E shtune, 20.04.2024, 12:07 PM (GMT+1)

Mendime

Justina Pali: Një këshillë njerëzore për Autorin e shkrimit “Letër e dërguar KPGJP-së”

E hene, 06.07.2009, 07:52 PM


DREAGIM-I
 
Një këshillë njerëzore për Autorin e shkrimit  “Letër e dërguar KPGJP-së”:
 
Lexoni këto dy shkrime  në internet nga motra e vëllezërve Maqedonci
 
    - Një nga ditët e fëmijërisë s'ime - Tregim! (1982-te)...
    - Vizitë Nenës nga burgu pas dy viteve...
 
Makfire (Maqedonci) Canolli - U.S.A
_________________________________________________________________________
 
Nga Justina Pali, Kanada
 
    Pasi e lexova shkrimin: “Letër e dërguar KPGJP-së” hapa interneti të shoh se kush ishte Autori i këti shkrimi, kush ishin ata emra që përmendeshin aty  dhe kush ishte  ky Rexhep Maqedonci ndaj të cilit bëhej një akuzë kaq e rënd, derisa edhe vet kishte qenë i burgosur politik. Aty gjeta shumë shkrime dhe veçova dy shkrime të motrës së ti që i përshkruante vuajtjet e familjes Maqedonci pas burgosjes së vëllezërve të vet. Këto tregime të trishtueshme i krahasova me këtë shkrimë dhe i krahasova vuajtjet e këtyre dy njerëzve dhe të këtyre dy familjeve.
 
    Erdha në konstatim se UDB  ku me dite se sa kësi skenarësh ka inskenua  që ato të shpërthejnë si minat e kurdisura dhjetar vite me vonë  mes shqiptarëve, mes familjeve, mes fiseve e mes krahinave shqiptare. Ja njërën nga këto mina po e shohim në këtë shkrim. I lexova  edhe tëra shkrimet tjera dhe erdha në përfundime interesante të cilat do t´i zbërthej në këtë shkrim timin.
 
Në shkrimin: “Letër e dërguar KPGJP-së”, me të drejtë kërkohet të ndërpritet praktika e rikthimit në institucionet e Republikës së Kosovës të strukturave politike,  gjyqësore e policore të ish regjimit jugosllav titist-hoxhist-bakallist që kanë vepruar kundër realizimit të Republikës së Kosovës. Ja edhe tani nga ato struktura të  ish LKJ në gjykata, kërkohet kthimi i ligjeve të  UNMIK-ut, sepse kjo do të thotë   kthim i sërishëm në fuqi i  ligjeve serbe që i ka zbatuar UNMIK-u, si edhe vet sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën, si pas Rezolutës 1244.
 
 Mirëpo  doli se  kjo ishte vetëm një mbulesë dhe se fjala ishte për një temë tjetër, ku pa të drejtë ngritët një akuzë e rrejshme me motive të ulëta të urrejtjes dhe të hakmarrjes personale ndaj Rexhep Maqedoncit i cili  me gjithë vëllezër e shokë ishte viktimë e po ati regjimi. Sepse ata  ishin ndër  bartësit kryesor të organizmin të  kërkesës për Republikën e Kosovës në vitin 1981, për çka ai vet u dënua me 14 vite burg, vëllai i ti Osman Mqedonci me 5 vite burg, vëllai tjetër i ti  me 6 vjet burg dhe një kushëri me 1 vjet burg.  Pos tyre  edhe rreth 150 shokë e shoqe të organizatës ilegale  ku ai ka veprua u dënuan me disa qindra vite burg pas vitit 1981. Këta njerëz të gjithë kanë pas familje kur janë burgosur dhe ato familje kanë vuajtur barabar me të gjitha familjet e të burgosurve tjerë  politik në ish Jugosllavi në kohë e regjimit të diktaturës neostaliniste titiste.
 
Është e vërtetë se  në kohën kur Rexhep Maqedonci u burgos ishte duke punuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme, dhe njëkohësisht ishte në udhëheqjen e një organizate ilegale. Shihet se nga ana e kësaj organizate  ati, qysh më herët,  i janë  ngarkuar detyra  të natyrës të kundërzbulimit për mbrojtjen e  organizatës së vet, të cilat i ka krye me sukses, deri sa është zbuluar e burgosur. Për këto punë që ai i ka kryer si detyra në interes të ilegales në prapave të armikut, nga shokët e vet ai ka mirënjohje,  dhe se përkundrejt të përpjekjeve dashakeqëse të dikujt  kjo veprimtari nuk mundet të përdoret si argument kundër ti.
 
Në shkrimin: “Letër e dërguar KPGJP”-së, Rexhep Maqedonci akuzohet se si ai gjoja se : “gjatë hetuesisë, por edhe më vonë gjatë qëndrimit në burg, ...bashkëpunoi intensivisht me UDB-ën dhe KOS-in...”.  Shtrohet pyetja se a ka logjik që një njeri që mund të jetoj në liri, në luks si nëpunës, të shkoi në çeli  burgu për tu bërë bashkëpunëtor i UDB  e i KOS. Dhe natyrisht  se shtrohet pyetja tjetër se çka ka pas me bashkëpunua brenda burgjeve ndaj atyre që regjimi ka marr vendim të i burgos  ose ndaj atyre  që vetëm janë zbuluar dhe  kur puna rreth tyre është kryer me hetimet, që kanë quar në burgosjen e  dënimin e tyre?!  Nga ajo kohë e këtej  nga ana e regjimit janë dënuar me dhjetëra oficer policie e  oficer ushtrie që kanë qenë shqiptar, për veprimtari ilegale, dhe edhe ndaj  të gjithë atyre ka mundësi të hedhen këso akuzash.
 
Është e vërtetë se sikur edhe shumë gjykime tjera të asaj kohe edhe gjykimi në fjalë ka qenë fund e krye  një gjykim i montuar politikë me akuza të rrejshme nga ana e pushtetit të LKJ. Dihet se Gjykatat, UDB-a, Milicia, dhe mjetet e propagandës dhe gazetaret e ati regjimi e kanë zbatua ketë skenar si shërbëtor të regjimit titist.
 
    Por habit fakti se në këtë shkrim nuk ka as një akuzë ndaj regjimit serb  të Beogradit dhe ndaj pushtetit të LKJ apo ndaj strukturave  udhëheqëse të asaj kohe në Kosovë e që ishin urdhërdhënësit për zbatimin e ati terrori shtetëror gjyqësor e policor, viktimë e të cilit ishin edhe vet autori edhe i akuzuari. Prandaj para autorit, në vazhdim do të shtrohen disa pyetje: Përse i kurseni  udhëheqjen e LKJ që ka qenë urdhërdhënësit për zbatimin e ati terrori shtetëror  si dhe emrat e tyre inspektorëve të UDB-ës që juve ju kanë torturuar gjatë hetimeve për të e pranuar veprën që nuk e keni bërë, ndërsa  ju kujtohet emri i një viktime që është torturuar si ju,  për te detyruar të dëshmon rrejshëm se: “...keni pas të bëni me aktivitete patriotike...”. Ndërsa ju tani e akuzoni rrejshëm atë për “...bashkëpunëtor të UDB e KOS...”, pa ju detyrua kush të e bëni këtë?
 
Kjo akuzë ndaj R.M. e tërheq pas vete dënimin kapital me jetë, sepse ju e akuzoni  për tradhti ndaj kombit! Ju u dënuat pa faj me burg, ndërsa ndaj ti kërkoni dënimin kapital. As kush nuk mund të e mohon  dëshminë e ti  të rrejshme të imponuar me dhunë por as kush nuk mundet që atë ta përdor për një akuzë tjetër të rrejshme shumë  më të rëndë, me motive  për hakmarrje. Hakmarrja duhet drejtuar ndaj Serbisë sepse ajo është shkaktarja  kryesore e këtyre fatkeqësive, e jo shqiptarët. Çfarë trimërie është kjo harresë e kriminelëve dhe kjo hakmarrja ndaj viktimave që ishin viktimë pa faj,  si ju vet?!
 
 Autori e din edhe vete se regjimi serb do të e dënonte atë edhe pa  këtë dëshmi të  rrejshme  të R.M. dhe kjo dëshmi e dhunshme ishte më shumë  e drejtuar ndaj vet dëshmitarit se sa ndaj viktimës, sepse kishte për qëllim komprimitimin e ti. Ndërsa qëllim kryesor politikë i LKJ dhe UDB  ishin komprimitimi i Lëvizjes për Republikën e Kosovës, shuarjen e saj dhe nxitjen  përçarjeve mes shqiptarëve, me afat të gjatë përmes te kësi lloj skenarësh. Tani këto skenarë që i ka sajua UDB po i shohim  duke u realizuar përmes këtyre veprimeve konkrete. Dhe me të drejtë shtrohet pyetja pse duhet shqiptarët të lejojnë të instrumentalizohen kësi soji dhe në këtë shkallë?
 
Në ketë procese të montuar gjyqësor ka pas edhe disa dëshmitar të tjerë të rrejshme dhe apostrofimi i dy dëshmitarëve që kanë qenë edhe vet në burg për vepra të ndryshme që nuk mund të barazohen e nivelizohen, nuk ka se si të mos shtron pyetjen se kush ishin ata dëshmitar tjerë, çfarë ishte roli i tyre dhe pse ata amnistohen dhe me ketë mbrohen nga përgjegjësia e tyre për dëshmi të rrejshme po në këtë proces, e që ata i kanë bë pa u përdor dhuna ndaj tyre.
 
Shihet se në këtë shkrim ballafaqohen dy akuza të rrejshme të bëra në kushte krejtësisht të ndryshme. Fakt është se Rexhep Mqedonci u detyrua nga UDB-ea me përdorimin e dhunës dhe të kërcënimit me jetën e tre vëllezërve që të dëshmoi  rrejshëm për pjesëmarrjen e të akuzuarit në aktivitete patriotike. Këtë se  ishte detyrua me dhune të dëshmoi ai e tha hapur para gjyqit  gjatë gjykimit. Ky fakt nuk mund të heshtet sepse ai ka mundur të mos e thotë këtë nëse e ka dashur  vet dënimin e juaj.
 
 Duhet secili të mendoj se si do të vepronte në ato kushte kur kërcënoheshin jetët e tre vëllezërve dhe burgosja e një njeriut dhe dënimi i ti me burg nga ana e regjimit.  Megjithatë parimisht dëshmia e rrejshme nuk mundet të justifikohet dhe të arsyetohet që nuk është faj edhe kur ajo detyrohet me dhunë. Por ajo nuk mundet  klasifikohet  në një akuzë për një faj tjetër që nuk ka ndodh. Por duhet të trajtohet në dimensione reale dhe të falet kur kjo është bëtë kundër dëshirës e  me detyrim dhe përmes të dhunës nga faktorët tjerë. Me gjasa se autori  me vetëdije apo pa te e ka vu shenjen e barazisë mes dëshmisë së rrejshme të imponuar me dhunë dhe bashkëpunimin  vullnetar me armikun.
 
Ai sikur harron se ata që bashkëpunonin vullnetarisht me armikun pas 1981 merrnin rroga të majme e gëzonin privilegje të mëdha, bënin karrierë, merrnin tituj shkencor, ndërtonin pallate e bënin pushime luksoze në plazhet e shtrenjta  e qejfe  tjera, ndërsa ata që sa do pak ishin të dyshimtë shkonin nëpër burgje dhe dënoheshin me procese të montuara politike, si  vet rasti  i juaj konkret. Veprimet e regjimit titist ishin  praktikë  e trashëguar qysh nga shkolla e vjetër  neostaliniste kur kundërshtarët, pra njerëzit që nuk ju pëlqenin nuk zgjidheshin mjete të njolloseshin, tëluftoheshin, të burgoseshin dhe dënoheshin me dënime kapitale deri me vdekje  me akuza të rrejshme. Si duket kjo shkollë neostaliniste ka lan gjurmët e veta në tërë atë gjeneratë dhe se kjo histori e të kaluarës po na përsëritet sërish.
 
Tani viktima e ati gjykimi të montuar neostalinist,  me vullnetin e vet pa e detyrua kush akuzon rrejshëm Rexhep Maqedoncin: se “gjatë hetuesisë, por edhe më vonë gjatë qëndrimit në burg, ...bashkëpunoi intensivisht me UDB-ën dhe KOS-in...”. Del pyetja kah i erdhën autorit këto informacione të besueshme që mbahen nën drynin e sekretit  të ati  shërbimi sekret shtetëror në Beograd?  Apo janë ato informacione të shpikura?  Pse e bënë vetën të dyshimt me këto sajime autori? Kjo akuzë paushallë nuk argumentohet me as një dëshmi, dhe nuk ka as se si të dëshmohet sepse nuk është e vërtetë. Sepse nuk ekzistojnë viktimat e pasojat e as  dëshmitë tyre që do të ngarkonin të akuzuarin me një përgjegjësi të tillë. Si ka mundësi një viktimë e neostalinizmit titist të vepron nga po ato pozita dhe të akuzon për tradhti një njeri të cilin e di se edhe vete ka qenë viktimë, dhe të cilin personalisht  fare pak e njehë? Sepse fjala është për njerëz nga viset e ndryshme të Kosovës.  E, ai ka mundur ti tradhtoi vetëm njerëzit me të cilët ka qenë vet  në të njëjtën organizatë ilegale, por  kurrë as kush nga shokët e vet nuk e ka akuzua për tradhti. Me të tjerët nuk ka pas kur far bashkëpunimi  ilegal, e me këtë as se si të vinte  te informacionet relevante me cilat  do ti denonconte  te regjimi.  
 
Jeni vetë dëshmitar se në Kosovë janë fal gjaqet edhe ndaj atyre që kanë vrarë njerëz dhe këto krime  i kanë bërë për mendje të madhe. Dhe tani duket e pa kuptueshme që hakmarrja të drejtohet ndaj atyre që me dhunë janë detyrua të bëjnë veprime që  i kanë bërë kundër dëshirës se vet dhe kundër interesave të veta. A dëshmon kjo mençuri e pjekuri të autorit që tani edhe gjeneratave të reja të ju  hapen këto tema të cilat ata mund ti sjellin në rreziqe të pa nevojshme mes veti?!  Unë them se jo, sepse përgjegjësia është e juaja po që se ju nxisini fërkime të tilla. Sepse duhet ditë se  askush nuk lejon që familja e ti që ka plagë të rënda nga lufta kudër ati regjimi, tani të akuzohet se ka bashkëpunua me atë regjim dhe  të merret  kështu në mënyrë të pa përgjegjshme nëpër gojë dhe  nëpër këmbë. Provoni të mendoni se si do të ju duket juve nëse dikush ju drejton po këto akuza të rrejshme pas tërave që i keni përjetuar?
 
Këshilli i im njerëzor është: Leni të rinjtë larg këtyre gjerave sepse ata kanë pas një fëmijëri shumë të vështirë. Mos ju hapni plagë të reja akoma pa ju mbyll mirë ato të vjetrat. Drejtone dhimbjen  e urrejtjen e juaj ndaj armikut sllav e shndërroni atë në forcë kundër ti e jo kundër shqiptarëve që kanë qenë viktima si ju vet.
 
Është kuptueshme se autori i këti shkrimi dhe familja e ti kanë kaluar nëpër ferrin e regjimit jugosllav që e ka montua këtë  proces gjyqësor,  dhe ata mund të kuptojnë ma mirë se të tjerët  këto dhimbje  e atyre plagëve të kësaj motre që i përshkruan dhimbjet e familjes së vet.  Prandaj, mos i hapni plagët – as ato  tujat e as të huajat - ju lutem! Kosova është plot plagë që i ka hap serbi. Mos i ngacmoni ato, se dhimbja nuk mundet me qenë e një anshme! Fjala do e nxjerr fjalën dhe ku me ditë se ku munden të shkoj gjërat. Prandaj i lus të gjitha palët ti ndalni fjalët. Kjo  thirrje vlen  edhe për të gjitha rastet, që pa menduar, për pasojat nxisin kësi përçarjesh që dikur moti ua ka bërë skenarin Serbia !
 
 Ju lutëm uluni si burrat dhe zgjatni dorën e pajtimit mes veti, që të dështoi skenari serb i mbjell në atë proces të montuar gjyqësor ndaj të dy juve, që të ju armiqësoi për jetë. Falja e pajtimi është trimëri e burrëri. Apeloj që pajtimi e bashkimi të bëhet në tëra këso raste mes shqiptarëve, ashtu si   janë fal  gjaqet  në kohën e Anton Qetës! Me kuvend ose me zemër. Lironi veten e fëmijë e juaj dhe  viktimat e fëmijën e tjerëve nga ky ankth me rrënjë në Serbi. Armiqtë e kundërshtarët e juaj mezi presin këso lajmesh kobzeza për juve e për fëmijët e juaj, dhe si shpirtzinj që janë, ato me shumë gëzim i trumbetojnë gjithandej nëpër faqet e internetit, por kur atyre ju dërgohen shkrime me porosi kundër përçarjeve dhe për bashkim mes shqiptarëve, ata ato shkrime nuk i botojnë.
 
Nga informacionet  në internet, për ju, unë erdha në një përfundim se ju jeni një njeri shumë i mire dhe nga një familje shumë e madhe që ka bërë shumë për atdheun.  Dëshiroj që të është dhe të mbetet kështu.  Prandaj, nuk kam as më të voglin dyshim se nga kjo lajthitje në të cilën keni ardhur pa fajin e juaj, ju do të dilni faqebardhë. Kërkoj falje për ashpërsinë e këtyre pyetjeve, por doja ta dini se ju keni dhanë shkas që të hapen shumë dilema. E kuptoj dhimbjen qe ju ka shkaktuar juve si njeri dhe si familje, pa fajin e juaj kjo ngjarje. Por ju e dini se sa njerëz e sa familje të pafajshme  morri lufta dhe se Serbia është fajtore kryesore për tragjeditë shqiptare, e pastaj veglat e viktimat e saj, dhe se nuk duhet të akuzohemi mes veti, ne populli,  që ishim viktima të ati regjimi.
 
Besoj shumë se   këtu nuk ka  qëllime të errëta, por se është fjala vetëm një konstrukt i cili për motiv ka hakmarrjen personale ndaj një personi, pa menduar për pasojat për familjen e ti e për familjen e juaj. Besoj se ndaj mendimin edhe me të tjerët se kjo Akuzë do të duhej të ishte e drejtuar ndaj njerëzve të ati regjimi për pasojat që i shkaktuan ndaj juve dhe ndaj ti  personalisht dhe  së e bashku me ju edhe familjes së juve, e jo  ajo të drejtohet ndaj një viktime që e ka pas të nijetin fat, si të gjithë të burgosurit tjerë politik të ati regjimi.
 
Duhet ta dini se, pos dimensionit personal,  Akuza si e tillë është shumë e rëndë sepse synon që të e bien në dyshim një pjesë të  fillimit të proceseve historike që sollën shkatërrimin e ish Jugosllavisë dhe që sollën deri te krijimi i Republikës së Kosovës.
 
Pastaj vjen pyetja tjetër:  mos është kjo përpjekje që të hidhet dyshimi mbi tërë lëvizjen për Republikën e Kosovës  dhe ndaj të gjitha viktimat e ati regjimi që ishin në burgjet jugosllave se ndoshta edhe ata kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-ës?!  Kjo qon kah akuza bajate  me cilat  përcilleshin e sulmoheshin demonstratat e 1981 me kërkesën për Republikën e Kosovës  “se ato i ka iniciua  e organizua Serbia  ose agjentura tjera të huaja”, që i bënte  Mahmut Baklalli  e bakallistët tjerë për të  arsyetuar tradhtinë e vet.  Nga kjo shkollë bakalliste, batalliste e bajatiste, nga e cila vinin  këto akuza, atëherë u përcjell  e u sulmua lëvizja për Republikën e Kosovës, dje u përcillej  e u sulmua UÇK dhe sot me po ato akuza po përcjellin e po sulmohet  edhe Lëvizjen Vetëvendosje!? Nuk besoj se ju keni dëshirë të identifikoheni me këto kategori që vazhdimisht ishin e  janë kundër lëvizjes së rezistencës të popullit të vet ndaj regjimeve  të huaja.
 
Prandaj, mbrojtja parimore  e Rexhep Maqedoncit, është mbrojtje e pavarësisë së Republikën e Kosovës, sepse sulmi drejtohet kundër epopesë të lavdishme të vitit 1981 ku Rexhep Maqedonci e kishte rolin e vet. Atë rol që e dëshmojnë shokët e vet dhe që po e dëshmojnë dokumentet historike. Ky shkrim ka të bëjë vetëm me atë kohë kur është zhvilluar kjo ngjarje dhe kjo nuk ka të bëjë me periudhat tjera kohore as me qëndrimet e sjelljet e ti   të më vonshme e aktuale për çka nuk jam në dijeni, por që dëshiroj të jenë korrekte si e kuluarja e ti. E tërë kjo është më tepër  mbrojtje e parimeve se sa  mbrojtje të individit. Por, edhe mbrojtje e individit!  Të jeni i sigurt se po të ndodh të banë Rexhep Maqedonci apo kush do qoftë tjetër ndonjë  akuzë të tillë ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë,  nuk do ta kursej  aspak nga  kritika  dhe nga përgjegjësia e vet. Duhet të e dijë gjithsecili se ka përfundua ajo koha rankoviqiane kur dikush nga urrejtja personale e drejtonte gishtin tjetrit  me akuzë se ky është "udbash" dhe të tjerët i besonin si delet.
 
E lëmë që mbrojtjen e ti  të e bëjnë këto faktet nga këto kujtime të motrës së ti,  që në vitin 1981 ishte  vetëm 11-12 vjeçare! Mendoni se edhe fëmija e juaj kanë kaluar po këto vuajtje që i kanë kaluar  shumica e familjeve  në Kosovë. Nuk është punë e mençur që ju  sot i nxiti ata fëmijë  mes vetie, sepse ata e  kanë merituar që të duhen mes veti dhe të e urrejnë armikun e përbashkët nga Karpatet që ishte shkaktari i vërtet i vuajtjeve të një popull, fatin e të cilit e ndatë edhe ju bashkë me të tjerët  në disa gjenerata.
 
Pos tjerash çështja shqiptare, përderisa u copëtua e po copëtohet kështu,  akoma gjendet në një gjendje vullkani nga e cili  nuk ka me pas  qetësi as Evropa e as Ballkani. Kështu që ata që i duan të mirën kombit e atdheut dhe fëmijëve e pasardhësve të vet duhet të e kanë mendjen aty e jo të merremi  me vetveten.


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora