E enjte, 25.04.2024, 11:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin

E hene, 06.07.2009, 06:48 PM


Flet “Artisti i Popullit”, regjisori dhe autori i dramës “Flakë për flakë” Lazër Filipi

Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin

Nga Albert Zholi

Lazër Filipi tashmë po përgatitet për një rol të ri, atë të Ukshinit në dramën “Flakë për flakë”. Por njëkohësisht ai është dhe vetë autori i dramës. Një dramë intersante që flet për Kosovën heroike, Kosovën martire, për atë Kosovë që pak ditë më parë i festuam një vjetorin e Pavarsisë. Si figurë qëndore drama do të ketë Adem Jasharin, heroin legjendar për të cilin Lazër Filipi ka një ndjesi të veccantë, një dashuri të pakufishme për vetë aktin e tij heroik tashmë të kthyer në legjendë para kohe (ngjarjet në fakt kthehen në legjenda pas disa shekujsh). Këtë dramë ai po e përgatit me trupën e Kompanisë teatrore  “Tirana”.

Përse po përgatitet tashmë Lazër Filipi?

Shumë shpejt mendoj të vë në skenë dramën  “Flakë për flakë” një dramë që flet për Kosovën, për dashurinë e tyre për trojet, për vendin, për njeriun e zemrës, për dashurinë e Adem Jasharit për atdheun e tij Është një dramë që jam i bindur se do ketë sukses. Kur flitet për Kosovën ccdo kush e ka parsysh se ccfarë lufte është bërë për të arritur deri tek pavarsia. Sa djem të rinj kanë humbur jetën. Sa fise të tëra si Jasharajt janë zhdukur duke hyrë në histori si mite  duke ja kaluar arsyes njerëzore mendimin se ccfarë mund të bëhet në emër të lirisë.

Dramën e  keni shkruar vetë?

-E kam shkruar në vitin 1999, “Flakë për flakë” titullohet,  por atëherë nuk arritëm ta vinim në skenë sepse unë e kam parë me një sy që shihte më larg se ato çaste duke menduar që dhe serbët që bënë masakra do e kuptojnë se ashtu si kanë lindë e janë rritë në territorin e Kosovës do të jetojnë bashkë me ta (një pjesë), kundër politikës shoviniste të makinës ushtarake serbe. Në atë kohë gjakrat ishin ndezur. Një lumë i madh gjaku shqiptarësh i ndante dy etnitë.

Ju pëlqejnë drama me mesazhe të forta dhe të qarta?

-Si drejtues i kësaj kompanie unë nuk vë në skenë drama që nuk kanë mesazhe positive, mesazhe paqeje, dashurie të ndërsjelltë. Më pëlqejnë dramat kombëtare sepse ne çështjet kombëtare i kishim të pazgjidhura dhe  këto ditë patëm fatin e madh të festonim dhe përvjetorin e parë të Pavarësisë.

Drama kombëtare  në Shqipëri këto kohët e fundit është zbehur apo qëndron ende në pozita të admirueshme?

- Dua të jem koshient në këtë pikë. Nuk është përkrahur shumë për arsye se regjizorët dhe  trupat teatrore kanë vrapuar më shumë pas dramave të huaja, mbas atyre komerciale, me pak veta, që ato pesë para që kanë mos i shpërndajnë. Duan drama që të mos paguajnë autorë, drama të huaja , të marra nga interneti ku skenat janë të gatshme. Kurse autorët shqiptarë shkruajnë veprën por nuk mund të bëjnë dhe regjizurën.

Mund të flasim më konkretisht për subjektin e kësaj drame?

-Në dramë flitet për Drenicën që mendohet se është shkatërruar krejt, ku shtëpitë janë djegur të gjitha dhe është shuar jeta mjerëzore me kucc e me macc. Në të vërtetë aty ka mbijetuar një flautiste e fshehur në njëbodrum nga e cila merr jetë drama. E gjejnë gjallë. Më pas inskenohet gjithë  ndodhia që përngjason me dramën e familjes Jashari, familje që u ngujua në kullë dhe nuk iu dorëzua armikut deri sa vdiq dhe fëmija i fundit. Por me paramilitarët serb ishte dhe një i ri që kish jetuar bashkë me shqiptarët. Ai thotë:”Unë mes tyre kam lindë, jam rrit e me to do të rroj sat ë kem frymën gjallë”. Tregon bashkëjetesën dhe integrimin e pakicës serbe me jetu në paqe.

Kush do e interpretojë këtë dramë?

A ka emra konkretë?

-Janë brenda dosjes time. Publik do të bëhen në momentin e caktuar. Eshtë një dramë e veccantë prandaj dhe dua të jetë brenda meje si skeret deri në ditën e përgatitjes përfundimtare.  Unë do të luajë gjyshin Ukshin.

Po Ministria e Kulturës a do ta financojë këtë dramë?

Ne bëmë kërkesën dhe preventivin, por fatkeqësisht nuk na dhanë asgjë. Nuk e di. Drama të tilla me figura historike duhet të jenë në qendër të vëmëndjes për sponsorizime. Kështu ndodh kudo.

Ju keni vënë në skenë para disa kohësh dhe dramën “Nënë Tereza”, ku sërishmi ishit regjisor, autor drame, aktor dhe producent..

Toka jonë ka nxjerrë personalitete botërore që ne duhet patjetër ti nxjerrim në dritë, në pah që janë shqipatrë. Nuk shikoni ccfarë po bën bota? Mundohet për të na i rrëmbyer. Ne i kemi dhe i lëmë në heshtje.

Kush ju ka nxitur më shumë për fillimin e kësaj drame?

Papa Gjon Pali i dytë. Më 25 prill 1993, ai nga ballkoni i Arqipeshkvisë së Shkodrës, në mes të tjerash tha:

“Nuk mund të harroj të përshëndes një person shumë të thjeshtë që ndodhet midis nesh, Nënë Terezën e Kalkutës. Të gjithë e dinë nga është, nga është vendlindja e saj...Nënë Tereza edhe gjatë periudhës  që Shqipëria ishte e izoluar krejt, kjo fetare e përvuajtur, kjo shërbyese e vlefshme e të varfërve e solli emrin e tuaj në të gjithë botën. Shqipëria është gjithmonë krenare me Nënë Terëzën. Sot në emër të gjithë Kishës, të falënderon ty, Shqipëri e dashur, për këtë bijë të tokës tënde e të popullit tënd”. Ka vlerësim më të madh?

Sigurisht duke sjellë në skenë një figurë të tillë, ju ndoshta keni pasur parasysh dhe materiale të tjera që lartësojnë këtë figurë, pasi kështu bëhet më e besueshme?

Ja një vlerësim tjetër. Në vitin 2008, me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës, gazeta “The Daily Telegraph”, në bashkpunim me South African Airëays,, i ftuan lexuesit të votojnë 90 figurat më insiruese të gjitha fushave dhe kohrave në botë, të gjallë ose të vdekur, që kanë demostruar karaktersitikat kryesore të Mandelës: kurajë, dinjitet, humanizëm, këmbëngulje, falje, mirësi. Lexuesit zgjodhën Nënë Terezën që ka lindur në Shqipëri, me shumicë votash në krye të listës prej 90 personalitetesh, thotë gazeta, -si ikonën e tyre udhëheqëse dhe më të dashur të gjitha kohërave.

Si është pritur dhe ku mendoni ta jepni tjetër përvecc Tiranës?

-Drama e nënë Terezës është pritur shumë mirë. Pas Tiranës ne e dhamë në disa qytete dhe bashki kryesore të Kosovës. Pritja ishte e jashtzakonshme. Një pritje që vërtetë nuk e merrja me mend. Ne shkuam në kushtet e një financimi modest, por atë kënaqësi që këmi marrë me vete nuk mund ta pësrhkruaj. Kosova është e etur për dramaturgji, por sidomos ndaj figurave historike. Ata shprehin konsiderata për njerëz të tillë dhe sallat kanë qenë të mbushura plot.

Po pas Kosovës, ku do të shkoni?

Do shkojmë dhe në Maqedoni. Dhe aty besoj se do jemi po kaq të mirëpritur.

Është e vërtetë që jam i apasionuar pas dramës historike?

Po shumë. Shumë. Figurat historike janë pjesë e historisë së një kombi. Ata janë ngritur në piedestalin e pavdekësisë.

Regjisor
Bruno Shllaku
Lazer Filipi

Konsulent
Don Domenik

Në rolet kryesore

Nënë Tereza - Rozi Kostani

Nëna e Përgjithshme - Edi Luarasi

Motër Alberta  - Elida Janushi

Padre Krahinori - Lazër Filipi

At Eksemi - Sokol Angjeli

Nëna e Santoshit - Jetmira Dusha

Rita &Zhaklinë - Klodiana Katillari

Moër Subashini - Adriana Tolka

I sëmurë - Klodian Hoxha

Santoshi - Luis Bilali

Rishtarja - Iris Canaj


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora