E shtune, 20.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Alina Ahmeti

E diele, 05.07.2009, 12:50 PM


PRISHTINA

Unë kam lindur
Në Prishtinë
Ne shikim
E kam Gërminë

Aty afer
Kam shtepine
E kalova
Femijerine

Atje shkoj
Me shumë gëzim
Ta shijoj
Atë gjelbërim

Është rrënuar
Qyteti I vjetër
E ka marrë
Një pamje tjetër

Tani ai
Është bërë I ri
Që shkëlqen
Në Pavarësi


KONGRESI I MANASTIRIT 3

N ‘ Manastir

Shkëlqeu një dritë

Që aq shumë

E kishim  pritë

2

Alfabeti ynë

I shkruar

N’ Manastir

Ishte pranuar

3

100 vjet

Atëherë më pare

Mrekullia

Kishte ngjarë

4

Gjuha jonë

Aq e mire

N’ Manastir

Është përtrirë

5

Shkruhej bukur

Rrjedhimisht

N’ alfabetin

Latinisht


28 NËNTORI
 

NË atë ditë

Të lirisë

Lindi dielli

I Shqipërisë

2

Mbarë atdheu

Atë ditë festoi

Pavarësinë

Që e fitoi

3

Në atë vjeshtë

Në atë nëntor

Një Flamur

U ngrit në Vlorë

4

Për here t’ pare

Valoi në Krujë

Në Turqi

 Shkaktoi rrëmujë

5

Marigona

E qëndisi

Dhe fort bukur

E stolisi

6

I dha shpirt

 E  I dha jetë

Për një t’ ardhme

Të vërtetë

7

E uroi

Ismail Qemali

Ledhatime

Shumë I fali

8

Ai Flamur

Bëri jehonë

Në çdo vis

Të vendit tone

9

Është simboli

I lirisë

Në çdo cep

Të Ilirisë

10

Se Flamuri

Është atdhe

Adhurim

Për të gjithë ne


REVISTA’’ZOG MËNGJESI’’

 
Një revistë

E kemi ne

‘’Zog Mëngjesin’’

Plot hare.

2

E lexojmë

Me padurim

Me dëshirë

Dhe plot gëzim

3

‘’Zog Mëngjesi’’

Na ndihmon

Poezitë

Na I boton

4

Çdo botim

I tij I ri

Na dhuron

Ne dituri


Alina Ahmeti.
sh.f ''Elena Gjika''
klasa 7/3.
Prishtinë.


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora