Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

| E enjte, 02.07.2009, 06:46 PM |


Demir KRASNIQI

Sot e 19 vjet më parë:
    
DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë ,
Delegatët ka porositë –
Të shpallë aktin e Pavarësisë ,
T’i hapë rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –
Për vend tonë -  t’ vendosim vet !
T’ jemi Zot t’ Atdheut tonë –
Këmba e huaj t’ mos na sundojë !

Delegatët si kreshnikë ,
Në Prishtinë, më 2 Korrik ,
Para tankeve të Serbisë –
Shpallën aktin e Pavarësisë !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,
Shpallet KOMB , e jo “KOMBËSI “!
Popullata  e mbarë shqiptare –
T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

Delegatët, trima e trimëresha ,
Si luaj e luanesha ,
Me vullnetin e gjithë njerëzisë –
I dhanë vulën historisë !

O, rroftë Kosova , rroftë Flamuri ,
Me djem trima – zemërguri !
As n’ Ballkan, as tej oqeani –
S’ na përçanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë bota –
Faqebardhë të prej Evropa !
T’ pret Brukseli e Amerika –
Me fat t’ qoftë  Ty , REPUBLIKA !

Gjilan, më 02.07.1990.


KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT

O, delegatët popullorë ,
Mblidhen tok, më 7 SHTATOR ,
N’ bazë t’ vendimeve të 2 KORRIKUT –
Ia mësynë Grykës së Kaçanikut .

O, n’ Kaçanik, n’ qytet të dritës –
Mbajnë KUVENDIN E REPUBLIKËS .
Shpallë Kosova – KUSHTETUTËN ,
VETËVENDOSJEN DHE SHKËPUTJEN !

O, shpallë Kosova: REPUBLIKË ,
SHTET I LIRË DEMOKRATIK ,
SHTET I KOMBIT TONË SHQIPTARË
DHE PAKICAVE KOMBËTARE .

O, SHTET SOVRAN E JURIDIK ,
TERITORI I SAJ, UNIK ,
Ka themelet t’ forta si guri ,
STEMËN, HIMNIN DHE FLAMURIN .

O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë buka ,
Me fat t’ qoftë Ty, KUSHTETUTA!
O, moj Kosovë, Ty, t’u  shtoftë rrita ,
Me fat t’ qoftë  Ty, REPUBLIKA !

Gjilan, më 07.09.1990.

Shënim plotësues:

Autor i teksteve , melodive dhe interpretues i  këtyre dy këngëve është Demir KRASNIQI . Që të dyja këto këngë, po më 1990, janë incizuar dhe publikuar për opinion , përmes audio-kasetave të botuara në Produkcionin Muzikor “ZËRI I KOSOVËS”, ku producent dhe redaktor përgjegjës i këtij programi ishte i ndjeri Musa Tolaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës, të cilit më vonë forcat paramilitare serbo-çetnike ia dogjën shtëpinë dhe studion muzikore në Prishtinë, kurse atë e masakruan mizorisht !
Atij, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire , ndërsa kujtimi për te, do të rrojë krenarë gjithmonë në zemrat tona !
    Po këto dy këngë, janë botua dhe publikua më vonë edhe në librin tim të parë, me titull:”MALLËNGJIME E USHTIMA”, në Gjilan, më 1993, faqe 171 dhe 173.
    Ata që i kanë të freskëta ato ditë dhe atë kohë, do ta kuptojnë më lehtë se sa ishte e rrezikshme këndimi, botimi dhe publikimi i këtyre veprave  në  atë kohë !

Gjilan, më 02. Korrik 2009.