E shtune, 27.02.2021, 07:06 AM (GMT)

Kulturë

Bleona Qereti: "Si u marros pas meje Pippo Baudo"

E diele, 28.06.2009, 10:26 AM


Intervistoi Fjoralba Shahaj

Detajet fatsjellese qe nga njohja me Donald Trump, e deri te mberritja ne studiot e regjistrimit te Celine Dion, Whitney Houston e Rihanna. Endrra amerikane e Bleona Qeretit

Nuk ishte vetem fustani 5 mije eurosh, i markes "Jitrois" qe Bleona Qereti kishte veshur ne mbremjen permbyllese te spektaklit "E diela shqiptare", ai qe terhoqi vemendjen e prezantuesit te njohur italian Pippo Baudo, i ftuar special me kete rast. Performanca e saj skenike, timbri i vecante i zerit, zhdervjelltesia etj., ishin elementet qe kengetaren seksi e kane ndihmuar dhe i kane dhene dore jo vetem brenda vendit, por edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku ajo po punon fort qe te ngreje nje karriere muzikore boterore. "Sigurisht qe synimi mbetet MTV, por deri atje duhet shume pune dhe para", thote ne nje interviste ekskluzive per "KJ" Bleona Qereti. Aktualisht, ajo ndodhet ne Tirane me bashkeshortin, per disa dite relaks, e pse jo, edhe per te ushtruar ate angazhim qytetar qe ajo e ndjen si detyrim te saj, zgjedhjen permes votes. E pyetur se a u "frikesua" nga situata spontane dhe e improvizuar me Pippo Baudon, i cili nuk nguroi te ulej e t'i kendonte asaj ne piano, e mandej edhe ta ftonte ne nje vallezim, duke shfaqur kesisoj nje admirim te hapur, Bleona thote se eshte mesuar me situata te tilla, njeh shume njerez te famshem, te cilet i respekton per punen e tyre te palodhshme. "U ndjeva shume mire, se pari, per respektin e tij ndaj punes sime ne vite, se dyti, eshte nje kenaqesi shume e madhe te te kerkoje nje njeri me emer, qe ka pare me qindra kengetare gjate gjithe jetes se tij, duke thene "Bleona, dua te vish ti", deklaroi kengetarja. Asaj i ka ndritur fati per t'u njohur me njerez si Donald Trump, apo te punoje me David Foster, producent i Celine Dion, Whitney Houston, Rihanna etj. Ka vetem nje merak; qe kur vjen ketu, per t'u hakmarre ndaj stilit "torturues" te jetes me dieta e fitness, eshte e gatshme te haje nje kg llokume me arra, petulla e byreke pafund etj.

Pame qe ne mbylljen e "E diela shqiptare", i ftuari special Pippo Baudo, gati-gati ju adhuronte. Ju kenduat, kercyet e biseduat me te. Cfare ndjesie ju krijua me kete rast?

Eshte interesante ideja sesi nje person, te cilin e ke pare gjate femijerise ne festivalet e Sanremos, vjen ne nje moment qe te kendon kenge, te dedikon kohe, kercen me ty, ne shenje mirenjohjeje per punen tende. Kjo eshte nje vecori e njerezve te medhenj, e artisteve me fame boterore, qe gjejne vend ne egon e tyre per te pare edhe nje artist tjeter; gje qe ne shqiptaret nuk e kemi te theksuar, sepse duam qe aty ku jemi ne, te jemi vetem ne e te ulim poshte cdo person tjeter. Mua me beri shume pershtypje te tjeter gjest i tij: pasi mbaroi "E diela Shqiptare", ai erdhi ne kafe dhe u dha doren te gjitheve pa perjashtim. Nga te tille njerez mund te kesh vetem mesime dhe eshte nje fat i madh per mua qe vitin e fundit kam pasur pune me shume njerez te njohur ne bote, si stiliste, kengetare, prezantues spektaklesh etj.

A kishit emocione perballe nje emri si Pippo Baudo, nder me te njohurit ne skenen italiane te spektakleve?

Nuk kisha emocione, sepse nga eksperienca kam mesuar qe me keta njerez duhet te sillesh ne menyre te barabarte, duke i respektuar njekohesisht per punen e madhe qe ata kane bere. Nuk eshte faji yne qe Shqiperia eshte nje vend kaq i vogel, eshte merita jone qe ne jemi te njohur duke dale nga nje vend kaq i vogel, ndersa kemi edhe parasysh faktin se konkurrenca eshte jashtezakonisht e forte. Eshte krijuar nje mendim i gabuar ne bote, sipas se cilit duke qene se jemi nga nje vend i vogel, eshte me e lehte te behesh i famshem, gje qe eshte absolutisht e pavertete. Gjithsesi, kam mesuar te sillem me njerez te ketij lloj niveli dhe u ndjeva shume mire, se pari, per respektin ndaj punes sime ne vite, se dyti, eshte nje kenaqesi shume e madhe te te kerkoje nje njeri me emer, qe ka pare me qindra kengetare gjate gjithe jetes se tij, duke thene "Bleona, dua te vish ti".

Ku mendoni se ju ka pare juve me heret z. Baudo, pra a ju njihte ai? Gjate spektaklit ai permendi se ju kishte pare ndersa darkonte ne Tirane me zonjen Topalli?

Kam idene qe Arditi ka prezantuar disa emra te njohur te muzikes shqiptare, deri sa kane ardhur ne perfundimin se duhet te jem une ajo qe duhet te kendoja ate nate. Nuk e kam ende te qarte kete, megjithate eshte merite e Arditit qe me ka ftuar, te cilin e falenderoj vecanerisht. Dhjete dite me pare, fola me Arditin, ku mora vesh se kishte mundesi te vinte ne Shqiperi Pippo Baudo dhe mund te isha edhe une per te kenduar te "E diela shqiptare", por kjo mbeti disi evazive. Vetem tre dite para mbremjes se fundit te spektaklit, une mora nje telefonate nga Shpetim Saraci, qe me tha te vendosja se cfare kengesh qe do kendoja. Me kete rast, dua te falenderoj orkestren per punen fantastike qe ka bere ate mbremje. Gjithcka ndodhi ne fare pak dite. Une ndodhesha ne Frankfurt, prisja te udhetoja drejt Los Angelos-it. Ishte nje lodhje e jashtezakonshme qe te mberrija te shtunen ketu, pasi te marten ne darke mora nje telefonate nga stafi i David Foster, per nje takim ne studion e Rihanna-s. Ne Los Angelos ndenja vetem 10 ore, per te mbaruar takimet per punet e mia dhe jam rikthyer prape. Te shtunen ne mengjes mberrita ne Tirane, ndersa ne mbremje vendosem te darkonim me tim shoq ketu ne kryeqytet. Rastesisht pame ne te njejtin restorant Ardit Gjebrene, Jozefina Topallin dhe Pippo Baudo-n. Une shkoj te takoj zonjen Topalli, te cilen personalisht e admiroj dhe shoh qe ne tavoline me te ishte edhe pjesa tjeter e grupit. Falenderoj edhe njehere organizatoret per ftesen, eshte nje vleresim qe e kam marre gjithmone nga publiku shqiptar, por shume pak nga jurite tona. Megjithate, une nuk jam lodhur per te marre vleresimin e jurive, sepse kam pasur dhe kam mbeshtetjen e publikut.

Ju trembi improvizimi live qe u krijua me Pippo Baudo-n dhe Ardit Gjebrene, si ne kenge, ashtu edhe ne kercim?

Nuk me trembi aspak, perkundrazi. E kam kaluar kete faze, sepse bej koncerte live cdo jave ne diaspore dhe spontanitetet nuk me pengojne, sepse ne koncertet tona, qe sigurisht nuk jane te permasave boterore, mund te ndodhe gjithcka, ndaj duhet te jesh i pergatitur per te marre situaten ne dore. Sic e thashe, eksperienca ime prej nje viti e gjysme te punes sime me emra te njohur te muzikes boterore me ka stervitur te kuptoj qe ne momentin qe je me ta, ke nje shans shume te mire per t'u deshmuar se kush je. Kur kujtoj veten ne fillimet e takimeve me njerez te njohur, mbaj mend se dridhesha dhe mendoja "nuk eshte e mundur qe kjo po ndodh me te vertete". Por me pas, situatat vijne deri aty saqe David Foster, producenti i Celine Dion, Barbara Staisand, Whitney Houston etj, ulet ne piano dhe thote "eja te kendojme dicka bashke". Ne te tilla momente, nuk ke kohe te mendohesh... E njejta gje mbaj mend qe me ka ndodhur kur kam hyre ne studiot e Universal Music, ne zyren e Doug Morris, qe eshte "zot" i muzikes ne Amerike dhe i muzikes boterore ne teresi. Ne te tilla caste kupton qe cdo gje varet nga ty dhe qe i ke bere ti keta njerez qe te te degjojne e te te kushtojne rendesi. Keta persona, sic ishte ne kete rast Pippo Baudo, te respektojne dhe te ftojne ne skene dhe je ti ajo qe duhet te marresh situaten ne dore dhe te tregosh qe fakti qe te ka ftuar, ti e meriton plotesisht.

Ju jeni tashme drejt endrres suaj amerikane. Sa sakrifica dhe mund ju jane dashur per te arritur deri ketu ju jeni? Cfare mund te konsideroni fat?

Do shume pune, perkushtim dhe para. Fati konsiston ne kete detaj, psh., kur eshte semurur kengetarja e nje grupi shume te famshem amerikan, ata me kane marre mua per te kenduar ne nje mbremje per mbledhjen e fondeve. I pranishem ka qene aty Donald Trump, i cili ne fund te mbremjes erdhi me takoi dhe u interesua per mua, nga kisha ardhur, me se merresha etj. Ky eshte fati pra, qe Trump ndodhej aty. Pastaj e rendesishme eshte t'i besh njerezit qe te te degjojne, gje qe fale personalitetit tim, nuk e kam te veshtire. Keshtu, me pas i dergova nje pako zotit Trump, duke i shpjeguar cila isha dhe ne c'rrethana ishim njohur. Nje jave me pas mora nje pergjigje nga zyra e Trump, ku me shpjegohej se stafi i tij deshironte te me takonte, per te pare se si mund te me ndihmonin konkretisht. Qe ne ate moment une kam hyre ne rrethet e larta te shoqerise amerikane, duke qene pjese e Grammy Aeard, ku takova Timberland, Jay Z etj. U zhvendosa me pas ne New York, ku ne pritje te takimeve jam stervitur per formen time fizike me David Kirsch. Dita ime ne Nee York ka qene e organizuar ne menyre te tille: David, joga dhe kanto me Mariane Welth, trjneria personale e Celine Dion, Seal etj. Sigurisht qe kam harxhuar shume, pasi te gjitha kursimet e jetes sime kane shkuar per kete investim. Megjithate, ia ka vlejtur, sepse ne momentin qe jam atje, ne mes te gjithe artisteve amerikane, jane ata qe me kushtojne rendesi, duke me pyetur kush je dhe cfare ben. Per te bere nje album anglisht, duhen vertet shume para, aq shume saqe per artistet shqiptare jane te paimagjinueshme.

Megjithate, ju i keni futur kembet ne rrugen e mbare te suksesit. Cfare synimi keni para vetes?

Synimi eshte qe te realizoj 2-3 kenge me grupin e Timberland, qe perfshin edhe Ryan Teder, vokalistin te "Too late to apologise", qe ka kompozuar edhe kengen "Halo" te kengetares Beyonce. Grupi i menaxhimit ndodhet ne New York, po punojne per te gjetur se cfare sound-i do kem une si artiste e me pas te bejne kengen perkatese. Nuk behet fjale qe dikush te dale ne nje video ne MTV pa kaluar ne keto faza. Gjerat kane ecur shume mire, deri tani qe une u ktheva ne Shqiperi. Verej qe kur vij ketu harroj boten time atje, ha llokume e byreke, kam 10 dite qe kam ardhur ndaj me mbajne me gjithe te mirat. Them se e kam sabotuar paksa veten, por me t'u kthyer atje, do i rikthehem stilit tim te jeteses.

Pse nuk ju pame te angazhuar me fushaten elektorale, duke e ditur qe ne fushatat e meparshme te PD-se ju keni qene gjithmone nje nga artistet me aktive?

Kam qene dhe vazhdoj te jem nga pas PD-se, kam shprehur madje angazhimin tim personal me te gjithe miqte qe kam ne PD dhe kam shprehur gatishmerine time perhere. Kam idene qe nuk ka qene PD-ja qe ka organizuar fushaten, por ia kane lene ne dore dikujt tjeter qe ka preferuar qe parate t'i fuse ne xhep, duke marre kengetare qe t'u jape pak leke. Ndaj nuk me ka ftuar, as nuk me kane thene gje fare, sepse ka pasur frike se Bleona do te kerkonte shume para.

Ju do ishit gati te vinit me nje shume te vogel parash?

Nuk diskutohet fare, sepse koncertet me PD-ne jane koncertet me te cilet une jam rritur. Ne momentin qe ne benim Vizion 2000, ose qe me heret ne vitet 1996, konsiderohem nje nga kengetaret veterane te fushatave. Do isha e gatshme te kendoja edhe pa para fare.

Me kete rast, duke qene se ndodheni ne Tirane, do te permbushni angazhimin tuaj qytetar permes votes?

Fakti qe jam ne Tirane, me ve perballe obligimit tim qytetar per te votuar, sepse ne duhet te jemi te pergjegjshem per qeverite qe kemi. Jam nje nga personat e pare qe kam bere karten e identitetit, keshtu qe natyrisht qe do shkoj ne votime. Normal qe nuk do shkoj atje qe ne oren 08:00 te mengjesit, por ne oren 10:00, pasi te ngrihem nga gjumi, do shkoj te hedh voten time.

Me cfare presim ta shohim se shpejti Bleonen?

Jam totalisht e perqendruar ne realizimin e albumit tim ne anglisht, ndaj kam dashur qe te le pak ne pushim anen shqiptare. Absolutisht jo sepse jam "bere e madhe" dhe e le menjane kete, sepse une jam kjo qe jam fale publikut shqiptar, gje qe une nuk e harroj kurre. Shoh me keqardhje qe ka nje fluks skandaloz videosh dhe kengesh te reja, ku verehet qarte nje perseritje e tmerrshme. Cdo artist po perseritet, per te mos thene qe nuk ka me identitet. Behet nje video ne Maqedoni e me pas jane te gjitha njelloj. Nese 5 vjet me pare ti e dije qe nje kenge te Bleones ose te dikujt tjeter, nuk mund ta kendonte nje kengetar tjeter, tani shoh qe jane bere te gjithe njelloj. Ne keto kushte, une po mundohem qe per hir te faktit qe dua te ofroj nje gje te re per veren, nje gje qe vertet t'ia vleje, nuk dua te me marre rryma qe ka perfshire shume kengetare. Dua qe gjerat qe bej te mbeten, sic ka mbetur kenga "Manderine".

Jeni shume ne forme. Sa kohe dhe para ju merr imazhi?

Shume para dhe shume kohe, kaq. Perpara se te jesh artist, je qenie humane, qe do te thote se kur ha brumera dhe gjera te skuqura, do shendoshesh se s'ben. Nuk funksionon ajo qe thone "une ha, por nuk shendoshem". Mendoj qe artisti ka pergjegjesi para atyre qe harxhojne kohen duke e pare, si nga ana artistike, ashtu edhe nga ajo estetike, me qellim qe ajo qe paraqitet ne ekran te jete e kendshme. Pergjegjesia para skenes duhet te ekzistoje se pari brenda vetes, per te pare se a je ne nivelin e tregut qe ofrohet. Sic e thashe, per dy muaj me radhe ne New York, per mua ka qene nje pune kolosale dhe e lodhshme. Shpesh privohesh nga gjerat e jetes, gje qe njerezit qe nuk jane pjese e artit nuk e kuptojne. Duhen shume pergjegjesi e sakrifica, saqe shpeshhere te duket vetja si robot. Edhe kur telefonoj te tjeret, i marr per t'i pyetur vetem per pune dhe habitem kur thone qe "jam ne gjume, ne nje dreke" etj.

Per cfare ju merr me shume malli nga Shqiperia?

Per llokume me arra, petulla etj. Kur vij ketu, i dhuroj vetes nje lloj hakmarrjeje ndaj asaj pune qe kam bere. Pastaj ndjehem keq nga te ngrenit, me dhemb barku.

Ndonje plan per koncert, turne, apo keni planifikuar vetem pushime?

Them se sa te kaloje situata zgjedhore, dua vetem te pushoj, te fle, te ngopem me gjume. Me pas t'i jap nje restart trurit. Personat me te cilet punoj ne Amerike jane me pushime gjate veres, keshtu qe une do jem ne Shqiperi, dua te merrem me koncerte ne Kosove e Shqiperi. Po mendoj te bej nje tur ne gjithe Shqiperi per veren, ndoshta nga muaji gusht. Gjithsesi, kjo do te varet nga materialet qe do te me japin kompozitoret per kenge te reja, sepse ne momentin qe ti nuk ke sjelle asgje te re ne treg, eshte e kote te harxhosh gjithe ate energji, para e kohe. Edhe njehere thashe, kjo do te varet nga materialet e reja qe do te me sjellin kompozitoret shqiptare, nga e cila do te varet vendimi per te ndermarre kete turne.

Si ndjehet ne keto momente Bleona, e lodhur, e lumtur, e dashuruar etj?

Jam shume e lodhur, menderisht dhe fizikisht, sepse vetem udhetimi mbi 10 ore me avion do lodhte kedo. Ndjehem pak ne borxh me familjen dhe me Ganiun, sepse nuk kemi shpenzuar mjaftueshem kohe se bashku. Doja te kisha nje jave vetem per ne, per te rifilluar me pas nga puna.

Jeni shpallur sipas disa forumeve on line si kengetarja shqiptare me seksi. Cdo te thote kjo per ju, ne momentin qe ne liste ka kengetare shume me te reja?

Edhe Marilyn Monroe ka disa dekada qe ka vdekur, por prape mbetet unike. Dua te falenderoj te gjithe fansat e mi, besoj se nuk i kam zhgenjyer. Une sjell ne skene me te miren e asaj qe me ka dhuruar Zoti. Une jam si vera, qe me kalimin e kohes behem me e mire. Bej shaka, e theksoj qe eshte goxha nderim qe te krahasohesh me femra 18-vjecare e madje te dalesh me e mire se ato.

C'mendim keni ju per kengetaret e reja, disa prej te cilave shquhen vetem per pamjen fizike?

Ka mes tyre edhe kengetare shume te mira, si Elvana Gjata. Kengetaret e mira ne Shqiperi mbeten ato qe kane qene gjithmone, nuk besoj qe jane shtuar shume emra te rinj. Ndersa per ate kategori qe thoni ju, komercializmi ben te veten, jo vetem ketu te ne, por kudo ne bote.

"Eshte nje kenaqesi shume e madhe te te kerkoje nje njeri me emer si Pippo Baudo, qe ka pare me qindra kengetare gjate gjithe jetes se tij, duke thene "Bleona, dua te vish ti".

"I dergova nje pako zotit Trump, duke i shpjeguar cila isha dhe ne c'rrethana ishim njohur. Nje jave me pas mora nje pergjigje nga zyra e Trump, ku me shpjegohej se stafi i tij deshironte te me takonte, per te pare se si mund te me ndihmonin konkretisht. Qe ne ate moment une kam hyre ne rrethet e larta te shoqerise amerikane, duke qene pjese e Grammy Aeard, ku takova Timberland, Jay Z etj".

"Verej qe kur vij ketu harroj boten time atje, ha llokume e byreke, kam 10 dite qe kam ardhur ndaj me mbajne me gjithe te mirat. Them se e kam sabotuar paksa veten, por me t'u kthyer atje, do i rikthehem stilit tim te jeteses".

Fakti qe jam ne Tirane, me ve perballe obligimit tim qytetar per te votuar, sepse ne duhet te jemi te pergjegjshem per qeverite qe kemi. Jam nje nga personat e pare qe kam bere karten e identitetit, keshtu qe natyrisht qe do shkoj ne votime. Normal qe nuk do shkoj atje qe ne oren 08:00 te mengjesit, por ne oren 10:00, pasi te ngrihem nga gjumi, do shkoj te hedh voten time.

Kam idene qe nuk ka qene PD-ja qe ka organizuar fushaten, por ia kane lene ne dore dikujt tjeter qe ka preferuar qe parate t'i fuse ne xhep, duke marre kengetare qe t'u jape pak leke. Ndaj nuk me ka ftuar, as nuk me kane thene gje fare, sepse ka pasur frike se Bleona do te kerkonte shume para.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora