E merkure, 24.04.2024, 11:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Mehmetali Rexhepi: Hirësia e Tij Purpuri

E enjte, 02.07.2009, 07:31 PM


Mehmetali Rexhepi

Hirësia e Tij Purpuri    
(Variant)
Beqir Musliut

 
*
Josh bukur
njeri
në gurrën e kohës
i gjeta sytë tu
ishin sytë e mi

pashë dritëzën
farfurizë
në qiellin tënd
qiellthin tim

në kopshtin
e gjithësisë
gjeta lule
të të shtatës shqisë

t’i dhashë Ty
m’i ktheve mua
seç mu avulluan

*
Në zgurë të bukurisë
se si ke hyrë
vetëm Ti dhe Efemerja
di kur ike
lëpijshëm  lezbejka
ftoi në gosti
të (a)dhuroi
të zbrazurën ngriti
la mbushur një dolli
pre e dehjes
hilja
përfitoi
proverboi jerminë
tha:
në zguarin tënd
jam unë hyra
të të mos shqitem
perri do të dal
pasi hiret do t’i kem
dhuntitë marr
vardisur
përgjërosur
kopjen përsosur
(m)vesh
si mjeshtri timen

*
Agresori gjenprishës
pas pushtimit të brendisë
gjen - gjenisë
korubën
i arkitekturoi
trupit muzat mërgoi
regjimi i zisë
krimbave u la mandat
verën t’ia lëvrojnë

kush e çfarë
muzave një fyell
muzash
të praruar ua kishte falë

kush e kur
e grabit ndër duar
vetëm vetëm fillikat
vetëm një pasionar
unikat
o kallet o e kallë

*
Çfarë  zhgënjimi
fundosej alkimia
në më të thellin det
një shkencë e rreptë
edhe ajo harroi
vogëlsinë e vet
rezultimeve u doli tymi
teksa pa fundin
përkufizimi
i fërkimit
në hirin e yllit
të pikëllimit  

*
Nisur një vere të përhershme
Hirësia e Tij Purpuri
i pathyer në Mbretërinë e Mistershme
përhirej në jashtësi
magjinë e hirit të Feniksit
e ruajti pos Ai
endi ibershime kostumesh
mes kopertinash potpurish

*
Në pirg mençurie
vari monstrumin grotesk

tutje sponzoroi kontest
“populli qiellor”
vajgazin e helmtë

nyjat në ndërdije
çmbështillje këtë univers
ironizueshëm
madhërueshëm
kod(ç)kodueshëm
kopertinave zikaltëria
rrathët parabolikë
zbardhojnë purpurin
ku shkrihej Hirësia
hijeve të zeza
     shtarë
loton artin e vrarë
bukuria e paparë



        Gjilan, 1997
        Rishkruar në maj 2009



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora