E marte, 16.04.2024, 10:53 PM (GMT+1)

Mendime

Sulejman Gjana: T'i ngrejmë lart vlerat e Kombit?

E shtune, 27.06.2009, 02:23 PM


Te dashur bashkatdhetare,
Ne radhe te pare ju kerkoj ndjese per menyren e komunikimit me ju nepermjet ketij emaili, por ne pamundesi per t’ju takuar te gjitheve individualisht, kam vendosur qe te perdore kete mjet komunikimi per t’u prezantuar tek ju.
Une kam lindur ne Belgjike ne nje familje nacionaliste shqiptare me origjine nga rrethi Kukes.  Pas Luftes se Dyte Boterore, prinderit e mi u larguan nga Shqiperia sepse nuk pranuan qe t’i nenshtroheshin diktatures komuniste
Une kam lindur me 15 nentor 1970 ne Bruksel ku familja ime eshte vendosur qe prej vitit 1962.
Pasi perfundova gjimnazin ne nje kolegj katolik ne Bruksel, ndoqa Fakultetin e Shkencave Tregtare dhe Konsullore ne nje shkolle te larte private ku ne vitin 1993 u diplomova duke mbrojtur temen e mbarimit te studimeve per “Marredheniet Ekonomike Nderkombetare te Shqiperise”.  Ne vitin 1994, ne Universitetin e Lire te Brukselit, mora diplomen “Master ne Business Administration”.  Pervec gjuhes shqipe flas rrjedhshem edhe gjuhen franceze, angleze dhe holandishte si dhe kam vazhduar kurse intensive per mesimin e gjuhes gjermane dhe spanjolle.
Kam qene vazhdimisht i angazhuar ne te gjitha aktivitetet e diaspores shqiptare ku kam dhene kontributin tim te pa kursyer sidomos ne mbrojtje te interesave tona kombetare.
Qe prej vitit 1992, kam qene kryetar i deges se Partise Levizja e Legalitetit ne Belgjike dhe ne vitin 1998 jam zgjedhur anetar i kryesise se PLL ne funksionin e Sekretarit per Marredheniet me Jashte.
Pervec organizimeve te ndryshme te diaspores shqiptare ne Belgjike ku kam luajtur nje rol qendror, kam qene edhe nen-kryetar i Grupit te Emergjences qe u krijua ne vitet 1998-1999 ne Belgjike per te mbeshtetur luften per liri dhe pavaresi te Kosoves.  Po ashtu, kam qene nen-kryetar i shoqates “Miqet e Universitetit te Tetoves” ne vitet 1999-2002, ne nje kohe kur ky universitet nuk njihej nga qeveria maqedonase.
Kam qene i pari qe kam ndergjegjesuar institucionet nderkombetare ne lidhje me dhunen qe ushtronte qeveria e Fatos Nanos ndaj politikaneve shqiptar si z. Ekrem Spahiu qe u arrestua pas vrasjes se deputetit dhe heroit te demokracise Azem Hajdari.
Po ashtu, kam organizuar protestat e para “Nano Ik !” jashte vendit duke i dhene keshtu kesaj levizjeje nje jehone nderkombetare.
Pervec ketyre aktiviteteve kam organizuar disa aksione me ndihma humanitare qe prej vitit 1992 dhe kam mbeshtetur edhe aktivitete kulturore dhe shoqerore ne Shqiperi si p.sh. Shkollen Nena Mbretereshe Geraldine ne Burrel.
Duke marre parasysh angazhimin tim ne favor te vendit dhe kombit shqiptar, vitin e kaluar kam vendosur qe te jap doreheqje nga te gjitha funksionet e mia profesionale ne Belgjike per te ardhur ne Shqiperi per te dhene nje kontribut me te drejtperdrejte ne favor te demokracise, te nacionalizmit dhe te interesave kombetare te vendit dhe popullit tone.  Qe nga viti i kaluar jam Sekretar Politik i Partise Levizja e Legalitetit.
Ne kete fushate elektorale kam vendosur te kandidoj ne vendlindjen e te pareve te mi ku jam caktuar i pari i listes se Partise Levizja e Legalitetit per qarkun e Kukesit, ne koalicion me Partine Demokratike.
Qellimi im eshte qe se bashku me ju te ngreme lart vlerat e Kukesit dhe te Kombit Shqiptar duke ju perfaqesuar se me denjesisht ne radhet e Parlamentit shqiptar.
Shpresoj ne mbeshtetjen tuaj duke votuar per Partine Levizja e Legalitetit me 28 qershor 2009.

Sulejman Gjana
Sekretar Politik i PLL
Kandidat per deputet i PLL ne qarkun Kukes


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora