Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Agim Gashi

| E diele, 28.06.2009, 12:08 PM |


FATIT TIM

Ty e dashur po ta shkruaj
Këtë këngë për kujtim,
Se të don për përjetësi
Zemra ime e shpirti im.

Je e ëmbël porsi mjalti
Je engjull je besnike,
T´kam dashnore e t´kam grua
O jeta ime t´kam dhe mike.

Por një brengë e kam në zemër
E kam fshehë diku në pishë,
Fjala e moqme që kan thënë
Larg zemrës-larg sysh!

Ska njeri në këtë botë
Që të don më shumë se unë,
Eja pra ti bashkojmë zemrat
E ti japim vuejtjes fund.

Të besoj më shumë se vetës
Dhe me Zotin t´barazoj,
Të kam lule e t´kam ylbere
Shumë moj zemr të dashuroj.

Nuk ka laps as nuk ka ngjyrë
Ta përshkruaj dashninë për Ty,
Të kam futë në zemrën time
Dhe i kam futë ksaj zemre dry.

Ska me u hapë më kurrë në jetë
Kam humbë çelsin në thellësi,
E ka shkru Zoti i Madh´
Sëbashku t´vdesim unë e Ti.

Unë të dua e ti më don
Gjeje zgjidhjen t´jetojmë n´bashkësi,
Ska më ëmbël në këtë jetë
Se t´jetohet me dashuri.

Të dua shumë
Unë dhe vetëm unë!

Agim Gashi
04.01.2009
Düren


LULES PRANVERORE

Cingrron telefoni,
Nga gjumi më zgjon
-Alo, më thotë zë i ëmbël,
Lulja e pranverës jam!

Ti lule prenverore je
Unë do t´bahem bletë,
Do t´bi në zemrën tande
Të thithi nektar për jetë.

Të vi te zemra jote,
Ti puth buzët tua,
Yll, dritë e rreze,
Ti je ba për mua.

Kur flet edhe qeshë
Buzqeshjen melodi,
Shpirtin ma qon peshë
Do t´këndoj për Ty.

Do t´këndoj për Ty,
Si bilibi n´degë,
Oh thuam se më do
Se si zjarr po m´djegë.

Tani po kam dhimbje
Buzët mu kan terë,
Vetëm puthja yte
Më flladitë përherë.

Kam sa kohë pa fjetë
Gjumi spo më merr,
Pa e qitë kokën time
N´gji tandin  njiherë.

Atëherë do t´qetsohem,
Tuj të dashtë ty prore,
Kur trupit tand ti marr erë
Moj lule pranverore.

Natën e mirë
Moj lule n´pranverë,
Sa më mbyti malli
Të të shof njiherë.


Pse kështu?

Pse kështu mori katile
Po e qon jetën me hile?
A e din çfarë lajka bajshe
Tue m´lavdu në qiell më qojshe.

Edhe m´thoje të dua shumë
-Se si ti nuk ka askund,
Se si ti n´këtë botë nuk ka
Kurrë prej teje skam me u nda!

Porf nji ditë para agimit
Kishe mbledhë placket me nji kofer,
Kishe dale pa lamtumirë
Pa nji fjalë e pa nji nder.

Ty, ty, ty bani buria
Ta dha lajmin se ashtë tuj t´pritë,
Ma mirë t´thojshe stë due ma
Se tradhëtisht kështu me ikë.

Në këtë mënyrë tradhëtove jeten
M´tradhëtove mu edhe vetëveten,
Veq tuj ikë jeta ka me t´shku
Herë tuj dashtë here tue tradhëtu.

Lamtumir unë pot të them
Shumë ma mire që më ke ikë,
Se dashnija plot me hile
Ta humbë jetë dhe të fikë!