E marte, 16.04.2024, 07:43 PM (GMT+1)

Mendime

Baton Haxhiu: Precedenti antidemokratik i Edi Rames

E diele, 05.07.2009, 12:10 AM


Precedenti antidemokratik i Edi Rames

Nga Baton Haxhiu

Edi Rama nuk mundi t'i shpetoje mekatit te humbjes. Ne konferencen per shtyp, ai e devijoi tezen kryesore per humbjen e Partise Socialiste duke krijuar precedentin me antidemokratik qe nga koha e vitit 1997, kur Berisha e beri te njejten gje, por ne nje situate me te rende per Shqiperine.

Edi Rama kesaj radhe iu shmang gjithckaje, vetem qe te mund ta jepte nje tablo te shtrember per ate qe ka ndodhur ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Ai nuk mori persiper humbjen. Ai nuk fajesoi veten dhe liderizmin e tij. Perkundrazi, ai doli dhe damkosi tjeret per humbjen e tij duke ikur nga e verteta lakuriqe, e cila ishte e hidhur dhe e vrazhde per te.

Zgjedhjet ne Shqiperi nxoren tiparet e karakterit te Edi Rames, duke e vendosur ate ne grupin e lidereve qe nuk i respektojne standardet demokratike. Ajo qe ndodhi te shtunen me liderin e Partise Socialiste tregon per standardet e paarritura ne Shqiperine e vitit 2009.

Standardet demokratike te nje shteti nuk maten me kualitetin e rrugeve, as me kartat biometrike ose me sherbimet shendetesore. Ato konsiderohen si standard jeteses se nje shoqerie. Fytyra e vertete e nje vendi demokratik eshte akti i doreheqjes se nje lideri ne rast humbjeje, ose gabimi te rende ne menaxhimin politik te situates.

Shqiperia e vitit 2009 nuk mund ta pranoje nje precedent te tille te liderit te PS-se, sepse ky vend merr persiper te damkoset nga bashkesia nderkombetare - jo per faktin se nuk ka pasaporta biometrike, por per ate se lideret e saj e kane mentalitetin e ngjashem me ate te kohes se mbreterise se Ahmet Zogut dhe te Enver Hoxhes.

Kjo situate mund te krahasohet me praktikat e shpeshta ne shtetet afrikane, ku gjeneralet vendosin te rrezojne diktatura dhe ta marrin pushtetin per te krijuar kushte qe te mbahen zgjedhje te lira. Per ironi, ata harrojne ta bejne gjene me te rendesishme per te cilen jane aty - mbajtjen e zgjedhjeve te lira.

Edi Rama guxoi ta damkose Ilir Meten si "tradhtar te se majtes" duke harruar se ai ishte ideatori i planit qe keto zgjedhje t'i fitoje vetem, njekohesisht duke eliminuar jo vetem Berishen, por edhe kundershtaret brenda se majtes - liderin e LSI-se Meten, dhe tashme te harruarin Nano.

Rama kishte vendosur kritere te ashpra te eliminimit, duke mos treguar fije respekti per te kaluaren e tyre dhe per ndihmesen qe Nano dhe Meta i kishin bere atij ne disa zgjedhjet per Bashkine e Tiranes.

Nxjerrja e armikut te brendshem brenda se majtes ne vitin 2009, jo qe nuk eshte standard evropian, por eshte nje precedent i keq edhe per Partine Socialiste, e cila nga nje parti me standard kthehet ne nje ciflig politik.

Me kete nuk respektohet as ai neni i famshem ne statutin e kesaj partie, se ciles i dha nje tablo demokratike lideri historik i se majtes, Fatos Nano.

Ne kete menyre, Edi Rama po krijon precedentin antidemokratik duke justifikuar humbjen me ate qe po ndodhe jashte partise se tij, duke harruar se ai kishte nje kontrate me Partine Socialiste qe ne rast humbjeje ta kthente pushtetin te Partia.

Ai po i jep nje goditje te majtes duke e keqperdorur mungesen e mekanizmit te dikurshem qe kjo parti kishte - Keshillin e Pergjithshem Kombetar. Ky Keshill dikur mblidhej dhe kishte qendrim dhe mundesi vendimmarrjeje, por tash nuk ka mandat per ta bere kete, andaj Edi Rama ka mundesi te sillet jashte standardeve politike.

Ta rikujtojme se Edi Rama kishte nje marreveshje me Partine Socialiste vetem per keto zgjedhje dhe me kete qe ndodhi diten e djeshme ai e shnderroi "Shqiperine e standardeve" dhe "Shqiperine e frymes se re", per te cilen ai fliste me muaj, ne nje "Shqiperi qe nuk ka lidhje me standarde". Bile, keto sjellje te liderit Rama kane elemente te renda antidemokratike.

E shtuna tregoi se Shqiperia nuk e ka perfunduar procesin e demokracise. Nuk e ka mbyllur idene e liderit gjeneral dhe idene se humbja eshte pjese e nje loje politike.

Lideri i se majtes e humbi rastin te jete fisnik i politikes. Humbi rastin qe te mos e shpalose ndryshkun e mentalitetit te vjeter, duke harruar se shansi i tij i vetem per te mbetur ne jeten politike edhe me tej eshte doreheqja dhe pranimi i humbjes.

Edi Rama, brenda logjikes se tij, po na mbetet si nje hero i keqkuptuar dhe martir i ketij procesi zgjedhor te cilin e ka humbur padrejtesisht.

Ai humbi rastin te jete lideri i ketij shekulli. Ka pas vetem nje fjali burrerore ne variantin shqiptar, ose dinjitoze ne variantin evropian: "E pranoj humbjen dhe le te vendose Partia Socialiste tutje per postin e liderit te saj". Keshtu do te mbetej gjate ne politike. Tash e tutje veshtire se i beson dikush karakterit te tij prej lideri te ketij shekulli.

Aq me pak frymes se tij evropiane e cila premtonte nje Shqiperi te re.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora