E merkure, 24.04.2024, 10:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Megan Foks, gruaja më seksi në botë

E diele, 28.06.2009, 07:21 PM


Megan Fox
Megan Fox
"Jam e bukur dhe e zgjuar"


Megan Foks është bërë "gruaja më seksi në botë" falë një filmi të vetëm. Joshëse, e ëmbël dhe bukuroshe, ajo po kalon me sukses çdo klasifikim mbi popullaritetin në Hollivud. Por, mbi të gjitha është një vajzë e zgjuar. 23-vjeçarja nga Tenese, me origjinë irlandeze, franceze dhe amerikane, do të ndezë "sërish" ekranet me filmin e shumëpritur "Transformes 2", një film aksion i drejtuar nga Mikael Bei, mbi robotët aq të dashur për të rinjtë, e që së shpejti pritet të dalë edhe në Europë. "E di që nuk jam Meril Strip, por mendoj se mund të rritem shumë profesionalisht. Më pëlqen që përmes suksesit tim adoleshentët vlerësojnë faktin e të qenit seksi. Meshkujt janë më të fortë, ne jemi më sensuale, një armë që mund të rezultojë edhe më e fuqishme", thotë Megan Foks, babai i së cilës ishte një njeri i ligjit, ndërsa e ëma një shtëpiake që bënte lloj-lloj punësh për të rritur e vetme dy vajzat. Megan aktronte dhe kërcente që kur ishte e vogël, ndërsa në moshën 13-vjeçare e nisi "karrierën" e saj si modele. Ka studiuar për aktrim në Florida dhe më pas u transferua në Los Anxhelos për të nisur profesionin si aktore. Vajza më e dëshiruar e Amerikës tregon se është ende vetëm, pas prishjes se një lidhjeje të gjatë me aktorin Brajan Austin Grin. Në gusht ajo do të jetë sërish në ekran si protagoniste e trillerit "Jennifer‘s Body", ndërsa në korrik do të nisë xhirimet e një tjetër trilleri, "The crossing". Me pak fjalë është koha e saj. Të gjithë duan ta kenë nëpër filmat e tyre, edhe pse bukuroshja Megan ka një karakter të vështirë dhe antikonformist.

A ju pëlqejnë filmat si "Transformers"?

Më argëtojnë. Nuk janë për të fituar "Oskar", por për t‘i dhënë disa orë argëtim publikut të madh. Janë filma tipik verorë. "Transformers" ishte filmi im i parë. Më përpara askush nuk më njihte. Nuk ishte keq, por më duhet ta pranoja se nuk isha krenare aq sa duhej për filmin tim.

Po tani, me episodin e dytë të filmit, a jeni e kënaqur?

Jo. Por të paktën e dija se ç‘më priste. Një film i drejtuar nga Mikael Bei, nuk ka asgjë të bëjë me eksperiencën e aktrimit. Aksione të çmendura dhe efekte speciale që të lënë me gojë hapur, ndërsa ti duhet të vraposh, ose të qëndrosh si manekinë. Por si fillim nuk ishte keq.

Nuk ju bezdis fakti që jeni konsideruar një seks simbol?

Përse duhet të më bezdisë? Nuk i marr gjërat shumë seriozisht dhe fakti që kam një luk tërheqës, nuk më shqetëson. Nuk jam ajo lloj femre që ka frikë të jetë seksi. Por kjo nuk do të thotë se jam një vajzë që shkon me të gjithë, siç mund të mendojë ndokush. Mendo, vetëm dy të dashur kam pasur deri më tani. Vetëm dy.

Keni bërë tatuazh fytyrën e Merlin Monrosë në krah? Përse kjo zgjedhje?

Jam një fanse e çmendur e saj. Ndiej një empati të madhe për të. Gjithmonë qaj kur shoh filmat e saj, ndoshta sepse Monro është shembulli perfekt se si industria e filmit dhe fama mund të të shkatërrojnë. Ajo është ende sot një figurë shumë e madhe në kulturën popullore.

Ju keni rrëfyer se ndieni tërheqje për disa gra, duke bërë që të qarkullojnë mjaft thashetheme?

Është e vërtetë, për shumë të tilla madje. Për Xhena Xhaminsonin apo Diablo Kodi, që ka shkruar skenarin e "Jennifer‘s Body". Për Xhaminson, që është edhe një pornostar, nuk kam një fiksim seksual, siç është thënë, por admiroj mënyrën se si ka ecur përpara në një industri që nuk u jep shumë mundësi grave. Megjithatë, ajo arriti t‘ia dilte mbanë.

Çfarë jete bën në Hollivud?

Kur nuk punoj, bëj një jetë sikur të isha e burgosur. Nuk dal shumë, madje dal pak fare, pikërisht se pse kam frikë nga monstra e quajtur "Hollivud". Duhet të jesh e fortë për të mbijetuar këtu, sidomos nëse je grua. Kështu që mundohem ta lë mënjanë mondanitetin. Shumë mendojnë se jeta ime është e mërzitshme dhe kjo është e vërtetë. Megjithatë, nuk më është dashur të shtrohem në ndonjë klinikë rehabilitimi, çka do të thotë se po bëj gjërat e duhura. Nuk dua të futem në rrugë të gabuar dhe pastaj ta shoh veten si Elizabet Tejlor në moshën 60-vjeçare që bën koleksione burrash.

Shpesh keni thënë gjëra që kanë krijuar skandale, si apologjia e marijuanës dhe legalizimit të saj?

Shumë herë ajo që them transformohet nga gazetarët. Humori im nuk kuptohet, të paktën këtu në Amerikë. Në fund të fundit ç‘të keqe ka të thuash se duhet legalizuar marijuana? Unë nuk po them që jam e droguar. Nëse alkooli është i ligjshëm përse mos të jetë edhe marijuana. Pastaj, që kur kam hyrë në Hollivud kam vendosur të mos jem hipokrite, thjesht një robot publicitar si shumë nga kolegët e mi që thonë të njëjtat gjëra që u pëlqejnë të gjithëve dhe nuk ofendojnë askënd. Sepse industria e kinemasë, të paktën këtu, është e bazuar te hipokrizia. E sigurt që nuk mund të shes shpirtin dhe ndershmërinë time për pak më shumë sukses. Them atë që mendoj. Ne aktoret simpatike trajtohemi si budallaqe vetëm për t‘i çuar në krevat. Sa gjynah më vjen kur dëgjoj se si një producent i famshëm, ose një div playboy bën si "kodosh" dhe është i bindur se mund të më ketë në çdo kohë. Më duket patetike. Në vend të merremi me këto gjëra idiote, përse të mos përpiqemi t‘i lëmë mënjanë dhe të tregojmë vërtet atë që jemi dhe se çfarë duhet të bëjmë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora