E shtune, 27.02.2021, 07:08 AM (GMT)

Lajme

Berisha, drejt konsolidimit të qeverisë së re

E enjte, 02.07.2009, 07:00 PM


Nga Ramiz Bojaj, Bota sot

Kryeministri Berisha thekson se pas zgjedhjeve të fundit Shqipëria i është përmbajtur një trendi zhvillimor evropian sipas standardeve ndërkombëtare. Ai është shprehur i bindur për fitoren (tashmë të ditur botërisht në bazë të rezultateve) dhe shton se do të zgjerojë koalicionin.

Edhe pse kaluan katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri, koalicioni djathtë, përpos konfirmimit të fitores(në bazë të avantazhit në votime) shpreh objektivat e veta për të qeverisë Shqipërinë edhe për një tjetër mandat. Ky proces zgjedhor përveç fitores së Partisë Demokratike shënoi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar arritjen e standardeve evropiane për zgjedhjet, e konfirmuar kjo edhe nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Standardet e larta shoqëruan gjithashtu edhe procesin e numërimit të votave, përveç disa rasteve ku Partia Socialiste urdhëroi komisionarët e saj të bojkotojnë procesin.

Berisha: Koalicioni rregull i demokracisë

Kryeministri Berisha thekson se pas zgjedhjeve të fundit Shqipëria i është përmbajtur një trendi zhvillimor evropian sipas standardeve ndërkombëtare. Ai është shprehur i bindur për fitoren (tashmë të ditur botërisht në bazë të rezultateve) dhe shton se do të zgjerojë koalicionin, duke përmendur deklaratën e deputetit të LSI-së, Dritan Prifti se vota e tij do të shkojë për PD-në. Në këtë kontekst, Partia Demokratike synon dhe kërkon koalicion me forca politike. “PD u përmbahet rregullave. Natyrisht mirëpret kontributet, por kur flas për koalicion, flas për koalicion me forca politike, natyrisht unë nuk jam për një koalicion të gjerë. Koalicionet e gjëra kërkohen kur nuk ka mundësi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë ! Kërkohet koalicion i gjerë kur koalicionet e tjera nuk japin dot qeveri. Ndërsa vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri shumë stabile”, thekson kryeministri Berisha. Kjo tregon se pavarësisht taborreve politike, PD dhe Berisha shikohen si shpëtimtarë të Shqipërisë demokratike. Kjo është pasqyruar mjaft qartë, kur deputeti i mandatuar i LSI-së në qarkun e Fierit, kur Dritan Prifti deklaroi se mund të bashkohej me të djathtën për të krijuar qeverinë e ardhshme. Ai akuzon vazhdimisht Ramën për kodin zgjedhor, për mosbashkimin e së majtës. “Edi Rama donte të zhdukte të gjithë faktorët e së majtës. Edi Rama se ka bërë gjithçka për të vjedhur votat e LSI nëpër qarqe të ndryshme. Është bërë një luftë e paprinciptë dhe janë paguar para për të manipuluar votat e LSI në Fier e në Tiranë. Nga 25.000 vota që fitova, arrita të rifitoj 11.000 vota në Qarkun e Fierit ”, deklaroi ai. Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili tha se kjo parti do të vendosë për koalicionin pasi të dalë rezultati përfundimtar nga KQZ.

Janë plotësuar standardet

Zgjedhjet kanë plotësuar standardet për t’i hapur rrugën një anëtarësimi të shpejtë në Bashkimin Evropian apo lëvizje e lirë të qytetarëve. Me këtë rast, kryeministri Berisha u shpreh se shqyrtimi i kërkesës për anëtarësim në BE është i lidhur më shumë me shkaqe të jashtme se sa me vendin tonë.

“Jam i lumtur, nuk them që ishin perfekt, por ama kishin standarde unike në botë, siç ishte numërimi me kamera. I keni parë, kudo në numërime bëhen sherre, unë jam tani në fazën e shijimit të kësaj fitoreje të madhe, pastaj motoja ime është se s’ka të humbur, nuk i them me dy mendje këto gjëra. Unë besoj se ne bëmë atë që na takonte, nuk kam asnjë dyshim, asnjë arsye të dyshoj në disponibiletin e plotë të BE për të patur dyert e hapura për Shqipërinë. Natyrisht, unë them se s’kanë qenë vetëm zgjedhjet, por edhe referendumi në Irlandë dhe është normale se ky referendum vendos për fatin e një dokumenti themelor për BE”,- thekson Berisha. Ai shtoi se ka marrë përgëzime mbi zhvillimin e zgjedhjeve nga BE si edhe nga komisioni i Helsinkit të Kongresit të SHBA-së. “Kemi marrë përgëzimet më të mira nga miqtë tanë të mëdhenj, kryesia e Bashkimit Evropian përshëndeti qytetarët shqiptarë dhe zhvillimin e zgjedhjeve; komisioni i Helsinkit të kongresit të Shteteve të Bashkuara përshëndeti zhvillimin e këtyre zgjedhjeve”,- tha Berisha. “Përkundrejt një trendi, një drejtimi thellësisht të qytetëruar, paqësor të procesit zgjedhor, 24 orët e fundit falangat e krimit të Partisë Socialiste, të udhëhequra nga Edi Rama bënë çdo përpjekje për të bllokuar këtë proces. Por unë do pranoj atë që nxjerr KQZ-ja, ndonëse të dhënat flasin qartë. Mazhoranca ka të gjithë numrat dhe me vullnetin e shprehur nga Dritan Prifti, që po e kërcënojnë. Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja, por do zgjeroj koalicionin se këto janë rregullat, jemi demokraci"- vlerëson Berisha. Ai thotë se vetë natyra e zgjedhjeve dëshmon kulturë dhe besueshmëri. “Fakti që këto qendra janë online është fantastike. Çdo votë zoti Rama mund të shkojë ta kontrollojë nga KQZ-ja. Mund të çojë të gjithë bashkinë e Tiranës të numërojë votat në KQZ, po të dojë çdo votë. Filmohen votat, por u filmua edhe Harasani, i cili i vërsulej si kafshë një njeriu në orën 3 të natës me karrige për t’i thyer kokën”, nënvizon Berisha.

Fitore e festuar me modesti

Zëdhënësja e PD, Majlinda Bregu u bën thirrje mbështetësve të koalicionit të djathtë që të shmangin provokimet dhe t’i vazhdojnë festimet në shtëpi. “U bëj kërkesë të gjithë mbështetësve dhe militantëve të Partisë Demokratike që në këto momente të shmangin çdo lloj provokimi e gjaknxehtësie, sepse sigurisht që një ekzaltim në këto momente do të ishte një minus apo do të konfirmonte edhe një herë provokim ndaj asaj që nuk na duhet. Fitorja është një fitore e sigurt, por e rëndësishme për ne është që të ruhet qetësia. Ndaj të gjithë mbështetësit e PD-së janë të lutur që në këto momente të gëzojnë nëpër shtëpitë e tyre”, vlerëson Bregu duke shtuar se gjithmonë duhet të ruhemi nga humbësit, të cilët në qaste delikate mbështetën në dhunë dhe thirrje për gjak.

Vlerësime për procesin zgjedhor

Presidenti i republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se zgjedhjet në Shqipëri dëshmojnë një hap tepër të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë atje. “Asnjëherë nuk është preferenca se cila parti politike duhet të fitojë sepse është çështje e elektorëve të Republikës dhe ata besoj se e kanë bërë rrugën më të mirë të mundshme se kujt duhet t’ia japin mandatin”, theksoi Presidenti Sejdiu. Kështu vlerëson edhe Kyle Skot, i ngarkuarit me Punё i SHBA-ve, nё Kёshillin e Pёrhershёm të OSBE-së, nё Vjenë të Austrisë. “Qytetarёt shqiptarё meritojnё pёrgёzime pёr pjesёmarrjen nё njё numër tё lartё nё votime si dhe pёr zhvillimin e njё procesi zgjedhor tё qetё e tё rregullt. Ne i bёjmё thirrje qeverisё shqiptare qё tё plotёsojё kёto mangёsi, nё mёnyrё qё tё arrihen plotësisht standardet zgjedhore. Mirёkuptojmё se qeveria shqiptare ёshtё nё fazёn e pёrfundimit tё procesit tё numërimit tё votave dhe tё shpalljes sё rezultatit tё tyre”, vlerëson Skot.Sipas z..Scott, administrimi i zgjedhjeve pasqyroi njё progres tё vёrtetё krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Po ashtu, z.Scott ka përgëzuar OSBE-nё pёr “mirёmenaxhimin e njё tjetёr misioni vëzhgues zgjedhor. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, vlerësoi sot në mesditë zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, ishin të ndershme dhe shprehu kënaqësinë për arritjet e këtij procesi elektoral. Në mbyllje të vlerësimit të tij të posaçëm për zgjedhjet në Shqipëri, z. Fratini shpreson që forcat politike shqiptare, me një frymë konstruktive, të mundin sa më shpejt që të jetë e mundur të formojnë një qeveri të re për të vijuar reformat dhe rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë, e cila është e rëndësisë parësore për stabilitetin dhe përparimin e Shqipërisë në veçanti dhe rajonit në tërësi. Shqipëria është në pritje të konfirmimit zyrtar nga KQZ-ja të fitores së koalicionit të PD-së, e cila do të udhëheqë Shqipërinë gjer më 2013.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora