E enjte, 28.03.2024, 11:17 PM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: A-ZH plotë këngë e dashuri për fëmijë

E hene, 29.06.2009, 05:14 PM


A-ZH plotë këngë e dashuri për fëmijë

Nga Milazim Kadriu
 
"Falenderoi Zotin që Atdheut tim i dhuroi fëmijë të shëndoshë,të bukur dhe të kthjellët.I përgëzoi prindrit e tyre që këta fëmijë ua shtojnë mburrjen,mësuesit që bashkërisht filluan e përfunduan Abetaren dhe fatosave u dëshiroj fat në rrugëtimin e tyre !"
 
Më këtë kushtesë autori Nuhi Potoku fillon librin e tij të dhjetë të titulluar "Festa e Abetares",libër ky që u kushtohet fatosave dhe që brendnjë viti u ribotua tri herë.Autori pë fatosat sjell vargje shumë të dashura pëata q ëposkanë përfunduar së mësuari shkronjat e alfabetit shqip.Pr i kanë mësuar 36 shkronjat e alfabetit tonë.Për çdo shkronjë autori ka thurur nga një strofë në të cilat përmend datatë rëndësishme të historisë sonë,venbanime,kulla të qëndresës,mandej pemë e perime shtaz e shpezë,insekte e shumë gjër tjërame të cilat fëmijët takohen çdo ditë.
Fëmijët përpos që kanë rastin të lexojnë ato vargje të cilat mund ti mësojnë lehtë edhe përmendësh,ato janë të ilustruara me ngjyra të bukura nga Agim Mustafa.
Në fund të librit poeti sjell edhe dy poezi : "Festa e Abetares" ku ndër tjera thot:Abetarja ka festë /Dëgjoni njerëz të botës/me zemër këndojmë /Ne zogjët e shqiponjës/.... dhe poezia "Jemi Ne" Jemi 36 tinguj/japim 36 shkronja/jemi bijët e shqipes/shqipja nënë e jona/.
Vjershat e këti libri fatosat shpesh në festën e Abetares i mësojnë përmendësh dhe formojnë një recital duke marr sejcili nxënës rolin e një shkronje çka e bëne edhe më tërheqëse për fëmiujët këtë libër i cili është edhe mjaft i kërkluar për atë edhe është ribotuar tri herë.
Deri më tani Nuhi Potoku ka botuar 10 libra me poezi: Më tha Drini i bardhë-1997,Vatres i shtohen djepat-1999,Bota dhe unë -2001,Fluturat vallëtare-2002,Bardhësi shqiptare-2002,Këngë për Isë Mërnicën-2004,Babë e bijë një Shqipëri-2004,Njeriu flamur-2005,Ujvarat e bardha -2006 dhe Feta e Abetares -2007 (ribotuar 2007 dhe 2008).
Nuhi Potoku u lind më 20 prill 1962 në fshatin Gurbardh të Llapit (ish Potoku i Podujevës),që nga viti 1982 punon në arsim,me shkrime ka filluar të merret q ënga shkolla e mesme .Nuhiu është anëtrar i Lidhje ssë shkrimtarëve të Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora