E merkure, 24.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Mendime

Nora Gashi: Segment nga lufta speciale...

E diele, 05.07.2009, 10:55 AM


SEGMENT NGA LUFTA SPECIALE -
 
PSE  E LA PA GJUMË “SHPËTIMIN”
NJË SHKRIM I ZAKONSHËM?

Nga Nora Gashi
 
E lexova një reagim të pa zakonshëm në Forumin e Kosova.de në lidhje me një shkrim të A. P. në lidhje me një takim të veteranëve të ilegales të 1981. Pavarësisht se për ke bëhej fjalë aty, trajtimi i kësaj teme mbante erë të luftës speciale në formën e vet më kaliske e më ordinere të shkollave politike jugosllave të kohës së diktaturës titiste.   Prandaj u ktheva dhe e lexova edhe këtë shkrim të A.P. për të parë se ku, vërtetë është fjala. Për habinë time në shkrimin e A.P.  nuk gjeta as gjë të jashtëzakonshme që do të ishte shkak për një koment, i cili ishte dy fish më i gjatë se vet shkrimi i A.P.! Shihej se zotëri “Shpëtimin” e paska lënë pa gjumë ky takim. Por, nuk e kuptova pse “Shpëtimi” kërkonte me çdo kusht të “zbulon Amerikën” në atë shkrim, edhe pse në shkrimin e A. P. është  çdo gjë e qartë për atë që aty  thuhet. Aty flitej për disa veteran të ilegalitetit të para 1981 të një formacioni konkret  që ishin takuar aty dhe flitej se aty është bërë fjalë edhe  për thirrjen e një takimi më të gjerë të veteranëve të ilegales në një kohë të ardhme, ku do të ftoheshin ndoshta edhe ata emra për të cilët zotëri “Shpëtimi” nxjerrke “lotët e krokodilit”.  
 
Mendova pak edhe për ata emra  për të cilët flitej aty nga ana e zotëri “Shpëtimit”. Mund të them se, edhe pse jo të gjithë ata që i përmendi ai, por disa nga ata, janë me biografi të zbrazet patriotike sepse personalisht nuk kanë bërë ndonjë vepër konkrete patriotike edhe pse kanë qen vërtetë viktima të proceseve të montuara gjyqësore të kohës së diktaturës titiste. Ndërsa disa të tjerë, edhe pse kanë pas një të kaluar të ndritshme ilegale, atë e kanë njollosë dhe  devijua në karrierën e vet të më vonshme duke shkele hapur mbi programin e Lëvizjes dhe mbi Betimin e UÇK si dhe duke u ber vasal të diktaturës të  Ahtisarit.
 
 Ndoshta edhe vet “Shpëtimi” është njeri prej tyre për derisa  ua qan hallin vasalëve të Ahtisarit? Apo ndoshta “Shpëtimi” i ka mbetur merak që nuk është ftuar vet në këtë takim? “Shpëtimi dhe shpëtimit” tjerë duhet të kuptojnë se  në këtë takim morën   pjesë edhe  3 nga 5 themeluesit e LPK që ishin iniciatorët e bashkimit të organizatave ilegale me 17 shkurt 1982.  Nga realizimi programit të asaj lëvizje, aty ku ishin me kushtet që i kishin, ata nuk u shmangë asnjëherë, përkundej tëra opstrukcioneve e bllokadave që ju bëheshin nga fabrikat  që vazhdimisht prodhonin intriga e përçarje kudo ku mundeshin me qëllim që kjo lëvizje dhe kjo forcë të hidhet nga rrjedhat e luftës për liri. A mos është fjala edhe këtu te ky shkrim të zotëri “Shpëtimit” mu për këto motive. Çka e trazon e shqetëson kaq shumë një takim i veteranëve të ilegales të 1981, të këti formacioni këtë zotëri? Pse ata thonë se nuk janë të kënaqur me të arriturat personale e kolektive, pse deklarohen kundër përçarjeve sektare e krahinore dhe për abuzimet korruptive dhe veprimtarinë vasale, pse kërkon drejtësi  barazi  proporcionale e shoqërore e sociale  dhe humanitet e  kujdes ma të madh  ndaj popullit në fshatra e qytetet. Ose kur behet fjalë për një ndërrim të shëndosh gjeneratash në udhëheqje, apo kur   mbështesin rininë në kërkesë për vetëvendosje. Ose kur i bëjnë me dije edhe miqtë edhe armiqtë se ata nuk ndalen në rrugë drejtë realizimit të Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit. Këto qëndrime patriotike nuk mund të përkthehen në qëndrime politike. Ndërsa zotëri “Shpëtimi” përpiqet që ti arsyeton të gjitha dukurit negative aktuale të politikanëve të tillë dhe ti merr ata në mbrojtje. Ku e ka hallin zotëri “Shpëtimi” i cili nënshkruhet pa mbiemër?
 
Çka ka këtu kaq negative që ia prish gjumin zotëri “Shpëtimit” dhe detyroi atë të ven  në riprodhim fabrikë e intrigave të viteve te 80-90? Ndoshta zotëri “Shpëtimi”, ka menduar se ka shpëtuar nga puna e tyre patriotike, se ata më nuk ekzistojnë përderisa nuk dalin për ditë TV! Me vjen keçë por këta patriot kanë dëshmuar gjatë gjithë jetës të vet se nuk janë nga ata që ndalen apo që i ndërrojë fytyrat e flamujt si  pas nevojave personale, si disa të  tjerë, as nuk janë të prirë me qenë brenda  në çdo lloj pushteti. Ndoshta mu kjo e pengon zotëri “Shpetimin”.
 
Në atë shkrim të A.P. nuk kishte dhënë  as një shkak që ai takim të shihej si i rrezikshëm për as ke dhe për as gjë për veç për armiqët e Popullit ton. Prandaj është për tu habitur një satanizim i tillë i sajuar nga zotëri “Shpëtimi”. Aty nuk u përmend as iniciativa për formimin e as një partie politike apo diçka e ngjashme për të cilat “Shpëtimi” prodhon flluska sapuni me të cilat përpiqet të e ndot ambientin.  Por një shovinizëm i qartë shihet kur  me  tërë ata emra që ai i përdor aty përpiqet ti mobilizon të gjithë ata kundër A.P. dhe R.M dhe kundër formacionit të atëhershme ku kanë veprua ata para bashkimit në LPK. Donë të e mobilizon kundër tyre edhe UNMIK-un dhe EULEX-in por mundësisht edhe të gjithë shqiptarët. Kjo është një reprizë e propagandës të Beogradit nga koha e 1981 kundër demonstratave, më vonë ndaj UÇK dhe tani ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.  Pse e banë këtë “Shpëtimi”?! Vështirë është me  i dhanë përgjigjeje racionale kësaj pyetje. Krejt kjo të detyron  të dyshosh për prejardhjen e ti nacionale.
 
Duket  se ky reagim i këti agjitpropit të quajtur zotëri “SHPETIMI”, është një përkthim nga serbishtja i shkruar në stilin e shkollës tititste të Kumrovcit. Mënyra e zezë e leximit të çdo shkrimi shqip e zbulon logjikën sllave të ti. Edhe pse, nga shkrimi të cilin ai e trajton, e që e paska lënë pa gjumë disa net, shihet se ky takim i veteranëve të ilegales është vetëm një takim parapërgatitor për një takim me të gjer ku do të thirren të gjitha ata që ky far  zotëri “Shpëtim” i numëron me emra, ai megjithatë i mëshon teneqes serbe të përçarjeve mes shqiptarëve duke menduar se shqiptarët janë aq naiv sa ky kujton.
 
“Shpetim” zeza shtron edhe pyetje personale se ku kanë “qen këta gjatë luftës” ndaj atyre që në vine e frontit janë qe mbi 30 vite, duke menduar se luftë është bërë vetëm në 1999. Se ku ka qenë vetë “Shpëtimi” ai këtë nuk e thotë?! Ky jugosllav meskin nuk ka faj sepse PKMLSHJ, që pas bashkimit të organizatave  u shndërrua në Lëvizje,  e qoi Jugosllavin e ti në plehrat e historisë. Për “Shpëtimin” e kam një lajm të mirë: Shqiptarët po shkojnë drejt vetëvendosjes dhe drejt bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Shqipëria e Abdyl Frashërit e Imer Prizrenit po behet!
 
Nëse zotëri “Shpëtimi”  ju takon atyre grupeve politike dhe individëve që fatkeqësinë e kombit tone e shfrytëzojnë për të plotësuar ambiciet e veta karrieriste apo materialiste e që patriotizmi i tyre përbëhet nga zhurma shurdhuese e ngjashme me mizat që vazhdimisht sillen rreth bishtit të kalit, duke pritur ushqimin e vetë zakonshëm, do ti them se mu aty e kanë vendin, dhe se munden të e vazhdojnë  hobin të mizave deri në amshim.
 
Për lexuesit e ri disa këshilla se si të njohin më lehtë këta lloj
“k-analistësh”:
 
Këta “k-analist”  bëjnë zhurmë kudo ku arrijnë  dhe paraqiten si patriot të mëdhenj, por rrallë ose hiqe nuk flasin kundër armikut. Armiku më i madh i tyre janë vetë shqiptarët të cilët ua rrezikojnë realizimin e ëndrrave të tyre që të arrijnë në një pushtet të imagjinuar nga vet ata, ose pse kanë nostalgji për ish regjimet ku ata kanë jetuar mirë më parë, apo për pushtet në një regjim të ardhshëm. Ata e quajnë për “patriotizëm” luftën e tyre me dëshmi të rrejshme e  me thashë të thëna kundër gjithë shqiptarëve të gjallë, here herë edhe duke u thirrur në emër të heronjve  e  të dëshmoret e kombit. Si pas tyre shqiptarë të mirë janë vetëm ata që kanë vdekur. Ata shpallin për tradhtar e armik secilin që atyre nuk ju pëlqen. Fatkeqësisht se në këto thashë e të thane dhe ofendime ndaj Lëvizjes për Republikë, UÇK dhe ndaj Lëvizje Vetëvendosje ndonjëherë  po arrijnë të  i rekrutojnë dhe nxisin edhe disa njerëz që edhe vet kanë qen viktima të intrigave, dëshmive  e akuzave të tilla të rrejshme. Ata gjejnë shkas te disa  individ që ka qenë  në UÇK e që kanë ber keqpërdorime për interesa personale e jo për interesa të UÇK, dhe nuk i sulmojnë ata individualisht me emër e mbiemër,  por akuzojnë UÇK dhe luftën në tërësi.
 
Kjo Lëvizje dha disa dhjetëra mira të burgosur politikë, dha UÇK që i dha mbi 3000 dëshmor dhe dy herë me shumë të plagosur e invalid në lufte për liri. Por ka të krisur të tille që e sulmojnë  e ofendojnë edhe vet Adem Jasharin apo edhe Adem Demaqin. Nga të tillët duhet pas kujdes dhe me ta duhet mbajtur distancën higjienike sepse ata herët a vonë e njollosin secilin  që e kanë në rreth tyre. I tillë nuk është vetme zotëri “Shpëtimi” por ka edhe të tjerë!
 
Ata do ti identifikohen nga deklaratat e tyre kështu që nuk ka nevojë ti numërohen  me emra. 


(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora