Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndërtohen 11 shtëpi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

| E marte, 30.06.2009, 07:12 PM |


Falë zemërgjërsisë së padronit të firmës "Pejtoni" nga Prishtina

Ndërtohen 11 shtëpi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Nga Milazim Kadriu

Falë zemërgjërsisë së padronit të firmës "Pejtoni" nga Prishtina, z. Bejtush Zhugolli dhe vëllezërve të tij ka nisur ndërtimi i 11 shtëpive për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së. Sipas Zhugollit ndërtimi i këtyre shtëpive do të kushtojë rreth 200 mijë euro. Ndërsa ushtruesi i detyrës së kryetarit të SHIL të UÇK-së Fadil Shurdha tha se ndihëma e këtij donatori zemërgjerë ëshët shumë e madhe dhe ne e falenderojmë. Ai tha se këto shtëpi do të ndërtohen në disa qendra të Kosovës në mesin e tyre do të jenë edhe dy shtëpi për invalidët e luftës në komunën e Podujevës. Për përzgjedhjen e përfituesëve të dy shtëpive në komunën e Podujevës Lulëzim Namani, kryetar i deëgs së SHIL tha se e ka bërë kryesia e degës së SHIL të UÇK-së . Përfitues janë invalidët Avdi Fetahu nga Shtedimi i Podujevës dhe Kimet Dibrani nga Gërdofci. Sipas bashkbiseduesve shtëpitë do të ndërtohen në afatin prej 2 muaj e gjysmë .
M.K.
 
Në Kuvendin e tretë zgjedhor të degës AKR-së në Podujevë

Kryetar dege për herë të dytë është rizgjedhur Avni Ajeti

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit në ilegale, Avni Ajeti,për herë të dytë me radhë është rizgjedhur kryetar i degës së AKR-së,në Podujevë, në Kuvendin e tretë të degës së kësaj partie .Nga niveli qendror i AKR-së, pjesëmarrës ishin zëvendës-kryetari, Skender Blakaj dhe sekretari organizativ, Selim Pacolli.Me tu zgjedhur,Ajeti ka premtuar delegatëve se do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të realizuar objektivat e synuara të kësaj partie."Do të jemi afër problemeve të qytetarëve dhe do t’i kemi parasysh problemet e tyre. Qëllimi i partisë sonë do të jetë zbutja e varfërisë dhe mirëqenia sociale", tha Ajeti. Kryetari Ajeti përshkroi edhe sfidat e partisë që ka kaluar kohëve të fundit duke përmendur edhe suksesin që e ka pasrur kjo parti zgjedhjet e kaluara. "AKR-ja zgjedhjet e kaluara i ka fituar 8 për qind. Shpresojmë që prapë do të jemi të suksesshëm, përkundër sfidave që kemi" është shprehur ai . Në kuvend në të cilin morëm pjesë më shumë se 70 delegatë, janë zgjedhur dy nënkryetarë, Istref Plakolli dhe Hava Bllaca, ndërsa u konstitua edhe kryesia e re prej 21 anëtarësh.Nënkryetari i parë, Istref Plakolli përshkroi sfidat për të cilat ka kaluar dega në Podujevë. Ai tha se pas Kuvendit një grup i ekspertëve do të hartojë një plan-projet për ndërtimin e politikave lokale dhe strategjinë e zbatimit të tyre në praktikë.N dyshe të pranishëm ishin edhe nga subjektet tjera politike dhe i uruan sukses AKR-së edhe në të ardhmen.
M.K.