Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tregim nga Agim Drenica

| E merkure, 01.07.2009, 06:46 PM |


Agim Drenica
 
ZARIFJA
 
Nata ka shtrirë krahet e saj të zi mbi katund.Pas gjithë atij vajë dhe asaj zhurme që u bë sot në oborrin e htëpisë se Rrustemit,tash çdo gjë ka ra në qetësi.Herë pas here dëgjohet vetëm kuisja e qenit , i cili atë zë lemeritës e lëshon nga urija apo etja sepse sot që është varrosur Rrustemi,s'i ka ra ndermend kujt ku e ka kokën e lere më për sharovin nen hambar . Tash edhe rrugët e fshatit dukën te vdekura.Ne to nuk duket njeri i gjallë , pos aty - këtu ndonjë plakë e cila e fundit po ndahej nga familja e te ndjerit dhe ne ikje e siper po thoshte :
- E mjera Zarifja,ka ngelur si qyqe me shtatë krimba.Dhe ndonjê tjetër qe si me ironi shtonte: - Ajo nuk po
me dhibset edhe aq se është e re i ka veç tridhjet e pesë vjetë , por po me dhimbsen jetimet e gjorë...
   Nderkaq , në odë pas shumë mundimesh , Zarifja i kishte vë fëmijët në gjumë,sepse sipas zakonit në dhomën e Rrustemit duhet te qendroi drita ndezë gjatë gjithë natës.Ajo ashtu e shtrirë nen jorgan,mendet kah nuk i shkonin.
E njihte ajo mirë rrethin dhe e dinte se do ta ketë shumë vështirë pa burr,sepse njerëzit mund edhe të flasin...dhe si prej tytës se pushkës,edhe pse nuk e dëgjonte kush,nxori fjalët:
- Jo,jo! Kurren e kurrës nuk martohem,do t'i rrisë fëmijët dhe do t'ia ruaj nderin e burrit , siç e kam ruajtur sa ishte gjallë...Fjalën gjallë , e shqiptoi me gjysëm zëri dhe u zhgreh në vajë.
- Vërtetë a ja kam rujtur nderin sa ishte gjallë ?!!! -Tha vetë me veti Zarifja dhe padashur para syve i doli momenti i para trembëdhjetë vitesh  , atëherë kur nuk kishte më shumë se gjashtë muaj qe ishte martuar.
   Ishte ditë e bukur  pranvere.Ajo me te shoqin po ktheheshin nga familja e saj , ku kjo kishte qendruar dy javë.
Edhe pse këtê rrugë e benin këmbë , duke folur dhe qeshur te dukej sikur fluturoni.Rruga kalonte nepër Përrua te Keq.Derisa këta dy po ecnin duke folur e qeshur dhe duke u magjepsur me natyren e bukur të Përroit te Keç ,papritur në kthesë u panë dy burra.
- O , t'u ngjatë jeta ! - thanë ata.
-Iu ngjatë jeta! - ua ktheu Rrusta,paksa i trembur , nga pamja e tyre trishtuese.
- Kemi një hall, vëlla!!!,tha njeri nga burrat.
- Hajr qoftë çka qoftë,po çka ka ndodhë?!!! u bë kurreshtar , Rrustemi.
- Ishim duke shkuar në shtëpi , por këtij vëllaut iu sëmur gruaja dhe nuk po mund te levizë,tha njeri nga burrat.
- çka ka ?!! ...tha Rusta i shqetësuar.
- E kanë rrokur dhëmbjet e fëmijës ,do te lind,po ne nuk po mund t'i ndihmojmë,nese ka mundesi te na e falësh këtë motën...dhe me dorë beri nga Zarifja.
- ç'me gjeti , tha Zarifja vet me vete,po unë kurr nuk kam parë grua kah lind , çfarë ndihme mund t"i ofroj?!!
- Si jo, tha Rrusta. Po nese ne nuk i ndihmojmê njeri tjetrit , kush tjeter do te na ndihmoj ne?!
- Derisa njeri nga ata burrat po e përcillte ne mal Zarifën Rrustemi i ulur mbi njê trung te njê lisi te prer po e dredhte cigarën nga kutia qe ia kishte afruar burri qe kish ngalur me te.
- Na shpetove, te shpetoftë zoti! ...tha burri qe po qendronte pranë tij.
- Eh, tha Rrusta,si janë këto lindjet tona , mu kur nuk i pret ndodhin...unë ,siç tregonte shpesh nëna , ndjesë past, kam lindur në arë...Derisa Rrustemi po i rrëfente burrit qe ishte me te se si kishte ardhur në jetë dhe si kishte rrjedhur ngjarja gjatë lindjës se tij,në anên tjetêr te malit Zarifja me forcën e fundit, po mundohej qe t'i ikte qellimit te ndytê te dy burrave qe ia kishin mbyll gojen dhe tentonin te dhunonin...
- Po, po,tha Rrusta...gjithëfare janë këto lindjet tona dhe thithi fortê cigarën.
   Pas një kohe , u duken tek po dilnin nga mali Zarifja dhe burri qe po e përcillte,i cili e kishte porositur se nese do ta marr vesh kush per kete qe kishte ndodhur , do t'i vrinin Rrustemin.
- A shpëtoj?!...pyeti Rrustemi , duke par pamjen trishtuese te se shoqës.
- Po , tha burri që e solli Zarifën - te shpëtoftë zoti!
- Po na vije keq se te vonuam...
- Nuk ka gjë tha Rrustemi dhe u përshendet me ta.
Tani më kur nuk dukej askush dhe as ata dy burrat,Rrusta duke e parë te  shoqën aq te rraskapitur dhe te mjerë , iu drejtua :
- Je lodhur...?!!!
- Jo , u përgjegj ajo më gjysëm zëri.
- Ndoshta bëra keq qe të urdhërova t'i shkosh në ndihmë asaj gruaje,por këtë e kemi borgj,sepse nesër mund te te ndodhë edhe ty...Këtu ajo nuk mundi te përmbahej dhe u zhgreh në vajë.
- çka ke , mos je friguar?!!!e pyeti i Rrusemi...Ajo duke e parë qe me pamjën dhe sjelljen e saj mund ta bej qe te dyshoj i shoqi , tha :
- Jo, jo ...nuk jam friguar , por po më dhimbset gruaja e gjora hoqi shumë...
-Oh e gjora unë!!! klithi , zarifja ,ashtu e shtrirê nen jorgan,pranë fêmijêve qe po flinin .Si u bë që trembëdhjetë vite jetuam bashkë dhe kurr nuk mora guximin t'i tregojë për këtë ngjarje...te paktën tash do te kisha pasur me lehtë...
- Si është jeta! ...tha Zarifja , si lindja edhe vdekja vijnë atëherë kur nuk i pretë...
   Derisa , pikat e lotit tani më e kishin qullur jasteku nen kokën e saj,nga jashtë erdhi zëri i ngjizur i një gjeli i cili po paralajmëronte ardhjen e një dite te re...