Naser Aliu: Epitafe
| E premte, 03.07.2009, 07:53 PM |
Naser Aliu
Kongresi
Dje
u mblodh
Partia e Dhunës,
kryesoi:
Dylber Kërbaçi
Morën pjesë:
qindra
shtatore
dhe qindra duartrokitës!
Laboratori
Kjo është harta e Shqipërisë,
e shihni në këtë mur?
Ata soditën të heshtur!
Ky është laboratori më i madh në botë,
laboratori jonë,
aty ka popull,
domethënë minj,
për eksperimentime!
Si të doni!
Dhe, sa të doni!
Jashtë dhe eksperimentoni!
Ata vrapuan!
Ndaluni!
Ata u ndalën!
Ndërtoni njeriun e ri:
komunistin
Ata nxituan!
Dhe, shfytyruan
me përkushtim!
Sa nuk njihnin njëri tjetrin!
Politikani
Politikani donë atdheun
Dhe për dashurinë e shpenzuar,
paguhet!
Politikani vjedh atdheun
Dhe, për frikën gjatë vjedhjes,
paguhet!
Ai shpërblehet edhe kur jep
Edhe kur merr!
Matrapazi!
Zot
Hej, Zot,
përshëndetje nga Çamëria
Nëse nuk e gjen në hartë
Është aty, ku e la Ti
por e ka zaptuar Greqia!!!!
Milosheviçi
Kosova është
E jona
Tha ai
Shkatërrojeni
deri në asgjësim!
Dhe,
E bënë shkrumb e hi
Kosovën
e tyre!
Lufta
Në komunizëm kishte luftë të klasave
Në religjion luftë të gjinive
Në monarki luftë të shtresave
Në demokraci luftë të karaktereve!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.