E enjte, 28.03.2024, 10:24 AM (GMT)

Kulturë

Zbulohen dy tablo 84-vjeçare të piktorit Kol Idromeno

E hene, 20.08.2007, 01:45 PM


Idromeno
Në shtëpinë e tij, në një prej lagjeve më të famshme dhe të veçanta të Shkodrës, ruhen prej vitesh, me fanatizëm, dy tablo nga mjeshtri i madh i pikturës, Kol Idromeno. Janë dy tablo të paekspozuara më parë. Pas këtyre dy tablove shumë të veçanta dhe të punuara me mjaft mjeshtri nga piktori i famshëm Idromeno, fshihen edhe shume kujtime e momente të paharruara që ndodhin veç në raste miqsh të vërtetë. Ndaj për Ndoc Gurashin, i cili nxori në pah punët e panjohura të pikturuara nga miku i familjes,  këto tablo nuk janë thjesht një kujtim për të. Janë shumë më tepër se kaq dhe tepër domethënëse. Njëri prej tyre, një portret burri, thuhet se është ndër portretet më të bukur të Idromenos. Ai është babai i tij. Dikur njeri i pushtetshëm, një figurë e njohur në Shkodrën e viteve '20-të. Ndërsa tabloja tjetër është një grua me kostum tradicional të Shkodrës, në gjysmë bust. Edhe në këtë tablo piktori ka si pikë referimi një pjesëtare të familjes Gurashi dhe pikërisht nënën. Kjo vajzë duket se i kujton nënën, imazhin e saj në rini. Prej vitesh i shijon dhe komunikonte me ato dy portrete në heshtje.

Nga viti 1971, kur të dy e lanë njëri pas tjetrit, nëna dhe babai, piktori i vjetër shkodran Ndoc Gurashi, gjen tek ato dy tablo një pjesë të jetës dhe kujtimeve të tij të hershme. Këto dy piktura origjinale, mendohet se janë realizuar 84 vjet më parë (i përkasin viteve 1923-'24). Këto piktura të mjeshtrit të madh të Rilindjes Shqiptare, Kol Idromeno, janë prezantuar për herë të parë në një ekspozitë të çelur në qytetin e Shkodrës nga fundi i korrikut. Tablotë janë paraqitur përkrah punimeve më të mira të 27 piktorëve shkodranë, të cilët të inkuadruar në shoqatën "Kol Idromeno", u prezantuan me një ekspozitë të përbashkët, çelur në Galerinë e Arteve Figurative "Shkodra".

Kryetari i Shoqatës, "Kol Idromeno", Nikolin Luci thotë se punimet e Idromenos janë tablotë më domethënëse të kësaj ekspozite. "Në njërën pikturë paraqitet portreti i Kol Gurashit, ish-komisar i Shkodrës dhe në tjetrën, nëna Nine, prindërit e piktorit Ndoc Gurashi, i cili i ruan prej vitesh në

Idromeno - Motra Tone
shtëpinë e tij dhe vetëm tani pas plot 84 vjetësh shpalosen për publikun artdashës të Shkodrës tablotë që fliste me to në heshtje. Mësohet se piktori i famshëm Idromeno ka pasur shumë miqësi me familjen Gurashi, ku dhe ka kaluar net nën tingujt e violinës dhe muzikës, që familjet shkodrane i kanë pasur historikisht si pjesë të tyre të pandashme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora