Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Drenica: Vargje dashurije

| E premte, 26.06.2009, 09:32 PM |


Agim Drenica - Morscwiller le Bas, Francë
 
VARGJE DASHURIJE

MIKËS

Nuk e di se si me vjen
para sysh shpesh moj Mike,
ti me kronin nën lajthi
- ne një kohë idilike.

Më dëshirë e merrja rrugën
për tek kroi nën lajthi,
zemra ime se si rrihte
sytë e mit tek t'shihnin ty.

Netët e gjata te pagjumë
mendjën e kisha gjithmon n'krua,
si nuk gjeta një herë forcë
te të them sa shumë të dua.

Njëqind herë te mallkoj ty
njëmijë herë mallkoj vetën,
për çdo ditë shkonim n'krua
si se shuam një herë etjen.

NJË LETER MË LOTË

Jashtë pandërpre binte shi
parmakët e dritarës i rrahte era,
në dhomën time mbretëronte qetësi
- larg qenve u ndihej potera.

Afër dritarës u dëgju një zë,
shkova pran - s'pashë askend,
mbi xhamat shiu gjurmë kishte le',
-brenda avulli kish zë vend.

Sa e ëmbel - aq e idhët është dashuria
rrodhën këto fjalë spontanisht,
- këto ishin fjalët e mia
që i shkrova mbi xham me gisht.

U ktheva ku isha më parë
në dorë rroka laps e letër,
fotografia jote qendronte përball
- sytë drejtuar lartë në etër.

Filloj padashur te më dridhej dora
tentimi që të shkruaj ishte i kot,
trupi m'u bë më i ftohët se bora
mbi leter rrodhën dy pika lotë.
 
Adaj,të bardhë merre këtë letër
pse - mund të dishë dhe ti,
për dashurinë t'shkruajë një herë tjetër
- ketë herë prano lotët e mi.