E shtune, 20.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Mendime

Frrok Cupi: Keta nuk do te ishin

E hene, 06.07.2009, 06:40 PM


Keta nuk do te ishin

Nga Frrok Cupi

Bota jone politike, pardje ne nje moment doli nga vetja dhe hyri ne fushen e vizioneve optike. Balle per balle nuk u ndodhen me grupimet politike, por dy kategori qeniesh: Ata qe jane dhe ata qe nuk ekzistojne per palen e pare. Partia Demokratike, si parti fitimtare ne zgjedhjet e 28 Qershorit, ftoi publikisht Levizjen Socialiste per Integrim ne nje koalicion per formimin e qeverise se re. Levizja Socialiste per Integrim pranoi ftesen; te dy hapen rrugen per negociatat. Keta jane ata qe "nuk ekzistojne". Pasdite vone, u shfaq kryetari i PS, ne nje deklarate "per tradhti". Ky eshte njeriu qe kishte bere magjine e zhdukjes se dy te pareve.

Keshtu u zhvillua fushata e fundit zgjedhore, mes te qeneve dhe te paqeneve:

Cili do te ishte? Ketu me duhet te perdor minimumin e fjales per pergjigjen. Ai qe do te ishte, vetem kryetari i PS me nje grusht njerezish rrotull. Askush tjeter.

Cilet nuk do te ishin?

Nuk do te ishte kryetari i Partise Demokratike dhe kryeminister, Sali Berisha. Ky do te humbte zgjedhjet dhe do te degdisej "ne Tropojen tende", sic e pat udhezuar kryetari socialist. Humbja ishte e sigurt, sipas kryetarit socialist, dhe qe ne ate moment do te fillonte historia e re. Ne historine e re nuk kishte me vend per Berishen, sepse ky ishte nje "plak", sipas Rames dhe nuk kishte ekzistuar gjate 18 vjeteve... Ky ishte i zhdukuri i pare.

I dyti ishte Fatos Nano. Lideri socialist, i konsideruar historik, ish kryeminister dhe kryetar i Partise Socialiste, sipas kryetarit aktual "nuk ekziston". Qe nga dita kur zoti Nano, kryeminister, e kishte marre Ramen nga jeta e emigrantit per ne karrigen e ministrit, nisi intriga e te ardhurit per te kapur postin e padronit te vet. Emigranti i ardhur minister kapi kreun dhe beri me te zezen per te zhdukur ate qe e solli. Me ne fund, Fatos Nanon e zhduku edhe nga lista e kandidateve per deputet ne partine e tij.

I treti, nuk do te ekzistonte me Ilir Meta i LSI. Me qellimin per te eliminuar kete grupim politik, kryetari socialist tundi dheun dhe gjeti nje kod elektoral ne Spanje, i kerkoi kryeministrit qe te aplikohet ky ligj, dhe e arriti. Maxhoranca pranoi kodin e propozuar nga opozita socialiste, e cila synonte zhdukjen e nje partie tjeter te majte LSI. Sipas Kodit elektoral te stilit spanjoll, LSI nuk mund te ngrinte koken ne zgjedhje. Bashke me te u eliminuan disa parti te tjera te vogla, por pa shume rendesi.

Do te ishin eliminuar grupime te medha njerezore. Te gjitha ata qe do te etiketoheshin "politike e vjeter" prej kryetarit te PS, do te eliminoheshin. Si? Duke mbetur i vetem, pronar i gjithckaje - sipas mendimit te tij, fantazia e eliminimit mund te shkonte shume larg ne tragjizem. Ideja e keqe se per 18 vjet "nuk kishte asgje te mire" nisi te kuptohet si mohim i secili per vetveten. Vota kunder PS-se ne zgjedhjet e fundit lexohet si nje kerkese per identifikim dhe per ekzistencen e individit.

...Tani ne fushe ndodhen ata qe "nuk do te ishin". Kjo ka krijuar nje gjendje psikike te rende, sidomos per kryetarin e PS-se. Cilet ekzistojne, ata apo une? Here pas here kapet ne tikun e dyshimit per veten, here rreshqet gishtin te hundet, here i bie me grusht tavolines... sikur kerkon te pickohet se nuk eshte ne enderr.

Hija e qeverise se re, pas zgjedhjeve te se Dieles, u shfaq dje ne nje aleance mes Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. PD eshte parti e qendres se djathte, ndersa LSI eshte parti e spektrit te majte. Edhe brenda per brenda radheve te te njejtit lloj, kishte njerez qe nuk e shikonin koalicionin. "Eshte i pamundur", thane fanatiket, qe nuk mund te mendojne se qeverite ne pluralizem ndertohen edhe "mes armiqsh".

Diversioni mes asaj qe eshte dhe asaj qe dikush thote se nuk ekziston, vazhdon te zgjeroje rrethin e vet. Qeveria e re e kompozuar mes partise kryesore te Djathte dhe nje partie te spektrit te majte, eshte e para ne sistemin demokratik te vendit tone. Eksperienca e kaluar mes PD dhe PAA, nuk mund te krahasohet me kete. Pas kesaj do te jete me e lehte te kompozohen politika te ngjyrave te ndryshme ne nje spekter te perbashket qeverises; edhe parcelizimi i nevojshem per shoqerite plurale do te marre vleren e vertete. Per te arritur deri ne nje qeveri te re, te kerkuar sa me shpejt nga faktoret jetike te vendit, do te thjeshtesohen disa procedura qe mund ta kishin marre kohen zvarre: Do te thjeshtezohet ideja se kemi apo nuk kemi qeveri (ja ku e kemi), do te thjeshtezohet emocioni i socialisteve te humbur ne zgjedhje dhe do ta pranojne me lehtesisht; do te kete fasilitet ne numerimin e votave qe kane mbetur ne disa kuti te fundit... Te gjitha ekzistojne, por disa nuk ekzistojne per shkak se dikush mendon se "tjetrin e bej te paekzistueshem".


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora