E hene, 20.09.2021, 12:08 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Zgjedhjet e 28 qershorit dhe hallet e shqiptarëve

E marte, 07.07.2009, 07:03 PM


Zgjedhjet e 28 qershorit dhe hallet e shqiptarëve

Nga Albert Zholi

Doli qershori, hyri korriku, ende në Shqipëri vazhdon të diskutohet çështja e zgjedhjeve. Të gjithë sytë e njerëzve janë mbërthyer në ekranet televizivë  nga mëngjesi në mbrëmje. Ritmi i punës  në administratë thuajse është inegzisetnte, kafenetë plotë, posterat mbizotërojnë në fasadat e nëdrtesave, godinave, apo trotuare. Duket sikur zgjedhjet po vazhdojnë me raunde dhe jeta e etheve paszgjedhore vazhdon si në datën 28 qershor. Kush ka fituar dhe kush do ta formojë qeverinë. A do të mund të formojë qeveri Berisha? Po Meta a do të bëjë koalicion me Berishën?! Apo si mundi ta realizoj ket koalicion (e quajtuar sindroma Xhuveli)?!!! Si do të veprojë Rama, a do të japë dorëheqjen? Po ndërkombëtarët si do të reagojnë në raportin përfundimtar? A e prishën imazhin e zgjedhjeve ngjarjet e fundit në Fier? A do të mund Berisha të formojë një qeveri , apo do të formohet një qeveri teknike dhe pastaj të kalohet në zgjedhje të parakohshme? Këto dhe shumë të tjera

Ishin apo janë pyetjet qe shtrojnë dhe siskutojnë që nga fshatari që punon tokën, bariu që ruan dhentë dhe deri tek analistët dhe vetë Kryeministri në detyrë Sali Berisha. Situta duke e qetë në sipërfaqe por e ndezut përbrenda. Askush nuk i parashikonte në këtë mënyrë rezultate e këtyre zgjedhjeve. Askush. E majta priste një fitore të pastër, pas shumë gabimeve në qeverisjen e kabinetit Berisha, ndërsa vetë e djthata me Kryeminsitrin Berisha me një propogandë dhe pafundësi reklamash butaforike e bombarduan opinionin vendas me një paradë suksesesh si asnjëherë tjetër. Dhe rezultatet ishin të pa imagjinuara nga askush. Edhe vetë sondazhet dolën në mënyrën më qesharake të mundshme. Partitë e vogla morën notën që u takonte dhe pse nuk e besonin asnjëherë në këto 19 vjet. E paparasshikuar ishte partia më e re PDI, e cila mposhti dhe parti të tilla si e Gjinushit, Milos, Ndokës. Por zhgënjimin më të madh e mori LSI pasi pretendonte për shumë dhe se së fundi dhe pse me 4 deputetë modestë, është epiqendra e fatit të krijimit të qeverisë së ardhshme.  Lind pyetja, ccfarë treguan këto zgjedhje?

-Së pari se kodi elektoral i zgjedhur, ai i tipit spanjoll ishte më i paparështshmi për Shqipërinë tonë të vogël dhe me demokraci ende të brishtë.

-Se dhe pse e majta mori më shumë vota ashtu si në vitin 2005, qeverinë dhe deputetë më të shumtë i fitoi e djathta.

-Se pushtetit të jep privilegjin të jesh më komod në zgjedhje, me përkrhaje më të madhe nga biznesi dhe me mundësi propogandistike më të madhe.

-Se pati progres në raport me të gjitha zgjedhjet e mëparshme, por ende klasa politike shqiptare, vuan nga sindroma e etjes për pushtet dhe e mos daljes përtej kësaj sindrome, për ccështje më madhore, apo për interesat e përgjithshme të vendit, popullit.

-Se ende disa politikanë të vjetër dhe pse nuk kanë shfaqur ide. nuk duan të shkëputen nga poltronet e deputetllëkut, diuke bërë ekspertin dhe duke dhënë ide që nuk kanë mbirë si farë.

.-Se në politikë u futën të rinj jo për nga bindjet, aftësitë, idealet, kontributet, por vetëm se kanë njohje personale, tarafe me drejtuesit e partive.

-Se vota ende nuk mund të quhet plotësisht e shenjtë , dhe njerëz të veshur me pushtet mendojne se mund të tentohet të luhet me të.

-Se PS, u tregua euforike dhe nuk përfitoi si duhet nga dobësitë e qeverisjes dhe se specialistët e saj nuk e njihnin mirë realitetin.

-Se në Shqipëri, njerëzit të ardhmen e tyre , fatin e familjeve të tyre e kanë varur tek politika dhe jo tek aftësitë individuale, inisiativa e lirë.

–Se militantizmi në vend të venitet po merr përmasat e nje vullkani.

Pas këtyre zgjedhjeve, sa halle kanë shqiptarët? Ose më mirë, sa kilometra vargon shumatorja e halleve tona? Për më pak, cilat janë hallet tona të përditshme pas atyre harxhimeve marramendëse për fushatën zgjedhore?

Nuk ka ndonjë filozofi të veccantë për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. Një vëzhgues empirik i evidenton shpejt dertet e shqiptarëve me një të parë në rrugë. Ato më së paku e kanë emrin, politikë e egër dhe gënjeshtare, papunësi, varfëri, bukë me listë, ekonomi shtëpiake me xhepa të grisur, ecje pa drejtim, mungesë drite, uji, banese, shëndetsie, dhe arsim në udhëkryq. Pse ccalojmë ne të vjetrit e evropës (këtë e themi me krenari, për të tjerat padashur ulim kokën), kaq shumë në kondicionet minimale të jetesës kur ccdo ditë e më shumë flasim për standarte europiane.  Përgjigjen më të mirë e dhanë këto zgjedhje…që dhe pse thonë kanë mbaruar….???!! Ai që ka humbur është populli. Ndërsa PD mori një fitore si e Pirros. Fitore me shumë humbje.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora