E shtune, 20.04.2024, 01:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Albert Zholi: Telenovelat si pasqyrë e vetevetes dhe libri si përballje

E enjte, 02.07.2009, 07:48 PM


Telenovelat si pasqyrë e vetevetes dhe libri si përballje

Nga Albert Zholi

Ka mëse 11 vjet që në televizionet shqiptare dominojnë telenovelat. Interesi për këtë lloj gjinie filmike nuk po njeh moshë, gjeografi, pozicion pune. Ato janë bërë si vaktet e ngrënies së bukës për të mos thënë po aq të rëndësishme. Për ndjekjen e tyre ka lloj lloj mendimesh, debatesh, komentesh dhe shijesh...Por, të gjitha përmblidhën në një emër të vetëm Etje dhe përqëndrim përpara ekranit. Gratë mund të lënë dhe punët e shtëpisë, burrat edhe ndonjë dorë bilardo, ndërsa të rejat shtyjnë dhe orët e takimit me të dashurit. Kjo është fasada apo performanca empirike e telenovelave-. Shumë studiues të fushës së artit por dhe psikologë ndjekjen me interes të telenovelave e analizojnë në dy plane, Në atë të kënaqësisë që japin nga njëra anë por dhe në planin tjetër të varësisë që krijn ajo tek njeriu. Pra telenovelat në aspektin real nuk janë vetëm për të kaluar kohën, por njëkohësisht janë seriale që të mbushn kohën e lirë, të cclirojnë nga stresi, të emocionojnë, të mbrojnë nga koha bosh dhe ndonjëherë dhe të mësojnë. Kështu thonë, të patyën ato që i ndjekin, dhe që krijojnë me personazhet një lidhje të thellë shpirtërore, saqë më vonë, shumë gra të reja dëshirojnë që emrat e bukur të personazheve të telenovelave, t’ua vendosin fëmijëve të tyre (por ka raste ku janë hapur dhe revista apo gazeta me këto emra). Ti kuptosh këto gra, vajza, apo meshkuj (këta të rrallë)  pa dyshim do të thotë, të kuptosh më shumë se duhet idetë dhe qëllimet e tyre mbi jetën, pasi duke kaluar në varësi, ato (ata) në jetën e përditëshme fillojnë të marrin apo imitojnë si shembuj në praktikë personazhet e telenovelave.

Ndërsa në debatet mes të rejave, ndjekjet e telenovelave trumbetohen si ngjarje të tyre jetësore “sikur të shihesh në pasqyrë”..

Sigurisht, ngjashmëritë egzistojnë. Aventurat njerëzore të telenovelave shpesh herë janë dhe një pjesë e jetës së kaluar femërore, pasqyra e tyre shpëirtërore dhe fizike,  ku ato gjejnë shfajësimin për të mos thënë deri dhe gjetjen e lumturisë së jetës. Duke bërë një retrospektivë, në Shqipëri ishte krijuar një mentalitet pakëz refuzues ndaj telenovelave në fillimet e demokracisë. Jo vetëm si risi në gjininë e filmit, por edhe si nja tabu që nuk përputhej me mentalitetin e atshershëm familjar, e trashëguar nga “edukimi komunist”. Por sot ato shihen si pjesë e jetës, si pjesë e realitetit shoqëror, si dëfrim dhe kërkesë për njohje problemesh. Televizionet e shumtë kanë bërë që dhe telenovelat të jenë të shumta, ku gjithkush lëviz pultin për të zgjedhur. Një zgjedhje sipas preferencave, kohës në dsipozicion, orareve të përshtatshëm. Aktualisht, duhet të kuptojmë sinqerisht se të përzgjedhësh një telenovelë nga një tjetër, të pëlqesh një personazh më shumë se tjetri, vjen ngase kjo dëshirë në thellësi, zgjon tek personi fantazmat e vetes, përafritë, dhuntitë, dëshirat por dhe diferencat me personazhet e përafërta. Ajo që është tipike në debate shpreh qartë se gratë dashurohen me gratë e forta, intrigante, që bëjnë ccdo gjë për të arritur fitoret e tyre, dhe kjo në fakt është pasqyra që ato mundohen të fshehin në subkoshiencën e tyre.

Por ka dhe një kategori krejt të veccantë ndjekësesh të telenovelave. Janë grupi interesant i të ndjekurit për të krijuar ide mbi mënyrën se si e kanë arreduar shtëpinë, si vishen. Gjithnjë në këtë këndvështrim i shohin ajo kategori grash që flasin hapur se nuk i ndjekin për tu ngjitur pas ndonjë personazhi dhe për të jetuar ngjarjet me padurim, por  për arsyet e sipërpërmendura dhe për të kaluar kohën. Në shumë vende të botës mendohet se telenovelat janë bërë për një kategori njerëzish shtëpiakë, të cilëve u duhet të kalojnë kohën. Por jo. Ajo kategori ka sasinë e vet të ndjekësve. Telenovelat janë një “Sindromë gërvishëse”, që sot nuk është lehtë të kalojë pa gjurmë.

Por ajo që mbetet si problem më i madh në këtë “sindromë” m betet largimi nga libri.

Shumica e grave dhe e të rejave (për të mos thënë dhe e burrave), duke ndhejur telenovelat kanë hequr dorë nga miku më i madh i të mësuarit, edukuarit, librit. Është vërtetuar katërcipërisht se libri është i pazvëndësueshëm. Në faqet e një libri gjithnjë mësohet eksperienca njerëzore, ku ka përfytyrim, fantazi dhe marëdhënie njerëzore të fuqishme. Mendoj se telenovelat nuk e zëvëndëojnë dot atë dhe pse shumë herë skenarin e marrin nga libri. Telenovelat shumë herë e zhveshin, apo se japin të plotë personazhin si në libër. Nuk është ndonjë profesionizëm i madh të krijosh filma tërkuzë që merren me hollësitë që njeriu i imagjinon vetë, duke stisur histori edhe jashtë një parafytyrimi real. Edhe telenovela si libri është art, por kurrë një art cilësor si libri, pasi aty serviren ngjarje pa mbarim, ku arrihet që për dy orë të tregosh një ngjarje dhe ta zgjidhësh atë në mënyrën e dëshiruar (  ndonjëherë jo të duhur), ku i besohet më shumë dhuntisë regjisoriale se sa skenarit që kërkon përqëndrim dhe studim. Performanca e një telenovele, mund të quhet me të vërtetë “Pasqyra e njëanshme e vetevetes”, por kurrë pasqyra reale e jetë, mbasi kurrë nuk mund të implemetojë në mënyrë bindëse, problemet e vërteta jetësorë në mënyrën më të bindhsme. Këtë mund ta bëjë vetëm libri.


(Vota: 2 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora