E shtune, 27.02.2021, 06:13 AM (GMT)

Kulturë

Tregim nga Arsim Halili

E hene, 29.06.2009, 05:38 PM


KUR TË QANË, E PAK TË QESHË FATI

Bedriu  me të shoqen  dhe dy fëmijët e tij si dhe babain jetonin në një fshat afër qytetit të Prishtinës.
Babai i  Bedriut Isufi, jetoi deri  pak kohë para luftës. Bedriu ishte rreth të dyzetave,  kishte punuar  disa vite në një fabrikë në Prishtinë. Mirëpo rrethanat e bënë të vetën dhe e shpallën si tepricë teknologjike, kështu që ai mbeti pa punë edhe pse e donte punën dhe profesionin që kishte. Ishte principiel në punë, por edhe mjaft i sjellshëm me shokët e punës. Për aq vite sa kishte punuar në fabrikë kishin një jetë të mirë ekonomiko-sociale.
Jeta pa punë për Bedriun ishte mjaft e rëndë, çdo gjë mori tatëpjetën!. Shoqja e tij mundohej ta qetësonte, të shoqin, por nuk shihej ndonjë rezultat. Ajo ishte një grua fjalë pak, por punëtore. Ishte rrobaqepëse dhe disi ia dilnin që të mbaheshin me të ardhura. Familja ishte shenjtë për këta bashkëshortë,që të dy mundoheshin që fëmijët e tyre t’i edukojnë në mënyrën më të mirë . Rinori ishte fëmija i tyre i parë. Ishte dymbëdhjetë vjeç shkonte në klasë pestë  të shkollës fillore, kurse Egëzona  ishte tetë vjeçe dhe shkonte në klasë të dytë. Të dy fëmijët ishin të shkëlqyeshëm në mësime.
Në  vitet e luftës e posaçërisht në vitin 1999, u gjetën si shumë familje tjera në rrugë, të pa krye. Nuk dinin nga të ja mbanin dhe nuk dinin se ku do t’i shpinte e nesërmja.  
U detyrua edhe kjo familje ta marrë rrugën për në Stankovec të Maqedonisë. Së paku ta shpëtojmë kokën, ishte pohim i të gjithë atyre që merrnin këtë rrugë të mundimshme.  Vërtet ishte lodhje, disa ditë udhëtim nëpër male, e aq më tepër  familja e Bedriut  si shume familje tjera, kishte qëndruar edhe disa ditë në fushë në një tendë të improvizuar. Në Stankovec morën një tendë, u strehuan në mesin e mijëra njerëzve.
Një ditë erdhën mjekët ndërkombëtar, për të bërë një kontroll mjekësor  te këto familje,  posa erdhën në familjen e Bedriut i bënë një kontroll të gjithë anëtarëve dhe pas kontrollimit e thirrën Bedriun jashtë tendës.
- Dëgjo Bedri në familjen tënde, ka diçka që nuk është në rregull.  Gruaja e jote, por edhe vajza nuk janë mirë. Përveç që djali dhe ju jeni mirë. Por ne si mjek ju këshillojmë që të dyjave t’u bëni analizat mjekësore dhe më pas do të konstatojmë diagnozën e saktë.
Mjekët shkuan, kurse Bedriu hyri përsëri në tendë dhe filloi në mënyrë indirekte t’i tregojë gruas  për vlerësimin e mjekut lidhur me shëndetin e tyre.
            -Dëgjo gruaja ime iu drejtua Mirjetës, mjeku më paralajmëroi që ti dhe vajza duhet t’i bëni analizat me qëllim të përcjelljes së shëndetit tonë...
-Mirë Bedri, burri im me trego te lutem a bëhet fjalë për ndonjë sëmundje të rrezikshme?
-Jo grua ata vetëm duan që të bëjnë një kontroll sepse ashtu edhe e kanë detyrë...
  Përsëri erdhën mjekët në tendën e Bedriut, posa i panë analizat ata ndërruan pamjen e fytyrës, shiko Bedri thanë me keqardhje mund të themi se gruaja juaj  ka masë të madhe të sheqerit në gjak, e ka shtypjen gjakut në përmasa enorme,  si rezultat i saj ka edhe disa komplikime kardio-vaskulare. Por edhe vajza ka shenja që është me diagnostifikim të TBC-ës. Prandaj  të këshillojmë që menjëherë ta lësh këtë tendë. Të strehohesh në ndonjë shtëpi private. Të shoqen së bashku me vajzën, urgjentisht t’i dërgosh në ndonjë spital.
Bedriu iu  kishte zbehur fytyra nga lajmi i mjekut. Këtë ngjyrë të fytyrës e zbuloi gruaja e Bedriut e cila as një as dy e pyeti:
-Ç’ke Bedri ashtu që je i mërzitur, t’u ka zbehur fytyra?
-Oj grua rezultatet tuaja dhe të vajzës nuk dolën mirë, andaj mjekët më sugjeruan ta braktisim tendën e mallkuar dhe të gjejmë një shtëpi private deri sa të kalojë kjo rrëmujë, ndërsa ti dhe vajza për një kohë do të qëndroni në spital deri sa të shëroheni, ti ke sasi të madhe të sheqerit në gjak , ndërsa vajza anemike( nuk i tregoi për sëmundjen e TBC-së).Kështu dhe veproi, i dërgoi në spital për shërim.
 Por si duket e shoqja e Bedriut në bazë të ekzaminimeve mjekësore gjendjen e kishte mjaft të rëndë dhe se mund të jetë pa shpresë edhe pas ndërhyrjeve  për stabilizimin e shëndetit të saj. Edhe vajza  në gjendje të komplikuar sa i përket TBC-ës ,por megjithatë mjekët i thonë se do t ‘ia dalim gjithsesi dhe vajza përsëri do të bëjë mirë.
Ato qëndruan disa ditë në spital dhe u liruan.
 Kaluan dy muaj gjysmë pas përfundimit të luftës. Familja e Bedriut u kthye në vendlindje.
Me gjithë gëzimin që kishin për lirinë, si shumë familje tjera që kishin humbur pasurinë edhe familja e Bedriut ishte bërë rrafsh me tokë. Shtëpinë ja kishin djegur. Ai  me këtë edhe kishte humbur edhe kulmin mbi kokë. Ishte një goditje e rëndë për këtë familje. Ata marrin një tendë nga UNHCR-ja,  por kjo si ndihmon fare dhe e gjen e keqja edhe më madhe.  
Shoqja e Bedriut nga shqetësimi i madh,  por edhe ishte ashtu me gjendje të rëndë shëndetësore, pëson një infarkt me pasoja fatale, pra ajo vdes. Kjo për Bedriun ishte edhe goditja e dytë fatale.  Ai  tani më ishte pa shtëpi, pa grua, pa punë dhe vajzën e sëmurë.               Vëllezër  i thoshte njerëzve që vinin për ta ngushëlluar për vdekjen e të shoqes,  shumë të këqija më ranë mbi kokë. Njerëzit edhe ngushëllonin, por edhe i jepnin zemër se do të bëhet mirë. Bedriu ja kthente ndoshta për të tjerët po, por për mua nuk besoj se do të vijnë ndonjë ditë  të mira.
Një ditë vajza u sëmurë rëndë pati kollitje të mëdha dhe filloi të pështynte gjak. Ai e mori menjëherë  dhe dërgoi te mjeku në Prishtinë, dhe menjëherë mjekët e shtrinë në spital.
Pas disa ditësh  njëri nga mjekët që e njihte dhe kishte dëgjuar se në çfarë kushte po banonte në tendë,  i tha dëgjo Bedri:
-Ne dimë se i ke punët ngushtë shumë, e dimë se edhe shoqja të ka vdekur, por të këshillojmë që të mos jetosh në tendë. Egëzona nuk mund ta përballon dot atë temperaturë,  prandaj mundohu që ta gjesh ndonjë vend pak më të përshtatshëm.
-Do të përpiqem të nderuar mjekë dhe miq të mi, nëse dikush shtrinë dorën dhe më ndihmon përndryshe assesi nuk mundem...
 Me ndihmën e disa shokëve, ai pas pak kohësh kishte gjetur një shtëpi pa pagesë në Prishtinë. Largohet nga fshati ku kishte jetuar mbi katërdhjetë vite,  por rrethanat kishin ndryshuar. Aty, ku banonte tani ishin kushtet të mira. Mjeku së paku ishte më afër.
Ndërsa Egëzones një vajzë e bukur dhe bionde, ju deshtë që për një kohë, të ndahet nga shkolla, nga shokët dhe shoqet  klasës, por edhe nga librat dhe mësuesja që aq shumë e donte.  
Ajo duhej të izolohej për një kohë, sepse sëmundja ishte infektive, prandaj iu  deshtë t’iu përballoj këtyre sfidave vetëm e vetëm që ajo një ditë të shërohej plotësisht dhe do të kthehet përsëri në mesin e shokëve dhe shoqeve.
Familja e Bedriut jetonte në rrethana mjaft të rënda ekonomiko –sociale dhe kjo e mundonte shpesh herë zotin e shtëpisë. Ai  kalonte në depresion dhe e humbte arsyen për veprimet e veta.  Kur e dinte se për një kohë të gjatë kishte jetuar në kushte normale, me familje komplete, pa të sëmurë, por  tani gjithçka kishte ndryshuar.  Ishte pasojë luftës. Armiku e kishte viktimizuar për së gjalli edhe familjen e Bedriut. E mira më e vogël, thoshte Bedriu sot në familje time është kjo: Djali është mirë dhe po shkon në rrugë të duhur. Më dhimbset se detyrohet për çdo  ditë tregu, bart gjësende të rënda me karrocë nga tregu për në desitnacione të ndryshme.
 Rinori i thoshte shpesh, babi ti nuk ke çka brengosesh, sa të jem unë. Do të mundohem që të jetojmë sa më mirë, por me atë punë që bënte Rinori, fitonte fare pak, ndërsa kërkesat për familje ishin shumë më të mëdha.
Bedriu vazhdimisht kërkonte punë. Për fat një ditë u punësua në një restorant si kuzhinier. Aty punoj rreth një muaj. Një të hëne kur po shkonte  në punë. Pronari atij lokali, posa hyri brenda Bedriu, u përshëndetën dhe u nis drejt  në kuzhinë ku edhe punonte.
- Bedri ndal vetëm pak kam një bisedë me ty, posa i tha se kam një bisedë sikur u zu ngushtë a thua se çfarë kam bërë.  Mirëpo ai e dinte së paku me mendjen e tij se gjatë kësaj kohe, sa ka punuar nuk ka pas edhe  eksesin më të vogël.
             - Dëgjo Bedri e di se nuk do të ndihesh mirë, kur ta them atë që dua! Sinqerisht edhe mua po më vjen rëndë ta them, por jam i detyruar ta them: Se këto dy ditë, sa ke qenë ti në vikend, më është lutur një  afërm i imi t’ia punësoj djalin e tij. Ai i ka kushtet shumë të rënda. Prandaj e mora atë dhe për dy vende, nuk kam edhe gjithë aq punë. Sot mund të shkosh ja, urdhëro parat që të kam mbetur borxh.
Ky lajm ishte shokues për Bedriun. S’dinte nga t’ia mbante, aq ishte humbur në kujtime sa që edhe derën e hyrjes e harroi nga ishte derisa një nga punëtorët e orientoi.
Ai ishte i vetëdijshëm se paga ishte e ulët, por së paku nuk kishin probleme me sigurimin ushqimit. Atë ditë kur po kthej në shtëpi i mbushur plotë mllef, posa hyri i pa se fëmijët ishin strukur në një nga qoshet e dhomës dhe mësonin. Bedriu posa hyri, brenda nga depresioni i madh që kishte, çdo gjë që kishte pranë vetës rrotullonte mbrapsht...
Vajza e vogël nga frika iku te fqiu i tyre parë. Ky ishte një mjek që quhej Xhevat me të marr vesh se çka është duke i ndodhur fqiut të tij, i tha Egëzonës rri ti xhaxhit këtu.
Unë po shkoj ta shoh babin se çka ka.
Bedriu ishte qetësuar dhe fare nuk bënte zë, pinte duhan pa ndërpre.  
-Shiko, Bedri, unë nuk e di se ku e ke  hallin, por në radhë të parë të lus që të mos brengosesh, tej mase, sepse mund të kesh pasoja dhe nuk do të mundesh të kujdeseni për fëmijët. Unë edhe ashtu doktor nuk po mundem të kujdesem.
O fqiu im Xhevat jam i papunë, sot pronari i restoranti më largoi nga puna, tash nuk di kah t’ia mbaj...
-Jo, Bedri, i tha doktori nëse e ruan gjendjen shpirtërore, ashtu si duhet ti do të gjesh punë. Vetëm durim, pastaj, o burrë  më ke edhe mua. Do të ndihmoj sa të mundem.
-Dëgjo Bedri, foli doktori, sa për t’ia larguar vëmendjen nga shqetësimi që kishte. Nesër më vijnë prindërit nga fshati, eja me fëmijët për drekë.
- Po doktor këtë e pranoj, për hir të fqinjësisë së mirë që kemi, kurse për lëmoshë doktor mos më  ngushto. Nuk mund të pranoj.
Doktori shkoi në shtëpinë e tij. Bedriu mbeti përsëri me fëmijët në shtëpi. Në mbrëmje duke biseduar, doktori me të shoqen, i tregoj se e kishte ftuar që edhe fqiu ynë, nesër të vijë për drekë, me që vijnë prindërit.
 Ishte mjaft i shqetësuar, pasi e kishte larguar pronari i restorantit, ku kishte punuar që sa kohë. Për  drekë pranoj të vij, kurse për lëmosh më tha, doktor mos më ngushto se nuk mundem ta pranoj.
-Dëgjo Xhevat, ndërhyri shoqja e tij, krenaria nganjëherë e mund edhe urinë. Prandaj, ai mbahet ende krenar në forcat e veta dhe nuk dëshiron të jetoj nga gjërat e huaja. Ndërsa për atë që ke thirrur për drekë, ke bërë mirë, së paku do të qetësohet, për pak kohë.  Bedriu atë natë nuk fjeti fare. Një gjë mundonte shumë, se nuk dinte nga t’ia mbante!
Fëmijët ishin mjaft të shqetësuar, kur e shihnin babain e tyre se në çfarë gjendje ishte.
Rinori kuptonte brengen e babait dhe me gjithë moshën e tij fare të re, që kishte mundohej që të punonte diçka. Së paku ta nxjerr kafshatën e gojës, por jo gjithë herë kishte sukses. Ai për veç që barte me karrocë në treg mallra të ndryshme, herë pas here dërgonte edhe në lokacionin e mbeturinave të metalit gjëra të hekurit për të shitur.
Ndonjëherë dërgonte më shumë, sa që arrinte ta siguronte ushqimin ditor për vete dhe familje. Kishte edhe raste kur nuk ndodhte kjo gjë dhe për këtë Rinori,  shpesh dëshpërohej  kur merrte para pak më shumë atëherë përveç që blinte ushqimi blinte edhe  barna për motrën pse jo edhe ndonjë kukull për ta gëzuar motrën e tij të vogël.
Bedriu kërkonte çdo ditë punë,dilte në tregun ku shiteshin punëtorët  e krahut. Qëndronte çdo ditë aty ndonjëherë kishte sukses, e ndonjëherë jo. Kur shkonte nëpër zyra të punësimit edhe pse e kishte të mbaruar shkollën mesme, pyetja e parë nga punëdhënësit ishte keni njohuri për punë me kompjuter dhe gjuhë angleze?
Përgjigja ishte negative, sepse fatkeqësisht asnjërën, e as  tjetrën nuk e dinte. Ai  dilte herë nga ajo zyrë herë në tjetrën por pa sukses.
 Bedriu mori pjesë  në drekën e organizuar  nga familje doktor Xhevatit, aty gjeti një pritje miqësore. Doktori virtytin e mikpritjes e kishte trashëguar nga babai tij. Atë ditë kaluan  shumë  mirë, në bisedë sipër vazhdimisht i  jepnin zemër. Familja doktor Xhevatit  i thonë Bedriut, se në një të ardhme të afërt do zgjidhet problemi i papunësisë, por kjo për Bedriun dukej veçse një inkurajim. Ai kishte humbur shpresat se do të gjente diku punë,  por megjithatë familja e doktorit e sugjeronte Bedriun ta ruaj vëmendjen, ndryshe nëse nuk bënë këtë do të përballet me pasojat.
Një mbrëmje tek  sa po kthehej Bedriu,duar bosh nga qyteti sepse nuk kishte punuar fare atë ditë. Fëmijët posa hyri Bedriu brenda i thanë, nëpër vaj babi, ne ende nuk kemi ngrënë darkë, kjo për Bedriun i erdhi, si ti bie mbi kokë kulmi i shtëpisë.  I mori fëmijët i ledhatoi, por nuk dinte se çka të thoshte. Veç se ishte humbur në kujtime...Si duket mallkonte vetën, që ishte në atë pozitë. Çfarë nuk mund të paramendohet,  jo më të përjetohet.   
Jeta ndonjëherë është edhe tillë, por tërë atë mllef që kishte në shpirt, nuk guxonte ta ekspozoj para fëmijëve, e sidomos para vajzës së sëmurë. Rinori një ditë kishte mbledhur mjaftë mbeturina të hekurit, për t’i dërguar në lokacionin që t’i shiste.
Pronari i atij lokacioni i kishte e thënë: që ti lërë një herë aty, pas dy tri ditësh eja  e merri parat. Rinori sa ishte gëzuar për këtë gjë, sepse e dinte se pas dy tri ditësh, do të bëjë një shumë të mirë parash.
  Bedriu doli në treg të shitjes së krahut të punëtoreve. Priti disa orë dhe askush nuk i tha, eja sot të punosh. Befas u nis rrugës dhe u ndal në një vend, ku ishte duke u ndërtuar një objekt ndërtimor. Hyri aty dhe pas pak filloi t’u ndihmoj punëtorëve në ngarkim – shkarkim dhe punët tjera.
Mirëpo  punëtorët e asaj ndërmarrje, u habitën nga kureshtja.  Kush është ky njeri që na ndihmon, pa i thënë askush?
Pas pak erdhi edhe pronari i asaj ndërrmarje,  biseduan  me Bedriun. Pronari e pyeti.
 -Kush jeni ju zotëri?
-Jam Bedriu  përgjigj.
 -Mirë i tha pronari. Sa e di unë, nuk të kam punësuar në ndërrmarjen time?!
-Bedriu jam i vetëdijshëm, për këtë zotëri, por zori qenka i madh! Kur në shtëpi, nuk ke çka t’u kthesh për darkë fëmijëve se për vete s’ka gjë.
Unë nuk po ju kërkoj para sot, por së paku nëse keni mundësi që të më siguroni pak bukë për fëmijët. Këto fjalë  sikur e ngazëllyen pronarin,  më në fund tha: më vjen keq, por unë vërtet nuk kam mundësi për t’ju punësuar.
Sa për t’i siguruar fëmijëve edhe juve bukën e gojës, ju nuk keni nevojë sot fare të punonin. Nëse nuk të vjen keq, unë do t’i jap një qind euro.  
Bedriu e pranoi për herë të parë këtë lëmosh. Sepse ishte ndjerë mjaftë rëndë nga ajo që kishte përjetuar mbrëmë. Ngase fëmijëve, nuk kishte pas çka t’i kthej për darkë. Ai  thoshte me vete, sonte fëmijët nuk do të bien të uritur në gjumë. Në  atë  mbrëmje  të vonë, kollitjet e tepërta ja nxorën gjumin Egzonës.
Bedriu  u ngrit, por çka t’i bënte i gjori e ledhatoi dhe i foli ëmbëlsisht si prind. Përsëri  pasi u qetësua pak e zuri gjumi Egzonën.  Rinori atë natë kishte bërë gjumë të ëmbël, por mezi nuk priste të zgjohej në mëngjes. Ai   do të shkoi, në lokacionin e mbeturinave të hekurit. Do t’i merr parat, që i kishte premtuar pronari.
  U zgjuan në mëngjes. Bedriu doli përsëri në tregun e shitjes së punëtorëve. Rinori shkoi në lokacionin e mbeturinave të hekurit. Në shtëpi, mbeti vetëm Egëzona. Hyri në objekt Rinori, e pa se pronari po fjalosej me dikë. Rinori nuk e njihte atë, por e dëgjonte duke thënë se unë kam për t’ia dhënë një djalit parat. Si t’ia bëjë hallit. Rinori hyri brenda, u qetësua pak situata. Pronari i tha, shiko Rinori: Unë nuk mund të jap parat të gjitha.  Kam një problem, por merri nja dhjetë euro. Të lutem mos sjell, asnjë lloj të mbeturine të hekurit. Rinori i mori parat, doli i dëshpëruar nga lokali. Rinorit të gjitha ato që  i kishte menduar t’i  blej, këtë apo atë gjë, ranë në ujë. Më së shumti kishte  menduar, t’i blej motrës. Mirëpo me ato para që kishte, nuk ishte në gjendje të marr gjëra për të gëzuar motrën.  U  kthye në shtëpi, mjaft i dëshpëruar. Motra i foli butësisht, por ai njëherë heshti. Mandej i tha mos më fol, nuk dua të flas. Motra përsëri insistonte, pse vëlla çka të ka ndodhur:
- A mos je fjalosur me dikë. A mos të ka ofenduar dikush?
-Jo, motër, askush nuk më ka ofenduar, e as nuk jam fjalosur, por të thash të lutem të qetë. Hyri në një dhomë u mbyll vetëm.
 Egëzona nuk pati çfarë të bënte më, ajo doli me vaj në buzë në ballkon dhe priste babin. Ai së paku t’i fliste butësisht, kurse Bedriu duke pritur në  treg të shitjes së punëtorëve, papritmas erdhi një veturë me ngjyrë të zezë. Doli një njeri nga vetura. Askush nuk  e njihte prej atyre, që rrinin për tu shitur si punëtor krahu. U ofruan disa punëkërkuesit, por ai tha jo,  unë, jam duke e kërkuar një njeri me emrin Bedri. Më kanë thënë se gjendet këtu. Ju lutem cili është le të vjen. Pasi dëgjoi Bedriu emrin e tij,u  ofrua dhe tha, urdhëroni zotëri: Unë ju duhem ?!
-Po ja ktheu njeriu i panjohur. Ju lutem, hyni në veturë.
Bedriu hyri në veturë, pa e ditur se çka po ndodhë.  Ai  e pa se Bedriu ishte paksa i shqetësuar.
-Nuk keni nevojë të shqetësoheni, unë besojë se për të mirë të kam ftuar dhe mendoj se do ta pranoni ofertën time.
Bedriu vetëm dëgjonte, pa bërë zë.
- Shiko i tha i pa njohuri:E njihni doktor Xhevatin?
Po zotëri, është fqiu im i parë. Unë e kam shokë  tha i panjohuri. Më ka treguar doktori, për gjendjen dhe përjetimet tuaja. Unë e kam një ndërrmarje ndërtimore dhe më duhet një punëtor serioz, për juve më ka thënë doktori se i keni ato cilësi.
Nëse doni mund të filloni punës që sot. Bedriu po si  zotëri, nuk pranoj të punoj, kur i kam punët si është më së keqi.    
Shkuan në një vend, ku ishte duke ndërtuar një  objekt. Këtu do të punoni i tha pronari i ndrmarjes ndërtimore  Bedriut. Kjo risi, që gjeti punë për një kohë të gjatë, Bedriun  e gëzoi  pa masë. Së paku për një kohë, fëmijët dhe ai vet nuk do të përjetojnë kriza ekstreme. Atij nga gëzimi i dukej dita e shkurtër. Rinori pas një kohe doli nga dhoma.
Kur e pa se motra nuk ishte brenda, atëherë e mori një sapunë dhe në pasqyrën  e banjës e shkroi:  “ Një gojë më pak bukë  dhe  shpresoj se do të shërohet Egëzona dhe nuk ka nevojë për barna”. Pas  kësaj që shkroi, nga depresioni ra në infarkt dhe vdiq.
 Bedriu pak para mbrëmjes, u kthye në shtëpi. Ishte i gëzuar dhe kishte blerë mjaftë gjëra. Kur e pa Egzona, vrapoi ta përqafoi babain e saj. Hyri brenda.
 Bedriu e pyeti vajzën, ku është Rinori?
Brenda në dhoma tha ajo. Hyn në dhomë,ai nuk ishte aty!
-Rinor bërtisnin ku je? .E kërkonin, por më nuk fliste.
Hyn në banjë. Fillimisht e panë se çka kishte shkruar dhe kur e panë të shtrirë pa jetë. Bërtitën me sa zë që kishin.
Të nesërmen përcollën për në banesën e fundit. I dhanë lamtumiren e fundit, familja, shokët dhe arsimtarët.
Kështu Bedriut, i qan fati në fund, pas humbjes së gruas, humbi edhe djalin e vetëm që kishte.
Tani mbeti vetëm me vajzën. Ai edhe  pse e gjeti punën, ishte i shokuar me humbjen e djalit. Sidomos në rrethanat çfarë i ndodhi.  I vetmi gëzim, në fund ishte se Egzona, u shërua plotësisht nga TBC-ja. Një gëzim vogël, me që tani ajo, nuk është e sëmurë dhe nuk bie në gjumë e uritur.
Ajo vazhdimisht qan dhe nuk gjen dot ngushëllim për nënën dhe vëllain e saj....         


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora