E enjte, 25.04.2024, 11:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Ekrem Ajruli: Cikël poezishë nga përmbledhja "Rroftë e qoftë Lolestani"

E marte, 07.07.2009, 06:55 PM


Ekrem Ajruli, Tetovë?

Cikël poezishë nga përmbledhja e dytë "Rroftë e qoftë Lolestani"

Orë letrare me shtatë bullgare

Ditën rrugëve brohorasim
Për ideale kombëtare
N'mbrëmje në bordelle
Organizojmë karnevale
Të barnatorja skaj pazarit
Farmacisti për barna
Të ofron dy rasa varri
N'Amadeus s'dëgjohet
Muzikë
Në vend të artit
Për brekët shitet llastik
Më tej në bodrum
Dy poet dhe shtatë bullgare
Mbanë një orë letrare
Skënderbeu nuk e pa
Varnën kurrë
Stërtnipat ia plotësuan
Amanetin
Varnën e sollën këtu

Këpurdhat

Kur vjen behari
E ik veriu
Patriotët mbinë
Kudo
Si këpurdhat
Pas shiu
Lëshohen
Drejtë binës
Si berrat në krypë
Me referate të zjarta
Fare pa përtypë
Mulatalemi i tubuar
U brohoret n'huti
Shpëtimtarëve të vet
Politikanëve të ri
Rradhitur në binë
Të lart si lisat
Patriotët ballëndritur
Janë vetë narcisat

REZIL QIBAR AGA

Sa të paska hije
Kollarja me lule
N’postinsadaka
Këmbëkryq kur u ule
Seç paske lindur
Me yll në ballë
Për të zezat tua
Nuk skuqesh vallë
Kurrë jetën se dashte
Me djersë të ballit
Gjithëmon të pëlqenë
E mizës së kalit


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora