E shtune, 20.04.2024, 03:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Naser Aliu: Mbishkrimet e varrezave

E marte, 30.06.2009, 07:43 PM


Naser Aliu

Ndërhyrje

Ti po përzihesh në punët e brendshme
më thanë,
vetëm pse pyeta,
pse nuk mund të dalë jashtë!?

Zbulimi

Qëkur u zbulua
se Enver Hoxha
ishte
skizofren,
skizofrenia dhe paranoja,
u hoqën nga librat e mjekësisë!

Dhe,
sapo u mor vesh,
se Enveri
shkërdhente rregullisht Byronë Politike,
homoseksualizmi
nuk llogaritet më si devijim!

Me vetveten
( të përndjekurit)

Do të flasësh me vetveten,
më thanë!

Dhe,
e kishin ditur,
njëzet vjet
në qeli
fola
dhe pyeta veten,
si ia dola të bëhem armik i popullit!?

Mësimi
(Robert Martikos)

Armik i popullit
tha ai
dhe përplasi dorën
mbi dosje!
 
Ata heshtën kokulur!
 
Kundroi fytyrat
e ngrysura
një nga një
dhe,
dalëngadalë
shpërtheu
duartrokitja skizofrenetike!

Ai është armik i popullit
bërtitën njëzëri!

Kundërshtar i diktaturës
thonë, sot, po ata,
që duartrokitën dje!

Dhe, kjo më bën të dyshoj, por edhe ta dua njeriun!


Lajmi mori dhenë

Sapo u mor vesh
se
Enveri
dhe Ramizi
bënin seks
dhe se
Komiteti Qendror
duartrokiste
pas çdo orgazme,
nisi
shembja e
Partisë së Punës!

Domina

Për internacionalen
tha ai,
me kamxhik në dorë,
çizme të zeza,
dhe pantallona të zeza dhe të shndritshme
dhe xhaketë të zezë dhe të lustruar!

Kamxhiku
mbi Shqipëri...

Pasion e kënaqësi
Eksitim,
kur shkaktonte dhimbje
të tjerëve!

Dhe u kënaq
deri në ofshamë-orgazmën e fundit!

qershor 07


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora