E premte, 19.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Mendime

Gaztori Erion Veliaj, gëlbaza shpifëse e Edi Ramës kundër të majtës shqiptare

E premte, 26.06.2009, 07:14 PM


Nga Një mik që i do të mirën Erionit

Erion Veliaj, djaloshi që u shfaq me një performancë apolitike përpara shqiptarëve në ditët e para të daljes së tij para publikut shqiptar, sot është kthyer në një marionetë qesharake të ngjashme me pinokun e Baba Karlos, personazh që sot është zëvendësuar denjësisht nga Edi Rama. Baba Karlo Rama është personazhi që e mori kukullën Veliaj nga një copë druri dhe e ka kthyer në kukullën gënjeshtare Pinok, ku bazë të moralit të tij ka të pamoralshmen, në bazë të integritetit të tij ka lëpirjen para babait që e krijoi, ku në vend të identitetit të tij ka anonimatin e një provinciali të tipit Lysien Shardon, që pranon të bëjë dhe rolin e kurtizanes për të hyrë në sferat e larta politike apo aristokratike katunareske shqiptare, ku titujt e aristokratëve shpërndahen nga çobenjt dhe bijtë e tyre.Anonimi Veliaj përsiatet nga një ekran në një ekran, duke mbllaçitur gëlbazën që i servir Edi Rama kundër kundërshtarëve politikë në gjirin e së majtës. Gënjeshtar i paskrupullt, ku gënjeshtrat fillojnë nga arsimimi dhe vazhdojnë me lajthitjet e Baronit Minhauzen, ku gaztori Veliaj pretendon se ka jetuar në 60 shtete në 3 vite, apo që ka qenë këshilltari i presidentit të Bururundit, apo që ka punuar edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit si këshilltar dhe në OKB si funksionar. Qyfyret e gaztorit Veliaj fillojnë dhe mbarojnë me gënjeshtra. Nëse marrim për bazë se kush është aftësia e Veliajt mund të perifrazojmë përgjigjen e tij kur u pyet nga moderatori në një emision televiziv mbi pagesat e sigurimeve shoqërore gjatë kohës që ka punuar.
“Unë paguaj siguracione sa herë dal jashtë shtetit”. Mjafton kjo përgjigje e këtij gaztori, që të kuptosh se kush është niveli i tij intelektual. Sigurimin e jetës e ngatërron me kontributet e detyruara që duhet të paguajnë shtetasit shqiptarë, por që fatkeqësisht kanë shkuar në evazionin fiskal prej 5.4  milionë Euro të gaztorit Veliaj. Ky i ri i ndërtuar nga druri i Edi Ramës, është shndërruar në gëlbazën e Edi Ramës ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Copa e Drurit e shndërruar nga piktori marangoz Karlo Rama (jo Carlo Bollino zoti na ndjeftë me të se e ka dekoruar presidenti ynë dekorator), del sot në teatrin e kukullave, ku taksat e qytetarëve të Tiranës shndërrohen në pështymat e Edi Ramës ndaj kundërshtarëve të tij politikë, pështyma që kanë mirësinë të dalin nga goja e Pinokut të vogël Veliaj. Djaloshi i ri me dëshirën e zjarrtë për të transformuar politikën shqiptare është shndërruar sot në njeriun që shpif, gënjen, mashtron dhe për më shumë përfiton nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe të huaj, duke krijuar një figurë kozmopolite të njeriut lëpirës. Djaloshi që erdhi nga SHBA me idenë për të përmbysur politikën e vjetër është shndërruar sot në pjesë të kësaj politike, duke dalë nëpër tribunat socialiste në krah të korifenjve të politikës komuniste Gjinushi dhe Ruçi.
A e keni parë ndonjëherë Velinë të marrë në mbrojtje qytetarët që po masakrohen nga Bashkia e Tiranës, a e keni parë ndonjëherë këtë gaztor të flasë për problemin e autobusëve urbanë të Tiranës, të cilët janë kthyer në gangrenë për qytetarët, a e keni parë ndonjëherë gaztorin Veliaj të flasë për betonizimin e Tiranës apo për zhdukjen e gjelbërimit, a keni parë ndonjëherë Erion Velinë të flasë kundër kryebashkiakut Rama për grabitjet që i bën kryeqytetit, a e keni parë ndonjëherë këtë të ri të dalë në mbrojtje të të rinjve të Tiranës për mungesën e kushteve totale të argëtimit, të ambienteve sportive apo dhe të kinemave? Në të vërtetë nuk keni si ta shikoni, ky njeri është buratinua i mbrujtur në punishten perverse të Edi Ramës.
Gaztori Veliaj është një buratino që flet me gjuhën e padronit, që ha me gojën e padronit, që pështyn me gojën e padronit dhe larg qoftë në mos bëftë edhe seksin me veglën e padronit. Ky gaztor i vogël pasi zhduku miliona euro të shoqërisë civile shqiptare, kërkon të majmet me taksat e shqiptarëve, ashtu, duke u lëpirë dhe jargavitur, duke hedhur helm pa fund, duke pështyrë gëlbazën e padronit të tij pa i ardhur ndot nga sëmundjet veneriane që mund të marrë nga kjo sakrificë. Ky njeri me paskrupullsinë e tij është ftuar dhjetëra herë në debate publike për t’ju përgjigjur akuzave që i bëhen nëpër media, por ai si gjithmonë me burracakërinë e tij vazhdon të fshihet pafundësisht pas ndonjë moderatori pervers që paguhet familjarisht nga paratë e ndërkombëtarëve për shoqërinë civile. Gaztori, buratinua Pinok apo dhe gënjeshtari Minhauzen, Veliaj, është prototipi i qenieve të destinuara të zvarriten gjatë gjithë jetës së tyre, duke pasur frikë edhe nga identiteti i tyre që është vënë në dyshim shpeshherë. Ky humorist vazhdon të tregojë para të rinjve shqiptarë se ky është modeli më i turpshëm që mund të përqafojë një i ri për të bërë karrierë në politikë.
Mungesa e moralit, vesi, shpifja dhe ena e gëlbazës së Edi Ramës nuk mund të jetë etalon për të qenë një person me dinjitet. Të rinjtë shqiptarë janë ata që kanë në bazë moralin, ndershmërinë dhe të karrierës nëpërmjet aftësive dhe jo nëpërmjet zvarritjes ekstreme për një copë lëmoshë. Të rinjtë shqiptarë janë ata që luftojnë çdo ditë për të drejtat e tyre, për të ardhmen e tyre pa u sponsorizuar me veshje firmato, makina luksoze, apartamente dublex apo vila në bregdet, nga kryebashkiakë të korruptuar, ambasadorë të korruptuar apo homoseksualë. Modeli i gaztorit Veliaj në koalicionin e degjenerimit me njeriun që nuk e ka për gjë perversitetin moral, Edi Ramën, është modeli më i dështuar për rininë shqiptare, model që nuk ofron asgjë tjetër veçse varfërim të tejskajshëm për mazhorancën dhe pasurim për pesë gaztorë pa identitet si Eri i vogël që i shëmbëllen aq shumë në vese udhëheqësit iranian Ahmedinexhad.

Vijon në numrat e ardhshëm (Gazeta Sot)

P.S  
Eri! Për të mos u ngatërruar si me punën e siguracionit në aeroport, Lysien Shardoni është një personazh i “Komedisë Njerëzore” të shkrimtarit francez Honore de Balzak. Ti Eri e ke kaluar fazën e Lysien Shardonit te “Iluzionet e Humbura”, tani je te “Shkëlqimi dhe Mjerimi i Kurtizaneve”, të këshilloj ta lexosh Eri, që të marrësh vesh fundin tënd. Mos përto Eri, ky nuk është si libri i Obamës që të dhanë titullin redaktor politik, libër të cilin nuk e ke lexuar edhe sot e kësaj dite.

Një mik që i do të mirën Erionit


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora