E shtune, 20.04.2024, 02:40 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Sheshi i Lirisë ka zbukuruar qytetin buzë Llapit

E shtune, 27.06.2009, 11:02 AM


Sheshi i Lirisë ka zbukuruar qytetin buzë Llapit

Nga Milazim Kadriu

Podujevë,26 shkurt - Më në fund përfunduan punimet e filluara kaherë në Sheshin e Lirisë që është ndërtuar në qendër të Podujevës. Edhe përkundër vonesës së amdhe ky sheshë është ndërtuar mirë dhe i ka dhënë një pamje të bukur qytetit buzë lumit Llap.Zyrtarët komunal janë të kënaqur me punimet q ëi ka bërë organizata "EHO-04" Kostoja e këtij projekti kap shumën diku rreth 244 mijë euro, ku prej tyre komuna ka participuar me 134 mijë, Ministria e pushtetit Lokal me 50 mijë dhe Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor me rreth 60 mijë euro.Sheshi i është shtruar me pllaka "Terracer" dhe ka fontanën, ulëset, pjesët e gjelbëruara, llambat ndriçuese, si dhe elementet e bukura arkitekturale. Këtu tash ka vend të mirë dhe të rehatshëm për tu ulur, pushuar dhe kënaqur me bukurinë e tij në qendër të qytetit e sidomos kënaqësi po gjejnë fëmijët. Qyteti i Poduejvës e ka merituar kaherë ta ketë një shesh të tillë.Në këtë shesh ka mbetur të vendoset shtatorja e dëshmorit të kombit, prijsit të "Çetës së Llapit" Ali Ajeti.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora