – Hungarisë. U maru për tri vjet…. Kallxojshin se, kur e kan’ nisë temelin e Kish’s, Nikë Martini e kish pas marrë Brahim Ukën, nipin e vet, si fëmijë, m’i nisë temelin, simas tradie…” *)(Kujtim i Martin (Hajdar) Ukës (1934) nga Beci, dhënë autorit më 15.II.2007, në shtëpinë e tij në Bec.) “Deli Kola kishte qenë i interesuar për ndërtimin e Kishës në Bec. Për këtë e kishte lëshuar tokën, ku edhe sot gjendet Kisha…Gurthemelin e kishte vënë, si më i riu dhe sipas traditës, Ali Binaku i Becit, atëherë fëmijë,… Kisha ishte ndërtuar në kohën e Austro-Hungarisë, ku e kishin pasë ndërtuar austriakët bashkë me fshatarët e Becit… ”*)(Kujtim i Pal Kolës (1962),  pasrendës i familjes së Delikolve të Becit, dhënë autorit më 13.III.2007, në Bec.)
     “Iniciativa për ndërtimin e Kishës në Bec ndërmerret pas rastit të vrasjes së don. Luigj Palajt, bashkë me 50 shqiptarë të tjerë, në vitin 1913, në Janosh të Dushkajës, në kohën e konvertimit të fesë me dhunë nga malazezët. Kisha ishte ndëtuar në kohën e Austro-Hungarisë (1916 – 1918). Famullitar i parë i kësaj kishe ishte don Gjon Bisaku. Pas tij, e deri në vitin 1949, na mungojnë të dhënat. Ndërkaq, gjatë viteve 1949 – 1953, famullitar ishte don. Marjan Gllasnoviq; prej 1953 – 1954, don. Nikollë Mini; pastaj, prej 1954 – 1959, don Mark Shiroka; në periudhën  prej 1959 -1968, famullitar ishte don.Anton Gllasnoviq; don. Pjetër Berisha ishte gjatë viteve 1968 – 1974; prej vitit 1974 deri më 1983, ishte don. Gjergj Berisha; prej 1983 – 1987, don. Prekë Lazraj; ndërsa prej vitit 1987 e deri më sot famullitar i Kishës së Becit të Dushkajës është don. Kolë Thaçi nga Gllogjani i Lugut të Baranit, komuna e Pejës.   
Në famullinë e Kishës së Becit, më herët, gravitonin këto katunde të Dushkajës dhe jashtë saj, si: Ratishi, Dashinoci, Bardhaniqi, Zhabeli, Gërgoci, Vraniqi, Doblibarja, Kramoviku, Dobidoli, Çifllaku dhe Meqja. Nga viti 1979 Doblibarja bëhet famulli në vete. Në vitin 1990 në Lugbunar është ndërtuar Filiala e “Martirizimit Shën Gjon Pagëzuesit”, pjesë e Kishës së Becit. Gjithashtu, në vitin 2001, kemi ngritur një Filial tjetër në fshatin Janosh të Dushkajës, e cila i është kushtuar të Lumes Nënë Terezës. Ndërkaq, sot në famullinë e Kishës së Becit gravitojnë fshatrat: Bec, Zhdrellë, Sapot, Janosh dhe Lugbunar. Famullia ka gjithsej 2.300 besimtarë, prej tyre 1.050 gjenden në vendet jashtë Kosovës.
     Gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998 – 1999), edhe kjo famulli pati shumë probleme nga forcat pushtuese. Kanë maltretuar disa herë priftin, don. Kolë Thaçin, ndërsa në qershor të vitit 1999 forcat serbe kanë hyrë në kishë, ku kishin plaçkitur dy vetura… Po ashtu, pas luftës, me iniciativën e priftit, janë ndihmuar popullata e këtushme, pa dallim feje,  me artikuj ushqimorë, veshmbathje, pastaj në ndërtimin e 102 shtëpive etj.” (Deklaratë e don. Kolë Thaçit, prift në Kishën e Becit, dhënë autorit, nëpërmjet të Gani Binakut, më 28 mars 2007, në Bec.)  


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora