E enjte, 25.04.2024, 05:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Engjëll Koliqi

E marte, 30.06.2009, 07:01 PM


VALLËZOJMË E KËNDOJMË NËN YJËT
 

Në këtë botë t’intereseve të ngushta

Unë e Mbretëresha ime jemi në skenë

Gjithnjë e më të pashëm

Në spektaklin e vërtetë të dashurisë

 

Sipas rregullave të shekullit të dashurisë

Ne vallëzojmë e këndojmë fuqishëm

Nën yjët e artë

Që paralajmërojnë agun e dashurisë

 

Vallëzojmë e këndojmë me Mbretëreshën time

Nën yjët e artë të paraagut

Sot e nesër

Edhe gjithmonë – deri në amshim

            Garlate (LC), 25 qershor 2009

 

TRUNG’ I FORTË I ILIRISË

 

Kosovë

Tokë e lashtë e stërgjyshërve të mi

Toka ime e shenjtë

Je trung i fortë i Ilirisë

-

Hapi bilashnjokët

Lisa të mëdhenj arbërorë të rriten

Sot e nesër

Dhe përgjithmonë – deri në amshim

 

Toka dardane e Kosovës sime

Krenare ke qenë dhe krenare je

Shumë personalitete i ke rritë

Dhe kësaj bote ia ke falë

-

Që nga Konstantini i Madh

E Gjergj Kastrioti

Që nga Shën Niketë Dardani e Nëna Tereze

Në mbarë botën ke përhapur rreze

 

Krenohemo me ty o tokë dardane

Kosova jonë e shenjtë

Trungu i gjallë e frytdhënës i Ilirisë

Bekuar qofsh gjithmonë!

            Garlate (LC), 25 qershor 2009

 

LULJA SHFLETON LULEN

 

Erdhi lulja ime e bukur

Me krenari dashurie

Lulen e shfletoi

I mori erë njëherë dhe më përqafoi

 

Mbretëresha ime

Vetë lule e bukur

Para se të më hudhet në qafë

Shfleton lulen dhe i merr erë

-

Gjithnjë

Lulja shfleton lulen

-

Unë me plot të drejtë ndjehem krenar

Krenar në dashuri

Sepse lulja ime e bukur

Shfleton njëherë lulen

I merr erë mirë

Dhe më përqafon

            Garlate (LC), 25 qershor 2009

 

NË KUJTIM TË STINËS FËMIJËNORE

 

Atëherë

Të gjithë të lumtur

Edhe me shumë mungesa

Në shtëpitë tona ishim

-

Shpesh mblidheshim

Luanim e këndonim bashkë

Bisedonim

Për historinë dhe për ardhmërinë

 

Me shumë dhembje e peripeci

Por

Lumturia nuk mungonte

Kënga fort jehonte

 

Athua kthehet edhe njëherë ajo kohë

Athua bëhemi bashkë edhe njëherë

Në shtëpitë tona

Athua këdojmë e lumturojmë bashkë

?!

            Garlate (LC), 26 qershor 2009

 

NËPËR VALËT E DASHURISË

 

Të gjithë ne

Jemi të ftuar

Nëpër valët e dashurisë

Të notojmë e të fluturojmë

-

Eni të gjithë

Eni të luajmë akteve të shenjta

Valët e dashurisë po na presin

Lumturia do të na përqafojë

 

Eni pra

Të notojmë e të fluturojmë

Në të shenjtërueshmet valë të dashurisë

Ato për ne janë aktivizuar e lëvizin

-

T’u hyjmë valëve

Me të mirëfilltën dashuri

Le t’i nderojmë stërgjyshër e gjyshër

Me traditë të farës arbërore

            Garlate (LC), 26 qershor 2009

 

FJALA JOTE MJALTË

 

Mbretëresha e ëndërrave të mia

Duan të ta them një të vërtetë

Publikisht

-

Mbarë bota le ta marrë vesh

-

Kur ta dëgjoj zërin

Më ëmbëlsohet shpirti

Sepse gjithnjë më flet për çështje madhore

Për njerëz nevojtarë

Për vlera të larta të dashurisë

-

Mbretëresha ime

Kënaqem dhe ëmbëltohem kur flet

Sepse

Çdo fjalë e jote

Është më e ëmbël se mjalti

Gëzuar!

            Garlate (LC), 26 qershor 2009

 

JAM I BINDUR

 

Një ditë shumë të afërt

Bota do të na e dëgjojë fjalën

...

Do të veprohet ndryshe

Dhe do të ndryshohet çdo gjë

-

Jam i bindur

Se shpejt të gjitha ligjet do t’i bëjë dashuria

Dhe njerëzia do marshojë

Me besim të plotë në vlera të dashurisë

-

Eni të gjithë

T’i përjetojmë dhe t’i gëzojmë bashkë

Këto rregulla të dashurisë

Që të jetojmë deri në amshim!

            Garlate (LC), 26 qershor 2009

 

TË LUNDROJMË NË DETIN E LIRË

 

Eja o mbretëreshë e bukur

Po të pres

Në mbarë shekullin tonë të dashurisë

Të lundrojmë

Të lirë në detin e lirë

Bukuri e ëmbëlsi

Bashkë të kërkojmë

Eja mbretëreshë eja

Mos vono

Deti i lirë po na pret

Bashkë

Të lundrojmë

Të lirë e të qetë

Sot e deri në amshim

            Garlate (LC), 27 qershor 2009

 

NDËRMJET ËNDËRRAVE

 

E pashë vetë

Pezull mbetur

Varur nëpër degë

Ndërmjet ëndërrave

-

Si me venom

E kishin lënë

Të shkretë

Nën mëshirën e kohës

 

Nga andej

Ndërmjet ëndërrave

I gjori

Vetëm mund të shpresonte

-

Mbase do të mbetej gjallë

Mbase një ditë të bukur

Do të mund

Edhe të shqiptonte ndoj fjalë

            Garlate (LC), 27 qershor 2009

 

RRETH DËSHIRAVE

 

Seç luhet vallja e intereseve

Gjithnjë e më e madhe

Dhe më e pashme

Rreth dëshirave të grupeve dhe të individëve

 

Kudo nëpër botë

Ku shihen valle interesesh

Menjëherë nënkuptohet

Në mes mullar është dëshira

 

Janë të ndryshme dëshirat

Të veshura me interese

Por

Dëshira jonë

Tashmë nga të gjithë e njohur

Është dashuria

Dhe vetëm dashuria

-

Ne jemi në shërbim të dashurisë

Jashtë dëshirave të veshura me interese

            Garlate (LC), 27 qershor 2009

 

KUNDËRTHËNIE MES INTERESESH

 

Mes interesesh

Shumë kundërthënien vërehen

-

Andej e këndej

Njerëz e grupe konfrontohen

-

Secili intereset e veta do t’i realizojë

Pa pyetur se duan apo jo të tjerët

-

Mews interesesh

Është shumë normale

Të vërehen konfrontime

Me plot kundërthënie

-

Ne ende vazhdojmë

Lueftën tonë me dashuri

Për të sjellur dashurinë mes njerëzve

-

I vetmi interes i yni është dashuria

Pra

Të mos kemi më

Kundërthënie mes interesesh

            Garlate (LC), 27 qershor 2009

 

TI S’MI LE SHTEG URREJTJES

 

Kurrë në jetë

Nuk kam pasur rast të mendoj për urrejtje

...

Sidomos në vitet e fundit

Me ty bashkë

Mbretëresha ime

Mendojmë dhe veprojmë

Për dashurinë

Dhe vetëm për dashurinë

 

Ti mbretëresha ime

Që njeh vetëm dashurinë

-

Mbase e betuar në dashuri

Të gjitha shtigjet drejt urrejtjes

M’i ke mbyllur

-

Tash kam të vetmën mundësi

Mund të eci e të marshoj

Vetëm drejt dashurisë

E vetëm me dashuri

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 

ATJE ZGJOHEMI ME KËNGËN E ZOGJVE

 

Në vendlindje

Dukemi gjithëherë më të zgjuar

Më të fortë e më inteligjentë

....

Në vendlindjen tonë

Gjithëherë zgjohemi më lehtë

Dhe të gëzuar ...

Me këngën e zogjve

 

Në vendlindjen tonë

Gjithëherë plot gjallëri

Duke filluar nga njerëzit

Edhe te kafshët

Atje zogjtë këndojnë fuqishëm

Dhe çdo mëngjes

Me këngën e bukur na zgjojnë

-

Rrofshin zogjtë

Bashkë me këngën

Me vendlindjen

Dhe me ne atje!

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 

NDJESHMËRI

 

Sipas traditës së shenjtë

Të përcjellur gjeneratë pas gjenerate

Nga stërgjyshërit e gjyshërit

Te prindërit

Edhe unë

Kam ndjeshmëri të fortë

...

Kur preki flokët tuaja të shprishta

Një ngohtësi në zemër ndjej

E vërteta dashuri

Të gjitha ndjenjat e mia përshkon

...

Eja mbretëresha ime

Çdo çast pranë meje të jesh

Dhe me plot dashuri

Të mbushësh qenien dhe jetën time!

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 

DUA TË TË THEM ...

 

Nda mbretëreshë

Dua të të them një të vërtetë

-

Unë të dua dhe shumë të dua

-

Bashkë do ecim shumë

Larg e shumë larg

Deri në amshim

Gjithëherë

Me fuqi mrekullie të dashurisë

-

Mbretëreshë

Dua të ta fal tërë shekullin tim

-

Merre atë bashkë me mua

Dhe mem leksione dashurie

Na mbaj gjallë sot e deri në amshim

!!!

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 
E URDHËRUAM TRISHTIMIN TË IKË

 

Që nga çasti kur filluam ta zbatojmë dashurinë

Haptas

Në çdo kënd të botës

Trishtimin bashkë e urdhëruam:

Mblidhi plaçkat e ik nga kjo botë

-

E pamë bashkë kur po ikte

Dhe tash

Me mburrje e thërrasim dashurisë:

Eja dhe sundo

Anekënd botës

Në të gjithë njerëzit

-

Eja dashuri

Eja se trishtimi ka ikur në pakthim

Tash kemi të bëjmë vetëm me ëmbëlsi

Eja sundo dashuri

!!!

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 

PËR TË VRARË VARFËRINË

 

Ikën larg vendlindjes

Kurbetçarët

...

Bile ika edhe unë

Dhe mora emrin e kurbetçarit

-

Jo për të jetuar

Por për ta zhdukur varfërinë nga vendlindja

-

Thënë në gjuhën e popullit

Shkurt-shqip

Kurbetçarët janë larguar nga vendlindja

Me të vetmin mision

Dhe për të vetmin qëllim

-

Për ta vrarë varfërinë

            Garlate (LC), 28 qershor 2009

 

LËRINI TË IZOLUAR

 

Ata janë në shërbim të intereseve të ngushta

Shkaktojnë pështjellim dhe huti

...

Ne shikojmë punën tonë

Dhe ecim përpara në projektet tona

-

Mos u habitni

Vazhdoni e punoni

Deri në përmbushjen e plotë

Të misionit të deashurisë

-

Ata le t’i ligjërojnë vetëvetit

Dhe le ta mësojnë vetëm vetëvetin

Të izoluar nga ne dhe nga bota

Të mos i dëgjojë më askush

 

Mos e humbni kohën e shtrenjtë më me ta

Mos e dëmtoni misionin tonë të shenjtë

Lërini

Krejtësisht të izoluar dhe të vetmuar

            Garlate (LC), 29 qershor 2009

 

PO VJEN ...

 

Po e shoh vetë

Prandaj ju kumtoj

-

Po vjen krenare

Mbretëresha ime

Bile më krenare se kurrë më parë

Me kupën e dashurisë në dorë

 

Ja pra

Përfundimisht

Po vjen mbretëresha ime

Bashkë ta ndryshojmë botën me dashuri

 

Eja mbretëreshë eja

Me plot dashuri

Marshojmë bashkë e s’ndalemi

Të shërbim të së shenjtës dashuri

            Garlate (LC), 29 qershor 2009

 

PRITMË ATY

 

Mirëseerdhe mbretëreshë

Të thotë zemra ime

Me plot dashuri

Njëkohësisht që të kërkon të mos ikësh

-

Mos ik

Ptritmë aty

Se bashkë

Duhet të kryejmë shumë akte të dashurisë

 

Ndal mbretëreshë

Ndalu

Më prit aty

Se bashkë na do dashuria

-

Bashkërisht

Njëmijenjë mrekulli dashurie në ditë do të bëjmë

Që sot

E deri në amshim

            Garlate (LC), 29 qershor 2009

 

NDALU NË STAZIONIN ZEMËR

 

Mbretëresha ime

E mrekullive të dashurisë

Mos u lodh shumë

Ndale pak marshimin

Hyn në stacionin e zemrës sime

Se ata të pret pushimi i merituar

Me plot mrekulli dashurie

-

Në këtë stacion zemër

Bashkë do të jemi

O mbretëresha ime

Që t’i gëzojmë me plot meritë

Të bekuarat mrekulli të dashurisë

Dhe normalisht

Ta ndërrojmë bashkë botën

Me dashuri dhe vetëm me dashuri

            Garlate (LC), 29 qershor 2009

 

KAM SHUMË MALL TË SHKOJ NË STUBËLL

 

Tashmë janë bërë shumë

Gati gjashtë muaj vuajtje

Larg Stubllës sime

-

Megjithë gëzimin që mbetëm në këtë jetë

Vuajtjet shpirtërore vazhdojnë

Sepse më ka marrë malli shumë

Të shkoj e të kënaqem nël Stubllën time

 

Eni

Eni dhe ju me mua

Na thërret Stublla jonë

Plot me mall e dashuri

-

Eni

Të shkojmë të gjithë

Të shmallemi në Stubllën tonë

Me akte dashurie

Ta ndërtojmë bashkë

Ta lulëzojmë!...

            Garlate (LC), 29 qershor 2009

 

NUK DUA MË TË FLE!

 

Më duket se kam fjetur shumë

Mbase me shekuj

-

Shumë punë të nisura presin përfundimin

O njerëz

Prandaj dua të zgjohem

E të punoj pandalë

Siç na mësonte Naim Frashëri:

“Punë-punë natë e ditë...”

-

Nuk dua më të fle

Por

Po zgjohem e po punoj

Ditën edhe natën

-

Do të punoj

Gjithmonë sipas ligjeve të dashurisë

Siç më kanë mësuar

Babai e gjyshërit

Me dashuri dhe vetëm me dashuri

            Garlate (LC), 29 qershor 2009



(Vota: 3 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora