E premte, 19.04.2024, 09:41 AM (GMT+1)

Kulturë

Bilall Maliqi: Këngë motivesh me muzikalitet të fuqishëm

E premte, 03.07.2009, 09:21 PM


KËNGË MOTIVESH ME MUZIKALITET TË FUQISHËM

(Demir Krasniqi, “Krenaria e Gollakut”, botim autori, Gjilan 2008)

Nga Bilall Maliqi

    Matanë dy gurëve që flasin shqip, të ndarë decenie me rradhë, e që gjithmonë kanë qenë shpirtërish të lidhura mes veti përmes artit të shkruar, përmes këngëve të bukura dhe tingullit tërheqës të çiftelisë, përmes muzikës së pastër  dhe këngës burimore shqipe dhe teksteve të shkruara me motive të llojllojshme , e që tregojnë një kulturë të gjërë  në fushën e etnomuzikologjisë shqiptare, të cilat deri tani, por edhe më tutje mundohen që sa më tepër  të kontribuojnë në ruajtjen, zhvillimin dhe kultivimin e këtij zhanri të muzikës e që është shtyllë e kulturës sonë, janë disa emra të cilët me punën e tyre të palodhshme shënuan rezultate të shumta, e që i mbushën faqet e historisë së muzikës së mirëfilltë shqiptare të Kosovës.Njëri prej këtyre emrave është edhe Demir Krasniqi.

Kënga

    Për të folur për këtë figurë të ndritshme të muzikës dhe kulturës shqiptare, duhet së pari ta shpalosim pasqyrën e tij dhe fillet e tij në këngë dhe art.Demir Krasniqi zyrtarisht  u pranua këngëtar i rregullt i Radio Prishtinës që nga viti 1968, ka incizuar me qindra këngë, disqe gramafoni, audio kaseta, kompakt disqe dhe albume të ndryshme nëpër mediumet publike, shtëpi diskografike dhe produksione të pavarura muzikore.
    Demir Krasniqi karrierën e tij prej këngëtari e filloi me këngën “Kushtrimi i Skënderbeut”, për të vazhduar plot  40 vjet me këngë e krijimtari muzikore.Vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tij që e kishte në shërbim të kulturës së muzikës së mirëfilltë shqiptare është edhe kompozimi i këngës dhe muzikës në frymën popullore , pra Demiri është edhe kompozitor, ku kompozoi mijëra melodi për këngë me motive të muzikës fshatare dhe valle popullore.
    Në fushën e muzikës Demiri ishte i gjithanshëm, kishte një rezon të gjërë.Prej këtyre që u tha deri tani, mund të themi se Demiri është edhe mbledhës i folklorit muzikor shqiptar, mblodhi, shënoi, daktilografoi dhe ruajti mijëra këngë popullore nga të gjitha trevat dhe krahinat shqiptare.Për krijimet autoriale dhe veprat që i përmendëm më lart, është përfshirë në Antologji, Panorama, Leksikon, Monografi etj.

Krenaria

    Demir Krasniqi, këtë vit  nxori në dritë librin e tij të katërmbëdhjetë me radhë.Ky libër koincidon me dyzetë vjetorin e krijimtarisë kulturore muzikore të tij.Libri përbëhet pre dyzetë këngëve, ku e mështjellin këngët e atdhedashurisë, por edhe këngë temash dhe motivesh të ndryshme, që me punën e tij prej krijuesi  me vlera të qëndrueshme artistike dhe muzikore, arriti që me sukses t’i kristalizojë vargjet e këngëve me një rimë dhe muzikalitet të fuqishëm e që dalin thellë nga shpirti i gjeniut popullor-Demir Krasniqit.
Libri “Krenaria e Gollakut”, është e një vlere të veçantë, sepse autori ka bërë përzgjedhjen e 40 këngëve të cilat si fryt dhanë këtë libër me krijime të një zhanri  të muzikës së mirëfilltë shqiptare, e që paraqesin një punë të palodhshme në aspektin e mbledhjes dhe kultivimit  të muzikës me tekste shumë të kuptueshme për çdo shtresë të shoqërisë.Me këtë libër Demiri bënë një “turne” që prej zanafillës së tij prej krijuesi e këngëtari duke filluar kështu t’i këndojë kryeheroit tonë të kombit Skënderbeut, ku pikërisht kjo këngë zgjodhi  t’i prijë karvanit të këngëve pasuese të librit.Kjo këngë u këndua nga Demiri në vitin 1968, në 500 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar dhe pikërisht me këtë këngë filloi karrierën e tij prej këngëtari.
    Me kënaqësi të madhe i shkroi  100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1978.Kjo këngë njëkohësisht shënonte dhjetë vjetorin e krijimtarisë muzikore të tij.Duke i shfletuar këngët në vazhdim hasim në këngë, ku lexuesit kanë mundur t’i dëgjojnë përmes Radio Prishtinës, tekste këto që të kujtojnë ngjarje me rëndësi për kombin tonë, për gjuhën, alfabetin, për heronjtë që derdhën gjakun e njomë dhe ujitën malet, fushat nëpër beteja dhe u bënë lulëkuqe  lirie, duke ndërruar kështu për nëntëdhjetë shkallë historinë, e më vonë për ta kurorëzuar me pavarësinë, duke ia vizatuar kështu kufijt e një shteti të ri në hartën e botës.
    Kur themi se Demiri i ka shkruar Manastirit , i ka kënduar me shpirt e zemër qytetit të shkronjave , ku u mbajt Kongresi i Alfabetit, nuk mundemi ta lëmë anash  edhe patriotizmin  dhe dashurinë që kishte për atdheun , alfabetin, shkronjat e bukura shqipe, gjuhën e ëmbël shqipe, duke bërë kështu një ekstazë shpirtërore me zë të bukur dhe tërheqës.Kënga e tillë kushtuar alfabetit titullohet “Kur shkova në Manstir”, ia kushtoi 80 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, dhe me këtë rast shënoi 20 vjetorin e karrierës së tij muzikore.
    Flamuri ishte inspirimi i radhës për Demirin, ku me vargje të një muzikaliteti të rrallë që i thurrë është mjeshtri i këngës dhe i muzikës Demir Krasniqi.I shkruan edhe Ismail Qemalit, plakut mjekërbardhë, Marigonës e cila qëndisi flamurin, e që atë ditë me të vërtetë u bë dasëm e madhe në Vlorë.

Motivet

    Ky libër në vazhdim është lidhur forcërisht me ndodhitë e kohës:p.sh., U.Ç.K-së dhe lindjes së saj, e cila u formua në saje të atdhedashurisë dhe humbjes së durimit për t’i treguar mbarë Evropës se më asgjë nuk na tremb, madje as thika e kasapit të Paskarpateve, por të luftojmë për liri.Ky ishte një motivim shtesë i Demirit në kohën kur i thurri vargje ushtrisë sonë, dhe është kënga e parë që autori ia kushtoi ushtrisë sonë, e shkruar më 07.03.1998, ku atëbotë u botua në gazetën “Gazetë e re shqiptare” në Prishtinë.Në vazhdimësi Demiri ndalet te Kulla e Jasharajve , ku nderoi veprën heroike të komandantit legjendar Adem Jashari në Kullën ku u lind e u rrit.Me të dejtë Demiri këtë Kullë e quan “Meka e shqiptarëve”, sepse kjo kullë dha shumë për mbrojtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.Me këtë këngë Demiri shënoi 30 vjetorin e krijimtarisë muzikore.

Ku mbeti Presheva?

    Me vargjet e kësaj kënga Demiri bënë pyetje sa reale aq edhe të arsyeshme , i dhemb kufiri ndarës mes vëllait me vëlla, e mundon padrejtësia që i bëhet shqiptarëve të ndarë me padashje nga konferencierët e Evropës e cila në asnjë mënyrë nuk shikoi drejt çështjen e shqiptarëve matanë kufijve edhe pas përfundimit të luftës së U.Ç.K-së më 1999, dhe pas mbajtjes së Konferencës së Rambujesë, ku përsëri tokat  e Kosovës Lindore mbetën të ndarë me kufij. Lindi U.Ç.P.M.B-ja, forcë mbrojtëse e cila luftoi për bashkim të trojeve shqiptare.Nga ky pikvështrim autori Demiri u mundua me anë të vargjeve edhe një herë ta pyes Evropën, vallë ku mbeti Presheva?.

“Pyesin shqiptaria
Moj Evropë, ku je?
Ku mbeti drejtësia,
Atje n’Rambuje”

Refreni

“Ku mbeti Presheva?
K Ku mbeti Medvegja?
u mbeti Bujanoci?
Ku mbeti ndërgjegja?”

    Me këtë këngë himn janë mbajtur të gjitha Manifestimet gjithë popullore, të cilat i paraprinë fillimit të luftës.Në një theks të veçantë autori i dejtohet Medvegjës, e cila nga dhuna dhe represioni që ushtronin atëbotë ushtria dhe policia u detyruan t’i lëshojnë këto vendbanime stërgjyshore dhe të gjejnë vend tek vëllezërit në Kosovë, u bënë thirrje që mos t’i lënë të shkreta trojet , i numëron vendet përreth Medvegjës si: Gejzerin, Sijarinën, Tupallën etj., dhe thotë:

“Mos e le jetim Sijarinën
Djepit tënd mos ia kthe shpinën”

Ose
“Mos e le me lot Tupallën
Se s’kanë vorret me ka të çmallen”

Këngë pavarësie

    Demir Krasniqi hapëroi me kohën, u shkroi këngë dashurie tash vendlindjes së lirë me tërë atë entuziazëm që kishte, ku paraqet mijëra vjet nën sundime të pushtuesve të ndryshëm e të shumtë.Nga zemra i uron Kosovës pavarësinë, himnin dhe falmurin, si dhe miqësinë e përhershme me amerikën me këto vargje kënge:

“Rrofsh Kosovë demokratike
Krah për krah me shtetet mike
N’Aleancën Atlantike-
E ke forcën titanike”

    Këtë këngë Demiri ia kushtoi aktit solemn të shumëpritur të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku u interpretua në sheshin e Gjilanit, me rastin e shpalljes së Pavarësisë.I të njëjtit motiv është edhe kënga  “Diell lirie”, kushtuar poashtu shpalljes së pavarësisë, në sallën e Kuvendit të Kosovës.Me këto dy këngë pavarësie Demir Krasniqi shënoi 40 vjetorin e karrierës prej këngëtari e krijuesi popullor.
    Kur jemi te këngët e motivit patriotik, nuk mundemi t’i anashkalojmë edhe këngët:”Flaka e janarit”, “Fatmir Ibishi”, “Naser Ibrahimi”, “Rafet Isufi”,” Mirë se ju gjejë Plavë e Guci”, “ etj., ku japin qartë vlerën motivuese e figurative  të këngëve përkushtimore , kushtuar tokave të shkëputura shqiptare, pastaj heronjve të kombit anekënd kufijve shqiptarë e që janë një vlerë e çmuar  për brezat e rinj që merren me muzikë të mirëfilltë shqiptare.

Këngët satirike

    Vend të rëndësishëm në këtë libër, por edhe në librat tjerë  të Demirit, janë edhe këngët satirike, ku edhe për satirë ka një mjeshtri të rrallë, pra me sukses edhe këtë motiv e futi në botën e artit muzikor.Njëkohësisht në krijimet e Demirit zënë vend edhe këngët e dashurisë.
Nga këngët me satirë në këtë libër kisha veçuar:”Jam shkrimtar e jam poet”, “Libër locja po vajton”,” Jam këngëtar”, “Jam zotëri” etj., lexuesi do të relaksohet me vargjet e tilla e që janë dëfrim dhe një shtytje që sa më shumë të lexojnë dhe t’i dëgjojnë këngët e Demirit.Libri përfundon me këngën “Dyzetë vjet me ju”, ku në strofat e kësaj kënge është një shëtitje dhe një përmbledhje e kuptimeve të dyzetë këngëve të librit.

Vlera

    Përmbledhja me dyzetë këngë e titulluar “Krenaria e Gollakut”, është e pasur me të gjitha figurat letrare e që e bëjnë të qëndrueshme për nga vlerat artistike.Nëse vlerësohet korrekt, do ta gjejë shumë leht vendin në mesin e lexuesve, këngëtarëve, kompozitorëve, dhe studiuesve muzikor.


(Vota: 10 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora