E enjte, 25.02.2021, 06:01 AM (GMT)

Kulturë

Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes

E shtune, 27.06.2009, 01:34 PM


''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes

Nga Ilir Muharremi

Se bota është absurde, e pakuptim, irracionale dhe universi është pafundësisht i cuditshëm dhe i huaj, krijesat në të bredhin në një kohë pa kohë, kemi mundur ta shohim në shfaqjen “Fundloja” të dramaturgut të famshëm botëror të shek. XX, Samuel Becket, ndërsa regjinë e shfaqjes e ka bërë Kastriot Saqipi. Këtu ne si shikues ose si pranues i kthjellët i mesazheve kemi mundur të vërejm se absurdi i duhet njeriut jo për të mohuar jetën, por për ti dhënë asaj rëndësinë e duhur. Aktorja Shengyl Ismajli e cila luante një personazh të verbër me emrin Hami, madje edhe të paralizuar fizkishit, vazhdimisht qëndron në kufijë mes jetës dhe vdekjes, torturon shërbërotin e saj Klovin, të cilin e interpretonte aktori Mirsad Ferati. E nxitë që ai ti jap fund jetës së saj, por ai nuk mund ta bënë një gjë të tillë, e pasi që nuk mund ajo psiqikisht torutron Feratin.

Momenti i cili kishte një kulminacion psikologjik është ai, kur Ismaili kërkon nga Ferati ta shpie në disa pjesë të botës dhe në qendër të saj. Loja zhvillohet për mrekulli me një regji të pastër dhe lëvizje të kordinuara ,  muzika e cila shoqëron këtë moment puqet mirë me subjektin e veprës. Këtu nuk mungon edhe momenti i cmendurisë, të dy personazhet gjatë lojës tejaklojnë vetën nga normalja, futen në një botë reale të cmendur dhe të kuptuar. Një moment tjetër mjaftë prekës është ai, kur aktorja Ismaili rrëzohet nga karroca e saj, lufta për të mbijetuar, shfaqet dukshëm në sytë e saj, këtu aktorja sikurse na paralajëmron se edhe pse vdekja është dic e pa kupturar, jeta ka një bukuri më të mirë, por të dyja janë tejet reale dhe të gjalla, vdekja nuk është frikë dhe dic e zezë, por nevojë e cdo krijese. Ngritja e Ismjalit shoqërohet me një muzikë, e cila prekë thellë psikikën e njeriut, ose ndoshta bindja e thellë e aktorës dhe dirigjimi i saj i mrekullueshëm ndaj vetës, zgjonte ndjenjat tona më të thella, sespe nwse aktori krijon raporte tw mira me anwn e brendshme dhe tw jashtme, origjinaliteti triumfon. Cdo dialog të cilin e krijonin aktorët ishte kordinuar mirë dhe vinte në mënyrë spontante, asnjë fjali nuk dukej e programuar ose e sforcuar, cdo gjë ngjitej bukur në kulmet e absurdit. Pikërisht edhe kjo ishte qëllimi i regjisorit Saqipi sepse vepra  artistike me elemente absurdi, ndërtohet nga këta regjisorë si një lëmsh motivesh dhe etydesh, jashtë çdo rregulli, duke formuar një tablo kaotike vijash, figurash gjeometrike e stereometrike, pa unitet, duke na servirur një gjetje absurde, e kjo gjetje absurde është tejet e thellë dhe psikologjike.

Saqipi prej fillimit të shfaqes, absurdin na shfaq dukshëm, dy shporta të bërllogut qëndrojnë mu në bodrumin e Ismailit, dhe në to ajo ka futur të gjallë të dy prindërit e saj të cilët i interpretojnë Avni Hoti dhe Magbule Kelmendi. Qysh në fillim, absurdi është i pranishëm dhe funksional, na shfaqet si i dhimshëm, me një ndjenjë të thellë pikëllimi, ku Hama vazhdimisht injoron babain dhe nënë, i trajtonë sikurse dy qenë të zgjebosur. Këtu shfaqja arrinë në kulmin e cmendurisë dhe ekstremit. Regjisori është munduar të vecoj cdo personazh, të mos ngjasoj me partenrin në skenë, t’iu shtrembëroj edhe anën fizike të tyre, duke bërë vazhdimisht tërheqëse veprën e Becketit, duke thyer atë monotonië e dukshmë të veprës, e cila vjen si një mesazh me plot qëllime dhe kuptime.


(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora