Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Drenica: Vargje satirike - humoristike

| E diele, 28.06.2009, 12:08 PM |


Agim Drenica
 
VARGJE SATIRIKE -HUMORISTIKE

S'E KAM DITUR...

Nuk e kishte n'huj
lopën e tij një katundar
andaj  e nxori një ditë
për shitje - në pazar !

Shumë vetë pyetën
 - për lopën e ti' ,
iu tregonte drejtë
për t'meta- për çdo veti !

Gjatë e kishte vështruar
atë ditë një "tugjar",
e pa që s'kishte haber
 - katundari në pazar !

Iu afru dhe i tha
katundarit - "tugjari",
kështu lumë miku
nuk bahet pazari!

Kështu si ia ke nis
lopën s'e shet kurrë,
tash do te t'mesoj
si behet pazar burrë!!!

E solli lopën
disa herë rreth veti,
bertiste me ze t'madh
te degjonte mileti

Menjëherë iu afrua
dhe e pyeti një njeri
sa është kjo lopë plakë
sa e mbanë - zotëri ?
 
A t'bejn sytë dritë
shihe mirë një herë,
- nuk është plakë
por e re - meshqerrë !

Te jep qumësht
për njëzet anëtarë,
- me viç  bahet
ma se largu n'janar.

Rreth lopës u bë rrëmujë
u mblodhën shumë vet,
- iu pelqente lopa
 interesoheshin me t'vërtetë!

Kur e pa qe po shitet
katundari - i zoti saj
iu drejtua miletit
me fjalë sikur ne vaj:

Mos e shihni kot
te dashur myshteri
se lopen s'po e shes
po e kthej ne shtepi !

Mirë!-i tha tuxhari ,
po pse o katundar,
e ke sjell atëherë
lopën në pazar ?!

Po  te tregoi drejtë
- me gjithë dëshire ,
kurrë nuk e kam ditur
qe kam lopën kaq t'mirë!