E shtune, 04.12.2021, 07:29 AM (GMT)

Kulturë

Sakcinski: Akt pas akti, historitë e trimit Skënderbe

E shtune, 27.06.2009, 02:10 PM


Skënderbeu në Gjenevë
Skënderbeu në Gjenevë
Nga Milosao


Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, këtë pjesë të jetës së Skenderbeut e ka koncipuar në katërakte. Nga dorëshkrimi vërejm se i plotë është vetëm akti i dytë dhe deri diku edhe akti i tretë, derisa nga akti i parë kemi skenat 5-8, ndërsa nga akti i katërt kemi skenat e fundit 7-15. Ngjarja kryesisht zhvillohet në Edrene, në pallatin e Sulltanit dhe në dhomën e Skenderbeut. Pastaj në shtatoren e tij në malet e Dibrës dhe në malet e Krujës.
Personazhet kryesore të tekstit janë: Skenderbeu, Arianiti, Moisi Golemi, Urani, Hamzai, Sullatn Murati, Mustafai, Jusuf Pasha, Pal Maneshi, Stanishi, Prelati, Gjoni, këngëtar Bojani, Andrea Ëngjëlli, Gjergj Balsha, Donika - bashkëshortja e Skënderbeut, Mara - e motra e Skënderbeut dhe bashkëshortja e Stefan Cernojeviqit, Oblaçiqi - mbret i Bosnjës, e persona të tjerë.
Në katër skenat e fundit të aktit të parë marrin pjesë: Skenderbeu, Kont Urani dhe Hamzai, përmes bisedës që ata zhvillojnë ne kuptojmë përpjekjet e Kont Uranit për ta bindur Skënderbeun që të kthehet në atdhe.
Në një pjesë të aktit të katërt, është ruajtur vetëm një monolog i Skenderbeut. Në të përshkruhet në mënyrë të përkryer personaliteti dinak i Sulltan Muratit. Nënkuptojmë se është vazhdim i bisedës me Hamza Kastritotin. Kjo bisedë nxitet nga vdekja e vëllezërve të Skenderbeut, pra në mesin e të cilëve është edhe babai i Hamzait. Në skenën e pestë, përmes monologut zbulohet maturia dhe urtësia e Skënderbeut. Ai i ka të njohura nga afër, të gjitha veprat e Sulltan Muratit, për të cilat, Hamzai me këmbëngulje rregullisht e fton në hamkmarrje. Në retrospektivë, në skenën e gjashtë nga biseda e Skënderbeut me Kont Uranin, mësojmë fëmijërinë e hershme të Skënderbeut. Njihemi me vdekjen e Gjon Kastriotit dhe porosinë e tij për Gjergjin. Kont Urani i dorëzon unazën e mbretërisë dhe e fton të kthehet në atdhe se populli e pret me padurim. Ky është një nga përshkrimet autentike të nxjerra na libri i M. Barletit. Skenderbeun e djeg përbrenda në shpirt dëshira që të kthehet, por pret momentin më të përshtatshëm. Në skenën e shtatë inkuadrohet edhe Hamzai, i cili pasi njihet me Kont Uranin, vazhdon edhe më tej të bëjë presion mbi Skënderbeun për t’u kthyer në atdhe. Por Skënderbeu i vendosur në qëndrimet e tij, e porosit Hamzain me fjalët: “edhe dhimbjes sate do t’i vijë rradha”. Hamzai i befasur me qëndrimin e ftohtë të Skënderbeut, kërkon nga Kont Urani që t’i sqarojë këtë kthesë të madhe në personalitetin e Skenderbeut, i cili nga një luftëtar i ashpër dhe i rreptë, kthehet në një njeri shpirtëmirë, i butë dhe fare i qetë!
Në aktin e dytë, në skenat 1-7, ngjarja zhvillohet pjesërisht në pallatin e Sulltan Muartit, dhe pjesërisht në Krujë, në varrezat e Kastriotëve. Në skenat në vazhdim, ngjarja zhvillohet në pallatin e Sulltan Muratit, ku njihemi me emërimin e Sabeli Pashës si sundimtar i Krujës, dhe për vënien në provë të dëshirës së Skënderbeut, për t’u kthyer në Krujë, që ishte një provokim dinak dhe qëllimkeq, nga ana e Sulltanit.
Këtu vërehet mençuria e Skenderbeut, i cili nuk bëhet pre e grackës së përgaditur nga Murati. Duke mos shprehur ambicje për pushtet në principatën shqiptare, ai shprehet me mençuri para Sulltanit: “Çfarë i duhen shqiponjës malet, kur i ka kodrinat dhe mjegullat”. Në skenën e dytë përshkruhen luftimet e Skënderbeut në Azi dhe nënshtrimi i mbretërive aziatike, me të cilat fiton autoritet dhe famë në oborrin mbretëror, si dhe pozita shumë të larta ushtarake. Ngjarja në skenën tre dhe katër zhvillohet në dhomën e Skenderbeut. Këtu vërehet gadishmëria e Skenderbeut për tu kthyer në atdhe, por në një moment të përshtatshëm, duke analizuar në mënyrë të gjithanshme situatën dhe rrethanat politike. Në vazhdim, ngjarja zhvillohet në varrezat e Kastriotëve. Skena e pestë, hapet me vajtimin e Marës mbi varrin e Gjon Kastriotit. Vazhdon me ngushëllimet e Donikës - bijës së Arianitit dhe largimin e tyre nga varrezat. Inkuadrimi i Arianitit dhe Stefan Cernojeviqit, në skenën e gjashtë vë në plan të parë, përgatitjet për një kryengritje të shpejtë. Në vazhdim, inkuadrohen Pjetër Perlati, Gjoni me rroba murgu, si luftëtar bullgar. Këta informojnë Arianitin se Dibra, Petrela dhe Svetigradi janë të gatshëm për kryengritje dhe presin çastin e parë që të rrokin armët. Ky akt përfundon me betimin e përbashkët të të pranishmëve, mbi varr të Gjon Kastriotit, për mbrojtjen e atdheut nga osmanët dhe për njohjen e Skënderbeut si udhëheqës të tyre.
Në aktin e tretë, skenat 1-9, përshkruhet përgatitja e Skënderbeut për tu kthyer në atdhe. Skena e parë, vendimi i Skënderbeut për tu tërhequr me ushtarët e tij nga fushëbeteja, skena e dytë, bashkëpunimi me Huniadin dhe zbulimi i sekretit të luftës, respektivisht llogorimit të ushtrisë Osmane. Pastaj në skenën e katërt, përshkruhet detyrimi i sekretarit për të nënshkruar në emër të sulltanit “fermanin” për emrimin e Skënderbeut sundimtar të Krujës. Vrasja e sekretarit për të mos zbuluar këtë gjë para kohe dhe disa momente të tjera. Përcjellja e Hamzait si pararojë, në Krujë me “fermanin” e Sulltanit dhe përgatitja e ushtarëve të Skenderebut për tu kthyer në atdhe. Në skenën e gjashtë, përshkruhet festimi i Shën Gjergjit pranë një manastiri, që mednohet të jetë Svetigradi në malet e Dibrës. Në të marrin pjesë: Prelati, Stanishi, Gjoni, vasha, barinjë, këngëtar Bojani, i cili në mënyrë mallëngjyese përshkruan në këngën e tij lindjen e Skënderbeut, ëndërrën e Vojsavës para lindjes së Skënderbeut, vajtjen e Skënderbeut si peng në Turqi dhe ngritjen e tij në pozita të larta ushtarake. Në fund rapsodi popullor, paralajmëron kthimin e Skënderbeut. Kjo skenë përfundon me paraqitjen e turqve në Sfetigrad. Skena e shtatë, përshkruan dialogun në mes të Cernojeviqit dhe Oblaqiqit, të cilët me padurim presin ardhjen e lajmëtarit, i cili do të tregonte kthimin e Skënderbeut, ngase për këtë qëllim kishin arritur në Dibër. Në vazhdim, Cernojeviqi në mënyrë të dhimbshme përshkruan gjendjen e rëndë dhe shumë të mjerë të popullsisë nën sundimin Osman dhe pamundësinë për një zgjidhje të shpejtë dhe fatlume pa ndihmën e Skenderbeut. Paraqitja e Hamzait në skenën e nëntë, zgjedh nyjën e pritjes së Skenderbeut dhe gëzimin e madh që shkakton te të pranishmit lajmi për kthimin e tij.Skenat e aktit të katërt hapen me një dialog në mes të Donikës dhe Arianitit, që është fundi i skenës së gjashtë. Ky fragment i shërben autorit për të përforcuar personalitetin burrëror dhe luftarak të Donikës. Një efekt i tillë arrihet, kur Donika i kërkon të atit, Arianitit, një thikë, me motivacion se i duhet për vetëmbrotje. Një simbolikë e cuditshme, por shumë domethënëse, në të cilën zbërthehen shumë paragjykime që ndjen për çastin, vetë Sakcinski. Ndërsa në skenën e shtatë, kemi një skenë idilike, dashurie në mes Donikës dhe Skënderbeut. Në skenën e tetë, kemi një dialog në mes Marës dhe Donikës dhe befasinë e Marës, se si Skënderbeu në një atmosferë të tillë lufte, gjen kohë të mendojë për dashuri dhe martesë. Në skenën e nëntë, përshkruhet arritja e Jusuf Pashës dhe Ali Pashës si të deleguar të sulltan Mehmetit të II-të, si vëzhgues të terrenit, për nënshkrimin e një paqje të mundshme në të ardhmen. Në retrospektivë, përmes rikujtesës së Ali Pashës përshkruhet disfata e tmerrshme e ushtrisë Osmane në Mokër dhe Dibër, ndërsa vajta e tyre në malet e Krujës, motivohet si kërkesë për të firmosur paqen me Skënderbeun. Në skenën e dhjetë, gjithashtu nga retrospektiva, dialogu që bëhet në mes Prelatit, Gjonit, dhe Stanishit, na bën të kuptojm rënien e Svetigradit, në duart e turqve. Në vazhdim, përshkruhet përfundimi i një beteje të rëndësishme. Përshtypjet e Skenderbeut dhe të Arianitit pas tërheqjes së ushtrisë Osmane. Nga nënteksti kuptojmë se është fjala për rrethimin e parë të Krujës. Në skenën e dymbëdhjetë, inkuadrohet Kont Urani, i cili përgëzon Skenderbeun, për fitoren dhe shpreh dëshirën e qytetarëve të Krujës, se më në fund është koha që mbreti i tyre të zgjedhë një vajzë për martesë. Skenderbeu kërkon pëlqimin dhe bekimin e Arianitit, i cili me kënaqësi i plotëson një dëshirë të tillë, duke i dhënë të bijën, Donikën, për nuse. Skenën e trembëdhjetë, e hap paraqitja e Hamzait dhe Mustafait të veshur me rroba bullgarësh. Hamzai qortohet ashpër nga Skenderbeu për disfatën e Drishtit dhe Danjës, që e krahason me disfatën e Muratit në Krujë. Arritja e Prelatit, Gjonit dhe Stanishit, hap skenën e katërmbëdhjetë. Këta raportojnë mbi gjendjen e luftës, e cila është zhvilluar në fushën e Tiranës. Inkuadrimi i Jusuf Pashës në rolin e të deleguarit të sulltanit dhe tradhtia e Hamza Kastriotit përshkruajnë skenën e pesëmbëdhjetë. Dorëshkrimin e mbyll biseda e Hamzait me Jusuf Pashën.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora