E enjte, 25.04.2024, 09:14 AM (GMT+1)

Mendime

Telegram urimi nga KSH “ Verrat e Llukës” - Hamburg

E diele, 05.07.2009, 01:32 PM



I nderuari Z. Kryeministër Dr. Sali Berisha,

Të nderuar populli i Shqipërisë!

Në mërgimtarët  shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Presheva, Bujanoci, Tetova e Gostivari, nga Tuzi e Ulqini, që afrohemi dhe takohemi në Klubin Shqiptar “ Verrat e Llukës” në Hamburg (Gjermani), që nga e diela 28 qershor e gjer sot i kemi përcjellë zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe, çdo ngjarje që ka ndodhur që nga fillimi i votës së parë.
    Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të shqetësuar, jo nga frika se sovrani s´do t´ja jap besimin Partisë Demokratike dhe aleateve të saj, por ishim të shqetësuar nga deklarimet ogurzeza, histerike dhe të pa matura të krerëve të Partisë Socialist. Megjithatë, populli shqiptar e kuptoj se kush është e mira e Shqipërisë, e mira dhe e ardhmja e gjithë kombit shqiptar, andaj si sovran i plotfuqishëm ai-populli, ua dha besimin ta udhëhiqni kombin tonë edhe për katër vitet e ardhshme. Ju me votën e sovranit-popullit, tashmë nuk jeni vetëm një udhërrëfyes i PD-së, dhe i “Aleanca e ndryshimi”, por jeni i gjithë kombit tonë. FITORJA E  PD-së, DHE E „ALEANCA E NDRYSHIMIT“ –ËSHTË FITORE E   GJITHË POPULIT SHQIPTARË, PRANDAJ URIMET TONA ME TE SINQERTA DHE TE DALURA NGA ZEMRAT TONA.

RROFTË POPULLI SHQIPTAR!

Me respekt, mërgimtarët shqiptarë pranë
KSH “ Verrat e Llukës”-Hamburg

(Kryetari; Haxhi Dervishaj, anëtaret; Rexh Ismajlaj, Miftar Tahirsylaj, Arif Molliqi, Musa Mazrekaj, Haki Lipaj, Brahim Geci, Adem Loshi, Shefqet Lipaj)


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora