E shtune, 20.04.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzad Baliu: Emërvendet me prejardhje latino-romane

E merkure, 01.07.2009, 07:24 PM


Emërvendet me prejardhje latino-romane
 
(Fragment nga monografia Onomastika e Kosovës (Ndërmjet miteve dhe identiteteve), Era, Prishtinë, 2008)

Nga Begzad Baliu

Si në të gjitha trevat e Ballkanit, edhe në Kosovë, e kjo do të thotë që, edhe në krahinën e Gallapit, është dëshmuar disa herë se ka gjalluar dhe ka krijuar vendbanime edhe një popullsi (arumune) baritore, duke lënë kështu edhe gjurmët e veta në fushë të makrotoponimisë. Në Kosovë përgjithësisht janë identifikuar oikonimet: Beçuk (Vushtrri), Vllahi (Mitrovicë), Sibofc (Obiliq), Turiçec, Magure, Begzad Baliu 38
15 E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, 1987, f. 265.
16 Për përhapjen e këtij etniku në Kosovë, shih, R. Doçi, Iliro-shqiptarët…, f. 99-100; Atanasije Urosheviq, Neki detali iz prošlosti Kosova, “Onomatiloški prilozi”, b.I, Beograd, 1979, f. 30-33; Shembujt e shumtë të përhapjes së tyre janë vjelë kryesisht nga Dini?,
Mikushnicë (Skënderaj), Magure (Lipjan), Llajshec (Prishtinë), etj., ndërsa në krahinën e Gallapit oikonimet dhe oronimet: Llukar (Prishtinë), Makresh (Gjilan), Magure (Dragancë), Rimanishtë (Podujevë) etj.
Magure: oronim (Draganci - Gjilan). Etimologjia e kësaj fjale, sikurse dihet, vjen nga latinishtja mo?oro, “kodër e vogël, kodrinë”, shqip magulë, “kodër, bregore”, rumanisht m?gur? me të njëjtin kuptim15. Në Krahinën e Gallapit nuk mungojnë mikrotoponimet me prejardhje arumune. Le të kujtojmë se ky oronim gjendet ndërmjet Makreshit (Gallap) dhe Stanishorit (Moravë) janë ruajtur trajtat gjuhësore: Stanistur kullosë (Pepaj-Prishtinë); Stanisur (Hajkobillë-Prishtinë); Stanishurë dhe Magure (Moravë).
Vllasali: Vllasali, lagje (Surdull: Besianë-Podujevë); Vllasali (Artanë). Në Kosovë nuk janë të paktë emrat e vendbanimeve dhe përgjithësisht të mikrotoponimeve, që lidhen me etnikun vllah: Llashkobare: Vllashkobare, Llashticë: (V)llashticë etj. Pavarësisht nga kjo, ne duke radhitur këtë oikonim në radhën e inventarit arumun të mikrotoponimisë së Gallapit, kujtojmë se ky është formim i brendshëm i një patronimi që u oikonimizua me kohë16. Onomastika e Kosovës 39
Selami Pulaha, Jahja Drançolli, Muhamet Ternave, Krisobula e Deçanit etj.
17 Shih Skënder Riza, “Novo Bërda gjatë shek. XV dhe XVI”, Vjetari, nr. XX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë, 1985, f. 111.
18 J. Drançolli, Raguzianët në Kosovë, Prishtinë, 1990, f. 73.
19 Shih E. Çabej, Studime gjuhësore, IV, f. 158; S. Gashi, “Antroponimia e etnosit shqiptar të viseve të Toplicës në gjysmën e parë të shekullit XV, në dritën e burimeve raguziane”, Dituria, nr. 1-2, Prishtinë, 1978, f. 131; dhe “Prania e etnosit shqiptar në Kosovë gjatë shekujve XIII-XIV”, në Onomastika e Kosovës, IAP, 1979, f. 67, 87; Recension për vëllimin “Konferenca e IV e Onomastikës”, në GJA-sshf, nr. XIII-1983, Prishtinë, 1984, f. 319-320; R. Doçi, Antroponimia paraislame e Llapushës, “Onomastika e Kosovës”, IAP, 1979, f. 138-140; Dhimitër S. Shuteriqi, “Fjalë të shqipes para Buzukut”, në GJA-sshf, nr. XIX, IAP, 1989, f. 314; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe
Makresh, -i: Mali Makreshit, Dardha Makreshit (Jasanovik); Kisha Makreshit (toponim i zhdukur). Vendësit thonë se diku ka qenë një kishë, por nuk e dimë sa e saktë është kjo. Dihen vetëm Vorret e Moçme; Dardhat e Makreshit (Busavatë). Në dokumentet e vjetra i përgjigjet lagjes së krishtere “Mëhalla e Vuk Mërkshiqit” dhe Makrishi i Poshtëm17. Edhe tani kemi vendbanimet: Makreshi i Poshtëm dhe Makreshi i Epërm. Në radhorin e borxhlinjve të Mihail Llukareviqit është shënuar në formën Macrexa (Makresha)18 etj. Në studimet onomastike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, janë bërë shumë përpjekje diakronike dhe sinkronike për të dhënë etimologjinë e këtij vendbanimi. Në rastet më të shpeshta ky oikonim është lidhur me oronimin e traditës bizantine makër: “i madh”, hidronimin e prejardhjes sllave “mokra”: vend me lagështi etj19.; Begzad Baliu 40
ndërsa ne e konsiderojmë këtë oikonim të prejardhjes arumune, për vetë faktin se kjo është trevë e ndikimit arumun të toponimisë, dhe zbërthehet me rum. macris “lëpjetë, uthull” (bot. Rumex acetosa).


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora