E premte, 19.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Mendime » Dardani

Ilir Dardani: Inaugurimi antieuropian

E diele, 05.07.2009, 03:31 PM


Rruga e Berishes per ne Europe i bie nga Turqia, por jo ajo e atyre shqiptareve qe duan te integrohen e Europe dhe jo ne Turqi! Kemi shekuj neper integrime aziatike  dhe rezultati eshte: Kemi asgje dhe na mungon gjithcka!
Rruga e Berishes per ne Europe i bie nga Turqia, por jo ajo e atyre shqiptareve qe duan te integrohen ne Europe dhe jo ne Turqi! Kemi shekuj neper integrime aziatike dhe rezultati eshte: Kemi Asgje dhe na Mungon Gjithcka!
Inaugurimi antieuropian


Dje u ktheva nga Shqiperia dhe serine e opinioneve po e filloj me inaugurimin, i cili tregoi edhe nje here se Sali Berisha ka probleme te medha me identitetin e tij!

Nga Ilir Dardani

Sali Berisha ka qene Komunist. Nuk eshte me, por nuk ka ikur larg, sot eshte Islamik! Nuk besoj se ka demtuar direkt njeri, ne kohen qe ishte Komunist, por nuk mohohet fakti se sa me shume Testa Partie kishte, aq me shume dhimbje e tmerr kishte per shqiptaret. Pra, edhe Sali Berisha ishte pjese e asaj qe urren aq shume sot, Diktatures Komuniste!

Une se bashku me te gjithe miqte e mi, por edhe shume te panjohur, votuam per Sali Berishen.
Jam shume i bindur se e meritonte nje mandat te dyte, per punen qe ka bere ne 4 vitet e fundit.
Por Sali Berisha nuk eshte nje shenjt!
Disa nga miqte e mi (por edhe njerez mbare, ne menyre te vecante shqiptaret e Dardanise) e duan dhe vazhdimisht e krahasojne me Rugoven!
Rugova me Berishen kane qene, jane dhe do te jene si Dita me Naten!
Cili Rugove zhyt vendin e tij ne Erresiren Islamike, sic beri Sali Berisha?!
Largoi Ameriken me 200 vjet Demokraci dhe afroi Vendet Islamike, te cilat, le qe nuk kane Demokraci tani, por as qe behet fjale se do te kene as ne shekujt e ardhshem!
E kam thene edhe me pare, ishte Rugova ai qe rilindi dashurine mes Shqiperise e Amerikes.

Shkova ne Shqiperi para dates qe kisha planifikuar qe te jepja voten time si falenderim per Rrugen e Kombit, por edhe kunder monstrave komuniste Rucovice e GjinushRexhepQosiqe, si dhe bijve te krimineleve komuniste Ramuce, por gezimi i nje vepre madhore me nje kryeminster te dehur pas turqve nuk mund te jete i plote!
Firmes turke, e cila eshte paguar teper shume dhe nuk krahasohet as me vendet me te pasura te botes, iu shtua edhe taksa e kryeministrit turk!
Nuk mund te rrije ky njeri pa turq e turqizem. Nuk mund te jete njeri ky ‘’njeri’’!!!
Gjate gjithe fushates elektorale ‘’Skenderbeu’’ ketej e Skenderbeu andej (asnje here me emrin qe i kane vene prinderit shqiptar, Gjergj!), por ne fund e perdhos, sic beri Fatos Nano duke e fshehur bustin e Heroit Kombetar, sepse na vinte kryeministri turk!

Si mund te inaugurohet kjo rruge e madhe pa pranine e Presidentit te Dardanise, Fatmir Sejdiu?! Si mund te inagurohet kjo rruge pa pranine e Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi?!
Ne fakt, Bamir Topi eshte krejtesisht i deshtuar dhe padyshim qe eshte presidenti me kot qe ka nxjerre Shqiperia ne vitet e demokracise. Eshte nje kukull e semure ne sherbim te komunisto-socialisteve dhe sapo t’i mbaroje mandati do jete i flakur ne rruge.

Ne vend te Shqiptareve ishte Presidenti i Turqise!!!

Turqia ka merita ne fakt, sepse pervec gjakut pafund qe derdhem nga ata, si dhe injorances katastrofike qe pesuam nga ata, edhe na shfrytezuan per 500 kokrra vjetsh dhe nga ky shfrytezim ata nuk u rrenuan asnjehere, perkundrazi arriten te jene paria e vendeve islamike, ne mesin e te cilave eshte edhe Delja e Zeze e Europes, Shqiperia ime!

Shuma e parave qe do harxhohej me kete rruge ishte 400 Milion Euro. Por nuk do mjaftonte edhe nese do e shumezonim me 2! 400 milion x 3 = 1.2 Miliard Euro! 3 katerqind milionsha!!!
Dhe shumicen e ketyre milionave shtese i mori kompania turke!
Kjo eshte Perandoria Islamike Moderne! T’i merr jo me gjak direkt kete here, por te ben te vrasesh veten nga varferia!
Sikur nje ‘’grime’’ Euro, 1 Milion te shperndaheshin per familjet e rrenuara ekonomikisht, do lindte Lufta e Hapur Kunder Varferise!
Edhe nje grime tjeter, per ura fshati qe mos te mbyten njerezit per mungesen e saj, ne shekullin ‘’e te berit dashuri ne Hene’’!

Rruga eshte nje veper madhore, e domodoshme per Veriun e Shqiperise, Dardanine dhe per Kombin ne pergjithesi. I lumte Berishes, edhe pse e zhvaten keq miqte e tij turq! Por, per asnje cast nuk duhet harruar se parate per ndertimin e saj nuk i ka nxjerr nga xhepi i tij.

Berisha mbante fjalime per Anetaresimin ne Bashkimin Europian, perkrah atij qe nuk eshte anetar dhe do e kete me te veshtire se Shqiperia anetaresimin, pasi akoma ka abuzime, dhune te gjithemenyrshme ne dem te femres. Partia islamike eshte shume e forte dhe kjo forcon antiturqizmin ne Europe.

I bej thirrje kryeministrit te Shqiperise qe te distancohet urgjentisht nga dashurite e turpshme anadollake, sepse nuk perfaqeson veten e tij, por nje Shtet! Ne nuk kemi rruge te perbashketa me turqit dhe me asnje nga vendet e Azise. Ne i perkasim Europes dhe aty eshte e ardhmja jone.
I them kryeministrit se nese vazhdon ta mbash peng Shqiperine dhe mbare Kombin Shqipar me mentalitete anadollake, emri yt do te hyje ne listen e zeze te tradhetareve te kombit shqiptar.
Tani eshte koha qe Shqiperia te jete Anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Europian. Gjithcka varet nga ne, prandaj duhet qe brenda ketij mandati te realizohet kjo enderr kaq e madhe, njekohesisht nje gje krejt normale, sepse shtepia jone na perket neve.
Ne menyre urgjente duhet c’anetaresimi nga Konferenca Islamike sepse eshte hap i madh mbrapa prania jone aty. Asnje vend i Bashkimit Europian nuk eshte anetar i nje organizate te tille, prandaj eshte koha qe ish-presidenti dhe kryeministri aktual te beje gjithcka eshte e mundur qe shqiptaret te jene qytetare te lire e te denje te Europes se qyteteruar.
Partite anti-islamike, njekohesisht pro-europiane te Europes po forcohen cdo dite dhe Shqiperia rrezikon seriozisht lecitjen per shume dekada, per hir te islamit te turqve!
Per bindjet islamike te Sali Berishes nuk mund te sakrifikojme te ardhmen tone. Shqiptaret po bejne dekada si emigrante ilegale dhe nuk kane mundesi te vizitojne vendin e tyre.
Shqiptaret i ka mberthyer mjerimi ekonomik, por edhe ai kulturor.
Sali Berisha kete here duhet te jete ndryshe, nese vertete ka zemer, logjike e fytyre. Nese Sali Berisha eshte shqiptar dhe jo nje cope mbetje anadollake, atehere eshte koha te punoje seriozisht per shqiptaret e tij dhe kjo pune fillon me Largimin e rrufeshem nga Konferenca Islamike!
Tani!


(Vota: 30 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora