Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Drenica : Vargje satirike - Humoristike

| E diele, 05.07.2009, 08:38 AM |


Agim Drenica
 
VARGJE SATIRIKE - HUMORISTIKE
 
KATUNDARËVE - "SHEHERLI"
 
Pesë hektarë n'katund i la tokë
- iku n'qytet bashkë me shokë.

çdo mëngjes shkon te furrtari
- arat n'katund i ka mbuluar bari.

Kur sheh çmimin e bukës qe ngritet
- fillon e shanë e përpelitët .

Shanë furrëtarin e qeverinë
qe me çmime i mbytën njerëzinë.

Por s' e di or katundar -
kënd duhet sharë me parë?!...
 

NINULLË BASHKËKOHORE
 
Nina nëna n'djep te lehtë
iu bëfsh nënës - deputet ,
me marrë para për lezet
ne Kuvend me shku me fjetë!
 
Nina nëna n'djep prej plepit
ti u bëfsh menaxher i KEK-ut,
menagjer që shetit me kerr
e Kosovën e lenë në terr.
 
Nina nëna erdhë pranvera
ti punosh ku dhënë tendera,
ku luan paraja sa herë çalet dera
e korrupcion ty te radhët era...!!!