E diele, 07.03.2021, 09:05 AM (GMT)

Kulturë

Milazim Kadriu: Lulet e lirisë

E diele, 28.06.2009, 11:25 AM


Milazim Kadriu
 
LULET E LIRISË
 
Dielli me rrezet e tij përdigjte. Në livadhet me bar kishte edhe shumë lule, me kurora të bukura dhe erë të këndshme.
Kostarët pa vrarë mendjen i prenin pa mëshirë. Shkurta e vogël shikonte me dhembshuri për lulet. Pas pak filloi t’i mbledhë disa nga to.
- Ç’ bën Shkurtë me ato lule?- e pyeti i ati.
- Po i mbledh disa dhe do t’i vendosi në ndonjë vazo me ujë.
- Po nuk bën se ato vyshken.
- Për një kohë s’do të vyshken dhe po më dhimbsen t’i lë kështu të shtrira nëpër livadh, kostarët i prenë pa mëshirë. Shih sa të bukura janë. Tani do t’i ftojë edhe Lulëzimin dhe Përparimin të më ndihmojnë të mbledh sa më shumë.
- Po pse kaq shumë dhembje për lulet, Shkurtë?
- Sepse këto kanë mbirë nga gjaku i dëshmorëve. Po, po nga gjaku i dëshmorëve kanë mbirë këto lule të lirisë, këtë na e kanë thënë edhe mësuesi por edhe në shumë tubime përkujtimore i kam dëgjuar këto fjalë. Andaj këto lule të kuqe të lirisë që mbin nga gjaku i bijve më të mirë të popullit tonë s’mund t’i lë të vyshken dhe t’i shkel kush me këmbë.
Të atit ju mbushën sytë me lot dhe e përqafoi ngrohtësisht Shkurtën, që kurrë s’kishte menduar se aq e re dhe aq shumë e vranë mendjen për lulet, dëshmorët dhe lirinë.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora