E premte, 29.03.2024, 07:26 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze (Kozeta) Zylo: Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan

E hene, 29.06.2009, 09:13 PM



Qindra shqiptarë morën pjesë në Paradën Internacionale të përvitshme, në Manhattan


Nga Këze (Kozeta) Zylo

Qindra shqiptarë të Diasporës Amerikane, morën pjesë në Paradën Internacionale në rrugën “Amerika” në Manhattan, kryeqyteti i botës.
Në këtë ditë me diell fytyrat e shqiptarëve ndrinin, ndrinin se do të përfaqësonin midis kombeve të botës, Shqipërinë dhe shtetin më të ri në botë, Kosovën.
Tashmë është bërë traditë që cdo vit, në këtë Paradë Internacionale, më 23 Qershor të marrin pjesë dhe shqiptarët nga të gjitha trevat e saj dhe të parakalojnë me kostumet shumëngjyrëshe, me flamujt kuq e zi.
Eshtë emocionuese kur shikon të rinjtë, si z.E.Toro, znj.M.Xhemali, z.Mark, D.Blloshmi, që me seriozitetin më të madh dhe dashurinë e pakufishme për Kombin, janë në krye të organizimit të Paradës.
    Artistja Merita Halili me zerin brilant, një këngëtare elegante, së bashku me bashkëshortin e saj udhëheqësin e orkestrës, z.Raif Hyseni inerpretonin këngë të bukura shqiptare.  Zëri i tyre ngjitej nëpër gradacielat marramendëse të New Yorkut, dhe dukej sikur shkonte larg, larg, bashkohej me zogjtë…per Shqipërinë, Kosovën dhe Camërinë martire.
Zëri burrëror i Gëzim Nikës me fjalët: “Jam Shqiptar” gjëmonte dhe ushtonte thellë, bashkë me zërin e pjesëmarrësve të paradës, çka e bënte dhe më të bukur, dhe me tërheqëse këtë ditë feste të veçantë.
Mëmëdheu ynë i shumëvuajtur dhe Princesha Kosovë, e kishin nderin të parakalonin të parët, për faktin e njohur formal, se vendi ynë fillon me shkronjën e parë A të alfabetit.
    Ngjryat kuq e zi, flamuri shqiptar dhe i Kosovës valëviteshin gjer në qiell si asnjëherë tjetër.
Paradën e udhëhiqte ish kongresisti z.Joseph Dio Guardi së bashku me zonjën e nderuar Shirley Dio Guardi.  
Politikani Dio Guardi me origjinë shqiptare, ngriti peshë zemrat e shqiptarëve në fjalën e tij para gjithë pjesëmarrësve.
Ai tha se ndihej krenar që ishte shqiptar dhe se nuk do të ndalonte kurrë punën e tij për cështjen Kombëtare.  
Z.Dio Guardi është i vetmi shqiptar deri më sot nga Diaspora që është zgjedhur përfaqësues i popullit në Kongresin Amerikan.
Studentët organizues e vlerësuan me çmimin e mirënjohjes z.Dio Guardi për punën e tij të palodhur, për popullin shiqptar, Kosovën dhe gjithë trevat shqiptare.
Gjithashtu me pllakën e mirënjohjes u vlerësua dhe artisti i ansamblit “Rugova”, z.Shaban Lajci i cili interpretoi mjeshtërisht poezi për Shqipërinë.
Z.Shirley Dio Guardi, një njohëse e thellë e kulturës ballkanike, ngriti zërin për të drejtat e Çamërisë dhe për të gjithë shqiptarët e pafajshëm të burgosur në Mal të Zi.
Fjalimet e tyre u pritën me ovacione të zjarrta dhe pjesëmarrësit njëzëri brohorisnin rroftë Shqipëria, Kosova, Camëria…
Me duartrokitje u prit dhe arbëreshi, shqiptari Ronald Tocci, sjellë nga z.Dio Guardi i cili kishte zbuluar rrënjët e familjes së tij, që ishin me origjinë shqiptare, të shpërngulur në kohën e pushtimit turk.
    Në paradën shqiptare ishin dhe një grup ushtarakësh, ish luftëtarë të Vietnamit që kanë përkrahur herë pas here çështjen Kombëtare.
Ansambli “Rugova”, veshur me veshjen e bukur të Rugoves kërcente dhe mbante gjallë atë ditë të bukur gjithë diell dhe ngjyrë shqiptare.
Në grupet e ndryshme dallohej dhe veshja e Korçës ardhur nga larg për të marrëpjesë në këtë Ditë Internacionale.
Me një pankartë kuq e zi do të dallohej dhe Instituti “Gjergj Kastrioti Skanderbeg” që së bashku me nxënësit dhe stafin, ecnin përgjatë rrugës së Manhattanit, rrugë që gumëzhinte nga gjithë gjuhët e botës.  Në këtë grupi dallohej me veshjen kombëtare, me plisin në kokë, z.Roland Uruci së bashku me djalin e tij që valëviste mbi supet e të atit, flamurin shqiptar dhe amerikan.  
Pranë stafit të Institutit u afrua Dr.Namik Shehu sekretar i Akademisë së Shkencave në NY dhe bashkëshortja e tij znj.Engjëllushe Shehu një zonjë fisnike dhe ish mësuese në Shqipëri.  
Ata u përshëndetën përzemërsisht me z.Q.Zylo, z.M.Pacuku, z.A.Boba, znj.Zh.Hoxha dhe njëkohësisht së bashku me mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe i uruan dr.Shehut 75 vjetorin e ditëlindjes së tij dhe jetë të gjatë.
Z.Ilir Hysa PH.D kandidat, përfaqësuesi i shtetit amerikan për regjistrimin e popullsisë në vitin 2010, kishte ardhur me kënaqësinë më të madhe për të marrë pjesë në këtë paradë dhe inspironte më tej bashkatdhetarët e tij për të mos e humbur këtë shans.
Z.Hysen Ulaj menaxher në MetLife Company, një aktivist i shquar kishte ardhur së bashku me djemtë e tij, nxënës të dalluar në Staten Island New York.
Nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ishte shkrimtari Tom Mrijaj, dhe skulptori, poeti Nexhat Imeraj të cilët me dashurinë me të madhe parakaluan me veshjen kuq e zi në këtë ditë të shënuar Internacionale.
Kishte dhe të huaj pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në botë që u afruan, takoheshin me ne, donin të dinin më shumë për kulturën tonë.
Miss Vienami në shtetin e New Xhersit znj. Truang, një studente e shkëlqyer u prit me dashuri nga grupi ynë.  
Ajo nuk kishte nevojë per prezantim nga se shiriti i saj rreth supeve dhe belit, kishte të shkruar titullin: “Miss Vietnami!”
Diaspora e Vietnamit ishte i organizuar përsosmërisht, ajo dallohej nga shtetet e tjera.  
Në diasporën vietnameze ishin disa kuadrate.  Ata vinin nga New Yorku, New Jersey, Minesota, New Meksiko, Germany, etj…
Të gjitha ishin të rreshtuar si me një rregull ushtarak dhe çdonjeri mbanet flamurin vietnamez dhe amerikan.
Ndersa i vëzhgoja me kënaqësi të gjitha kombet, mendoja se ne shqiptarët kemi se c’të mësojmë prej shteteve që organizohen më mirë.  
Diaspora shqiptare duhet të jetë me përfaqësuesit e vet në Paradë, veshur me kostume kombëtare, me kostume të krahinave të ndryshme, dhe duhet të parakalojë nga secili shtet i Amerikës.  
Parada Internacionale ka për qëllim të prezantojë të gjitha shtetet e botës, me kulturën e veçantë që kanë.
Kjo paradë për rrjedhojë ka për qellim të prezantojë dhe vendin tonë, me veshjet e shumëngjyrshme, kulturën tonë popullore dhe kombëtare, historinë tone nëpërmjet simboleve të shumta.  Të gjitha këto transmetohen nëpërmjet mediave kryesore amerikane.  
Organizatorët e rinj kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme, por ka ardhur koha që pjesëmarrësit duhet të edukohen për të ardhur me veshje si për paradë, me veshje që japin nocionin e Kombit tonë, dhe jo veshje të përditshme, si veshje sporti, zyre apo mbrëmjeje…përndryshe në syrin e vëzhguesve të huaj, parada merr një kuptim mitingu apo demonstrate…!
Trotuaret ishin mbushur plot e përplot me amerikanë, turistë…, dhe me kamera në duar fotografonin dhe përshendesnin duke brohoritur: Albania, Albania…
Kameramani Osman Greva filmoi gjithë paradën atë ditë për TV Alba Life.
Ky aktivitet i rëndësishëm do të pasqyrohet nga mediat shqiptare, dhe në një emission të veçantë nga TV Alba Life në New York.
Dio Guardi - Kozeta Zylo













(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora